Ajet kuranor
Allahu i Madhërishëm thotë:
﴿إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ رَاكِعُونَ٥٥﴾
"Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zekatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut." (Kurani, 5:55)
Thënie profetike
I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:
“Ai që e fal jacinë me xhemat, konsiderohet sikurse ta ketë kaluar gjysmën e natës në namaz; ndërkaq, ai që e fal (edhe) sabahun me xhemat, konsiderohet sikurse ta ketë kaluar tërë natën në namaz.”
[E shënon Muslimi.]
Urtësi
Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thoshte: "Për atë që mungonte në faljen e namazit të jacisë dhe sabahut me xhemat, kishim frikë se ka rënë në hipokrizi."
Nëse falem, do të më humbë respekti në shoqëri (!)
Përkundrazi, Allahu e ngrit falësin e namazit dhe e bën të respektueshëm në mesin e njerëzve. Madje, krahas kësaj, ai fiton edhe shokë të tjerë, të cilët e duan thjesht për Allahun, pa kurrfarë interesi të kësaj bote.
Këshillë
Namazin e sabahut dhe atë të jacisë fale gjithnjë me xhemat e në xhami, që të fitosh shpërblime madhështore nga Zoti yt dhe të jesh i ruajtur nga hipokrizia!
Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati