Erdoani: Turqia nuk do t'i kthejë shpinën kauzës palestineze

STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, priti në një takim deputetët arabë në parlamentin izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoani në rezidencën shtetërore "Huber Köşkü" në Stamboll ka zhvilluar një takim i cili ka zgjatur rreth një orë e gjysmë me deputetët arabë në parlamentin izraelit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës mësohet se Erdoani ka vënë theksin se kanë përdorur të gjitha mundësitë që kanë për t'i dhënë fund pushtimit, për ndërtimin e paqes dhe qetësisë në Palestinë. "Turqia nuk do t'i kthejë shpinën kauzës palestineze dhe popullit palestinez. Do të vazhdojmë të ndajmë me vëllezërit tanë të gjitha mundësitë që ne kemi", tha presidenti turk.

Ai u shprehi deputetëve falënderimet për detyrën kritike që kanë ndërmarrë në Parlamentin e Izraelit si përfaqësues të vullnetit të palestinezëve dhe u bëri thirrje deputetëve që të vazhdojnë të veprojnë në unitet dhe të bashkuar.

Erdoani theksoi se është mirënjohës për qëndrimin që kanë mbajtur deputetët kundër "mizorisë izraelite të përjetuar në Gaza", kundër "ligjit shtet-komb hebre" si dhe "retorikave të pabazuara që thuhen kundër Turqisë".

Më tej Erdoani nënvizoi se i ashtuquajturi "ligji shtet-komb hebre" në parlamentin e izraelit injoron në mënyrë të hapur edhe të drejtat e palestinezëve që janë shtetas të Izraelit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat