Shkoni në Xhehenem, aty s’ka musliman…

Biseda ka ndodhur në bordin e një aeroplani ndërmjet dy personave jomuslimanë.

Ata vërejtën në bordin e aeroplanit një musliman dhe deshën ta provokonin atë. Njeri po i thotë tjetrit duke ia mbyllur syrin:

-Desha t’i kaloj pushimet në Afrikë, por vërejta se shumica e banorëve atje ishin muslimanë. Pastaj m’u dha rasti të punoj në Arabinë Saudite, por refuzova sepse e gjithë popullsia atje ishin muslimanë. Mendova të shkoj në Pakistan, por edhe aty po vlonte nga muslimanët.

- Shoku i vet për ta ngacmuar i tha:

- Atëherë pse nuk po shkon në Evropë?

- Ai iu përgjigj:

Edhe aty gjen muslimanë, sepse janë shpërndarë gjithandej, sa merr një rrugicë has në një mysliman.

Vazhduan kështu dhe me këmbëngulje dëshironin ta provokonin muslimanin, e ai vetëm sillte kokën duke dëgjuar dhe me gjakftohtësi në fund iu tha:

-Pse nuk po mendoni të shkoni në Xhehenem, sepse aty është vendi i vetëm, ku nuk do të gjeni myslimanë.

 

Përshtati: Valdet Kamberi