OKB e shqetësuar për situatën e muslimanëve të Arakanit

Mark Lowcock, ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare, tha se nuk ka pasur "asnjë përparim" në kapërcimin e arsyeve që kanë detyruar muslimanët e Arakanit të largohen në Bangladesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët pas vizitës në Bangladesh, Lowcock është shprehur se nuk ka pasur "asnjë përparim" në kapërcimin e arsyeve që kanë detyruar muslimanët e Arakanit të largohen në Bangladesh dhe se "Mianmari ka dështuar për të vendosur në zbatim masat për rritjen e besimit që të bindin njerëzit të rikthehen".

“Të gjithë refugjatët muslimanë të Arakanit me të cilët kam biseduar në Bangladesh mbartin idenë se nuk është i sigurt rikthimi në Mianamar dhe se ata kërkojnë liri veprimi, qasje në shërbimet e arsimit dhe të punës”, tha Lowcock.

Po ashtu duke shprehur shqetësimin se është plotësuar vetëm 17 për qind e 962 milionë dollarëve për të cilën OKB-ja ka bërë thirrje për ndihmë ndaj muslimanëve të Arakanit, Lowcock theksoi se "Sipas mendimit tim bota po humbet interesimin. Ne morëm 70 për qind të asaj që kemi kërkuar vitin e kaluar. Ndërsa tani jemi shumë prapa. Nëse nuk financohemi, kjo do të ketë pasoja serioze për përballimin e artikujve siç janë shërbimet për kartelat e ushqimeve dhe shëndetësore".

"Nëse nuk ka qasje në arsim, burimet e jetesës dhe mundësi për të jetuar një jetë normale, bota duhet të shqetësohet se në çfarë situate do të jetë në 10 vjet ky grup i madh", tha Lowcock, duke rikujtuar se në vizitën e tij në Bangladesh me Komisionerin e Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Antonio Vitorino, kanë përcaktuar se nuk arsimohen pothuajse gjysma e 540 mijë fëmijëve refugjatë nën moshën 12 vjeç.

Ai gjithashtu tha se qeveria e Bangladeshit iu ka shprehur zyrtarëve të OKB edhe shqetësimet në lidhje me aktivitetet kriminale të refugjatëve në Cox's Bazaar.

Ndërsa Komisioneri Grandi pasi ka përmendur se pothuajse gjysma e 540 mijë fëmijëve refugjatë nën moshën 12 vjeç nuk arsimohen, ndërsa edhe arsimi i gjysmës tjetër është shumë i kufizuar, ai ka theksuar se "Kjo vazhdon të jetë një prej krizave më të mëdha të refugjatëve në botë".

- Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Në vitin 2012 në Arakan u shfaqën konflikte mes budistëve dhe muslimanëve, ku si pasojë e ngjarjeve mijëra persona, nga të cilët shumica muslimanë, u masakruan dhe qindra shtëpi dhe biznese u dogjën.

Ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë filluan dhunën masive duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme më 25 gusht 2017 në stacionet kufitare në Arakan.

Sipas Kombeve të Bashkuara, që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri tani, ka arritur në 725 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë vërtetuar se qindra fshatra janë shkatërruar.

Organizatat ndërkombëtare dhe ato të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër muslimanëve të Arakanit e konsiderojnë si "spastrim etnik" ose "gjenocid".

Qeveria e Mianmarit, e cila kufizon në masë të madhe hyrjen e organizatave dhe mediave ndërkombëtare në rajonin e Arakanit, deri më tani nuk ka përmbushur premtimet që ka dhënë lidhur me rikthimin e muslimanëve të Arakanit.

Organizatat e të drejtave të njeriut, në lidhje me rikthimin e muslimanëve të Arakanit pa sigurimin e ambientit të përshtatshëm dhe të sigurt, shprehin shqetësimin se kjo do të shkaktojë një fushatë të re të spastrimit etnik.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat