Kërkoj falje nga Allahu

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s. duke rrëfyer nga Zoti i tij i Madhëruar: “Një rob ka bërë një mëkat dhe tha: O Allahu im, ma fal mua mëkatin tim. Ndërsa Allahu i Lartësuar ka thënë: Robi Im ka bërë një mëkat dhe e kuptoi se e ka një Zot që e fal mëkatin, por edhe dënon për mëkatin. Pastaj kthehet dhe përsëri mëkaton e thotë: O Zoti im, ma fal mua mëkatin tim. Ndërsa Allahu i Lartësuar thotë: Robi Im ka bërë një mëkat dhe e kuptoi se e ka një Zot që e fal mëkatin, por edhe dënon për mëkatin.

Pastaj kthehet dhe përsëri mëkaton e thotë: O Zoti im, ma fal mua mëkatin tim. Ndërsa Allahu i Lartësuar thotë: Robi Im ka bërë një mëkat dhe e kuptoi se e ka një Zot që e fal mëkatin, por edhe dënon për mëkatin. Unë tashmë ia kam falur robit Tim, le të veprojë çfarë të dojë.” (Muttefekun alejhi)

Transmetohet nga Ebu Hurejre, i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, po të mos bënit mëkat (gabonit), Allahu do t’ju zhdukte juve dhe do të sillte një popull që mëkaton dhe kërkon falje (istigfar) nga Allahu i Lartësuar, e Allahu do t’ua falte atyre”. (Transmeton Muslimi)

Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid bin Zejd r.a., i cili thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Po të mos mëkatonit, Allahu do të krijonte krijesa tjera që mëkatojnë dhe kërkojnë falje (istigfar) nga Allahu, e Allahu t’ua falte atyre.” (Transmeton Muslimi)

 

Bahri CURRI


Revista Shembulli