"Rusia, përgjegjësja kryesore për vdekjet e Baretave të Bardha"

Idlib

EŞREF MUSA/ BURAK KARACAOĞLU

Kryetari i Mbrojtjes Civile të Sirisë (Baretat e Bardha) Raed Salihu tha se Rusia është përgjegjëse kryesore për vdekjen masive të punonjësve vullnetarë të cilët janë vënë në shënjestër dhe janë vrarë gjatë aktiviteteve të kërkim-shpëtimit.

Salihu në një prononcim për Anadolu Agency (AA) ka folur në lidhje me sulmet e ndërmarra në dy ditët e fundit ndaj qendrave brenda "Zonës për uljen e tensioneve" në Idlib.

Pasi ka vënë theksin se sulmet i ndërmerr Rusia, Salihu tha se "Vendosja në shënjestër e qendrave jetësore si (shkolla, xhami, qendra shëndetësore, spitale, qendra të mbrojtjes civile) janë një strategji e Rusisë për "ndëshkime masive". Në sulme zbatojnë kryesisht metodën me dy sulme".

Humbjet më të mëdha shkaktohen me metodën "me dy sulme", ka theksuar Salihu duke shtuar se "Pas sulmit të parë në vendin e ngjarjes mbërrijnë ekipet e Mbrojtjes civile për punimet e kërkim-shpëtimit. Rusia pas një kohe të shkurtër në të njëjtin vend kryen sulmin e dytë. Humbjet më të mëdha i kemi pësuar në këtë mënyrë".

- Humbjet masive janë dhënë në sulmet ruse në Idlib

Salihu thekson se Rusia e cila ndërhyri në Siri më 30 shtator 2015 për të mbështetur regjimin e Asadit, që nga fundi i të njëjtit vit e deri më sot ka vendosur në shënjestër shumë qendra të Mbrojtjes civile të cilat ndodhen kryesisht në rajonet Han Shejhun, Etarib dhe Kefrenbil të Idlibit si dhe në rajonet tjera si zona Rastan e Homsit, në Dera dhe në Gutën Lindore të kryeqytetit Damask.

"Institucioni i Mbrojtjes civile që nga themlimi i tij e deri më tani ka humbur 261 vullnetarë të tij. Rreth gjysma e tyre kanë vdekur pasi qendrat janë vendosur drejtëpërdrejt në objektiv. Vdekjet masive të vullnetarëve tanë kanë filluar pas ndërhyrjes së Rusisë në vitin 2015. Për këtë arsye Rusia është përgjegjëse kryesore për vdekjen e punonjësve tanë të Mbrojtjes civile", tha Salihu.

Ai thotë se në çdo takim ndërkombëtar e ka potencuar se qendrat jetësore nuk duhet të vendosen në objektiv. "Askush nuk është i ndjeshëm. Jemi lodhur duke dhënë rekomandime dhe duke dhënë mesazhet ‘ndaloni bombardimet‘", nënvizoi Salihu.

Salihu njoftoi se nesër në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, do të marrë pjesë në takimin me temë Sirinë. "Do të mbaj një fjalim në lidhje me qendrat jetësore të cilat vendosen në shenjestër nga regjimi dhe kryesisht i ashtuquajturi vend garantues Rusia", tha ai.

Mbrojtja Civile e Sirisë e cila në botë njihet si "Baretat e Bardha" për shkak të kaskave të bardha që përdorin gjatë punimeve të kërkim-shpëtimit u themelua në vitin 2012. Ekipet e Mbrojtjes civile që filluan aktivitetet e tyre vullnetare në periudhën kur u intensifikuan sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit ndaj vendbanimeve civile, vazhdojnë shërbimet e tyre me një personel prej rreth 2.900 persona. Mbrojtja civile në mesin e të cilës ndodhen edhe 222 gra, u nominua për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2016./AA/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat