Menubar

Në Stamboll sot filloi Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) e cila bie në një nga takimet më të mëdha të përfaqësuesve të sektorit ushtarak dhe sigurisë në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

IDEF për të 14-ën herë mbahet në Qendrën TUYAP në Stamboll ndërsa në hapjen solemne ishte i pranishëm edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, zëvendëspresidenti Fuat Oktay, ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank dhe shumë zyrtarë të tjerë turq, zyrtarë të huaj dhe mysafirë.

Panairi nga 3 maji mbahet nën patronazhin e presidentit turk ndërsa vizitorët mund të shohin gjeneratën më moderne të mjeteve të blinduara, fluturake pa pilot, raketa dhe prodhime tjera të industrisë ushtarake.

Në panair marrin pjesë 1.061 kompani, duke përfshirë 576 kompani të huaja dhe 485 turke. Po ashtu në panair do të marrin pjesë 150 delegacione nga 68 vende. Në mesin 550 mysafirëve të huaj janë 68 zyrtarë të lartë shtetërorë.

Gjatë panairit do të mbahen 4.420 takime dhe 70 ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit.

IDEF është një nga katër panairet më të mëdha ushtarake në mbarë botën dhe çdo vit në panair ekspozohen prodhimet e fundit të industrisë së mbrojtjes turke.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat