Ti e ke të qartë se fillimi i vërtetë i namazit është abdesi.
Muhamedi sallahu aljehi ve selem thotë:
“Kur robi i Allahut merr abdes:
- dhe e lan gojën e tij, prej saj bien veprat e këqija.
- Kur ai e shpëlan hundën e tij, prej saj dalin mëkatet.
- Kur ai lan fytyrën, veprat e këqija bien prej saj, derisa dalin dhe nga nënvetullat e tij.
- Kur ai lan duart e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin nën thonjtë e tij.
- Kur ai e fërkon kokën, bien mëkatet nga koka e tij, derisa dalin edhe nga veshët.
- Kur ai lan këmbët e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nga thonjtë e këmbëve.
Pastaj e ecura për në xhami dhe namazi i tij do të jenë shpërblim shtesë për të (mbi shpërblimin e abdesit).” (Shënon Imam Ahmedi, Shuajb Arnauti e vlerëson shih.)
Ndieje gjatë marrjes së abdesit çdo fjalë të këtij hadithi. Shikoje ujin kur rrjedh prej gishtave, shikoje ujin kur pikat bien nga mjekra, kështu pastrohesh nga gjynahet dhe e ndien veten në atë moment të pastër.
Muhamed Husejn Jakubi
Përktheu: Ulvi Fejzullahu