Ish-presidenti egjiptian, Muhamed Mursi, ndërroi jetë gjatë seancës gjyqësore

Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në rrugë demokratike, Muhamed Mursi, ka ndërruar jetë sot gjatë seancës gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se 67-vjeçari Morsi kërkoi të flasë para se të humb vetëdijen. Burimet gjyqësore theksuan se Morsi foli rreth 25 minuta, pastaj ndaloi dhe i ra të fikët në kafazin e gjykatës.

Abdul-Munim Abdul Maksud, një avokat i ish-presidentit Mursi, tha se ekipi i mbrojtjes mori lajmin për vdekjen e tij nga të akuzuarit që ishin me të gjatë seancës.

“Presidenti Mursi u zhvendos nga gjykata dhe nuk e dinim vendin se ku u dërgua”, tha ai.

Prokurori publik i Egjiptit, Nibil Sadik, tha se Mursi mbërriti i vdekur në spital dhe nuk kishte shenja të lëndimeve në trupin e tij.

Ish-presidenti Mursi u largua nga detyra përmes një puçi ushtarak në vitin 2013, nga ministri i atërhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah es-Sisi.

Mursi mbahej në izolim pavarësisht nga fakti se ai ka shprehur shqetësime në lidhje me shëndetin e tij. Ai nuk mund të merrte pjesë në shumicën e seancave në gjyqin e tij të nisur pak pasi u rrëzua nga grusht shteti i përgjakshëm në vitin 2013.

"Gjendja ime shëndetësore është bërë serioze dhe po përkeqësohet nga dita në ditë", pati thënë Morsi më parë, i cili theksoi se nuk do të hiqte dorë nga kërkimi i trajtimit mjekësor, duke deklaruar se kishte rënë dy herë në komë diabetike sepse nuk mund të hante ushqimin e burgut.

Duke iu përgjigjur kërkesave të ish-presidentit, gjyqtari theksoi se kërkesa për ekzaminim mjekësor duhej të nënshkruhej nga mjekët e burgut, një vendim që u refuzua, ndërkohë që autoritet egjiptiane thonin se Mursi po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në burg.

Mursi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera për Mursin.

Mursi, i cili shërbeu si president i Egjiptit nga qershori i vitit 2012 deri në korrik të vitit 2013, lindi më 8 gusht të vitit 1951 në Al Idëah të Egjiptit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat