Presidenca turke: Regjimi i Esadit e ka humbur legjimitetin

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) në deklaratën pas mbledhjes së kabinetit të zhvilluar në Ankara tha: “Pritshmëria jonë themelore për zbatimin e modelit të ngjashëm (të Idlibit) për në Menbixh dhe lumin Eufrat në Siri, është që kontrolli të jetë tek Turqia”.

Ai tha se nuk do të lejohet më që nga ky rajon të vijë përsëri kërcënim për Turqinë.

Kurse një pyetjeje në lidhje me hartën rrugore për Menbixhin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, Kallën tha: “Si dy vende aleate, tashmë harta rrugore, me shpejtësi dhe pa u vonuar, duhet vënë në veprim dhe kjo përbën një rëndësi të madhe si nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe nga aspekti i sigurisë së rajonit, si dhe procesi në Siri”.

Në lidhje me lajmet se është arritur një marrëveshje me Amerikën për “zonën e sigurt” tha se këto lajme nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe bisedimet vazhdojnë ende.

Zëdhënësi i Presidencës tha: “Sipas nesh regjimi i Esadit e ka humbur legjimitetin dhe është një regjim shumë larg premtimit të një të ardhmeje (për Sirinë)”./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat