UNICEF: Refugjatët sirianë gjejnë paqen dhe sigurinë në Turqi

Gaziantep

Philippe Duamelle, zyrtar i UNICEF-it në Turqi, ka deklaruar se refugjatët sirianë kanë gjetur paqe dhe siguri në Turqi. Duke folur për Anadolu Agency (AA), ai tha se ka parë refugjatë që janë vendosur tashmë për katër vjet në Turqi dhe kanë gjetur paqen dhe sigurinë që po kërkonin gjatë kalimit të kufirit nga Siria.

Duamelle tha se është dëshmitar i ardhjes së rreth 4 milionë refugjatëve në Turqi dhe vlerësoi “solidaritetin e madh dhe mikpritjen” nga populli dhe qeveria turke.

“Ne kemi parë një gjeneratë të tërë fëmijësh, që kanë nevojë për ndihmë dhe ende sot, katër vjet më vonë, tetë vjet nga konflikti në Siri, një numër i madh i fëmijëve ende kanë nevojë për ndihmën tonë, ende duhet që komuniteti ndërkombëtar të mbetet i mobilizuar për të ofruar një të ardhme për ata fëmijë”, deklaroi Duamelle.

Duke theksuar se UNICEF ka qenë prezente në Turqi që nga viti 1951, Duamelle tha se kjo organizatë ndërkombëtare dhe Turqia kanë një partneritet shumë të ngushtë dhe të gjatë, si dhe një vizion të përbashkët për përgatitjen e refugjatëve për “një ardhmëri më të mirë”.

Ai tha se pothuajse 650 mijë fëmijë sirianë po “gjejnë rrugën e tyre drejt shkollës” në Turqi, duke shtuar se mbi 85 për qind ndjekin mësimet në shkolla publike.

Duamelle vlerësoi qasjen e refugjatëve, veçanërisht të fëmijëve në edukim, kujdes mjekësor dhe ciklin e shërbimeve sociale në Turqi.

“Këto janë arritje të mahnitshme dhe atribuimi më i madh shkon tek qeveria dhe populli turk për këtë”, u shpreh Duamelle.

Duke shprehur se ende ka shumë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë, Duamelle tha se mbi 400 mijë fëmijë sirianë nuk janë shkuar në shkollë deri më sot dhe shtoi se një nga veprimet e para që duhet të ndërmerren është të gjendet mënyra për t’i edukuar ata.

“Ata duhet të shpresojnë për të ardhmen dhe edukimi është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë”. tha ai.

Më tej, Duamelle theksoi se fëmijët e arsimuar do të rindërtojnë Sirinë, si dhe do të sjellin stabilitetin dhe paqen në rajon.

“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të investojmë tek fëmijët”, tha ai, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet i mobilizuar në këtë çështje.

Ai tha se burimet e nevojshme duhet të mobilizohen për të mbështetur përpjekjet e bëra nga qeveria turke për t’u “kujdesur për një numër kaq të madh refugjatësh”.

Duke kujtuar se fëmijët e ekspozuar ndaj luftës kanë parë “situata të tmerrshme në Siri”, Duamelle theksoi nevojën e ciklit të mbështetjes sociale.

“Ne duhet t’i ndihmojmë ata si të jetojnë në një mënyrë pozitive dhe si të projektojnë veten në të ardhmen në mënyrën pozitive”, tha ai.

Ai theksoi se mbrojtja e fëmijëve, edukimi, mbrojtja sociale dhe programet specifike për të rinjtë janë ndër prioritetet kryesore për UNICEF-in.

“Ka kaq shumë të rinj që kanë nevojë të gjejnë një mënyrë për të besuar ende në ëndrrat e tyre dhe të besojnë në të ardhmen e tyre, ne duhet t’i ndihmojmë të gjithë për këtë”, u shpreh ai./AA/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat