AZEZ (AA) - Organizata terroriste YPG/PKK ka sulmuar me armë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) një zonë të kontrolluar nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në veri të Sirisë, me ç'rast dy pjesëtarë të saj kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
YPG/PKK në orët e mëngjesit ka gjuajtur nga Tel Rifat, rajon që mban nën pushtim, në drejtim të një automjeti patrollues të ULS-së në fshatin Kelxhibrin me raketë antitank TOW të prodhuar në SHBA.
Automjeti i ULS-së është shkatërruar në tërësi, kurse dy pjesëtarë të saj kanë humbur jetën.
YPG/PKK dje po ashtu sulmoi një automjet të opozitarëve në të njëjtin rajon, por sulmi i djeshëm nuk shkaktoi të vdekur apo të plagosur.