Nga 1.8 milion banorë sa u regjistruan në Kosovë rezultoi se 96 për qind janë myslimanë, 2.2 për qind katolikë dhe 1.5 për qind ortodoksë.
Të parët feja islame i urdhëron që mos ta konsumojnë mishin e derrit.Por po del se shumë nga ta nuk e përfillin këtë rregull fetar.Kështu konsumi i mishit të derrit në Kosovë po del të jetë gogja i madh, bazuar në sasinë e këtij produkti në treg.
Të dhënat nga Doganat e Kosovës tregojnë se vetëm nga importi kosovarët konsumojnë 109,337 (njëqind e nëntë mijë e tre qind e tridhjetë e shtatë) kilogram mish derri. Shto kësaj edhe mishin e derrit nga kafshët e kultivuara në vend rezulton se mishi i derrit është goxha i pëlqyer ndër kosovarët.
Në total importi i mishit të derrit kapë vlerën e 300 mijë euro.E gazeta fjala merr vesh për dy kompani që këtë produkt nga jashtë Kosove e sjellin këtu. Ato janë kompania P.P. ‘LESAK – KOM dhe kompania PNF.Sipas Doganave të Kosovës importi i këtij produkti vie kryesisht nga Serbia dhe Norvegjia.
Nga Serbia importohen 69 mijë kilogram mish derri brenda vitit ndërsa Norvegjia vien 40 mijë kilogram mish derri.Ky produkt mund të gjindet në shumë dyqane e supermarkete kosovare.
Shqetësimet e Konsumatorit
Mishi i derrit shquhet për shumë cilësi që ka. Por pavarësisht kësaj konsumatorëve duhet t’i bëhet e qartë se në cilat produkte ekziston masë e mishit të derrit apo produkteve tjera të tij.Selma Gashi, një banore e vjetër e Prishtinës kishte hasur në ushqime me përbërje nga produktet e derrit, ani pse ajo dhe familja e saj nuk i kanë fort në qef ato.
“Më ka ndodhur që të blej produkte kryesisht yndyrore dhe më pas ta kuptoj se në përmbajtje ato kanë produkte derri. Ne familjarisht nuk konsumojmë aso produktesh shkaku i fesë e shkaku i traditë. Kështu që disa herë më ka ndodhur që disa produkte të blera parketeve ti hedh në mbeturina”, shprehet Selma.Ajo plot dyshime ka edhe në përbërjen e mishit e ushqimeve tjera qebaptoreve e gjellëtoreve.
“Unë për vete kur nuk konsumoj Ushqime të qebaptoreve e gjelltoreve se gjithmonë kamë brengën se përbërja e ushqimeve të tyre mund të ketë përbërje nga mishi i derrit”, thotë Selma.
Shqetësime disa herë ka shprehur edhe Selatin Kaqaniku, nga organizata për mbrojtjen e konsumatorëve “Konsumatori”. Sipas tij kosovarët nuk po njoftohen për përbërjen e shumë produkteve që po konsumojnë.
Ai di plot raste kur konsumatorët nuk duan të konsumojnë një produkt por nuk njoftohen as nga shitësit e as nuk përshkrimi në etiketat e përbërjes së produktit.
“Ne kemi pasur raste kur konsumatorët kanë shfaqur ankesat e tyre për përmbajtje të produkteve që konsumojnë. Edhe pse ky numër është duke u zvogëluar shkaku i mos ndërmarrjes së masave nga institucionet. Jemi në dijeni se ka produkte që në përmbajtje kanë mishin e derrit apo prodhime të tij e që konsumatorëve nuk u bëhet me dije”, thotë Kaqaniku.
Ai përmend rastin e margarinës Vital ku para dy vjetëve u konstatua se përmban yndyrë derri e në përmbajtjen e tij nuk përshkruhet se posedon diçka të tillë.
Ky produkt pavarësisht kësaj vazhdon të shitet rafteve të marketeve në Kosovë.Kaqaniku ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse ndërmarrjen e masave që qytetarët të jenë në dijeni se cilat produkte kanë produkte nga derri. Drejtuesi i kësaj organizate kërkon nga institucionet zbatimin e ligjit për mbrojtje të konsumatorëve miratuar nga Kuvendi i Kosovës vite më parë.
Madje inkurajon edhe institucionet fetare myslimane e krishtere të punojnë më shumë në certifikimin e prodhuesve me certifikatë Hallall e Kosher.
“Certifikimi i produkteve Hallall e Kosher do të krijonte mundësi që secili konsumatorë të hajë atë që donë pa frikën se përbërja e ushqimit mund të ketë përmbajtje çfarë nuk dëshiron”, deklaron Kaqaniku./GazetaFjala/