Pesë fjalë mos i harro

Porosi shumë më rëndësi, pesë fjalë patjetër ti kujtoni:

1. Marrëveshje.

2. Vëzhgim.

3. Përpjekje.

4. Llogari.

5. Qortim.

 

1. Marrëveshje.

Do të thotë ta bësh një pakt me nefsin, veten, duk i thënë: o nefsi im, me ne është kapitali i quajtur jetë, i kemi të gjitha elementet (mjetet) ato janë gjymtyrët. Tani është koha kur mund ta zhvillojmë tregtinë me Allahun, ta fitojmë një pasuri të madhe që quhet xhenet.

O nefsi im! Tani merre kapitalin, po ashtu edhe mjetet dhe zhvilloje biznesin për xhenetin e Allahut të Lartësuar.

Po nëse ke vështirësi dhe pengesa për ta ushtrua këtë tregti atëherë qëndro në xhami më gjatë, kjo e detyron nefsin dhe e edukon.

Qëndro në xhami, atëherë kur nefsi tenton me dal prej xhamie thuaj:

pse po donë me dal nga shtëpia e Zotit tënd. Tani kemi bë marrëveshje për të fituar xhenetin e Allahut.

2. Vëzhgim.

Vëzhgoje veten tënde, mbikëqyri sjelljet tua, mos i jep rast nefsit me të dalë nga dora. Ti kur të dalësh nga xhamia, ule shikimin, kontrolloje. Ke bërë marrëveshje me veten.

Njëri prej selefit duke ecur rrugës, syri i iku në rrugë te një grua. Me shuplakë i ra syrit, sa edhe është ënjtur, dhe iu drejtua syrit: pse po shikon në atë që Allahu e ka ndaluar.

Vëzhgoje, kujdesu për veten dhe ardhmërinë e vetvetes.

3. Përpjekje.

Angazhoje nefsin, vetveten në punë të mira. Nefsi kërkon që ai të jetë aktiv, gjithsesi në diçka do të angazhohet. Atëherë angazhoje në veprime të mira dhe të dobishme. Angazhoje që mos të devijoj.

Ai i cili përpiqet padyshim që Allahu ia lehtëson rrugën.

4. Llogari,

Patjetër kërko llogari prej shpirtit. Punën shikoj me syrin tënd, dëgjoje më veshin tënde.

Ulu me veten, shikoj veprimet para se ti shohësh në ditën e gjykimit.

Shënoj veprat dhe llogariti. Pyete veten: si dëshiron ta takosh Allahun me këto veprime, a janë këto punë që më gëzojnë në ditën e Llogarisë?!

Libri në cilën anë do të më vij në ditën e gjykimit?!

Allahu i Lartësuar a do të jetë i kënaqur me mua apo i hidhëruar?

Kërko llogari.

5. Qortimi.

Qortoje veten, edukoje atë, ndaloja vetes disa gjëra të lejuara duke e bërë terbije. Vendos disa sanksion që të jetë shpirti më i bindur në Allahun e Lartësuar.

Disa pres selefi edukonin veten prej përgojimit (gibetit) disa tentuan por nuk patën aq sukses pastaj shfrytëzuan një metodë tjetër, sa herë që përgojonin jepnin sadaka. Subhanallah njëri tha: ma mori anën parja (dashuria ndaj pareve) dhe e lash gibetin.

Qortoje veten kështu do ti kesh në duar frerët e vetvetes.

Të lutem, mos i harro këto pesë fjalë.

 

Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu