Gjithsesi duhet vepruar

Patjetër duhet të veprojmë dhe të përparojmë. Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘’Rrahmani – (Mëshiruesi – Zoti ynë), Ai ia mësoi Kuranin. E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit). Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.’’ Rrahman, 1-5.

–        Mëso një sure!

–        Mëso një ajet!

–        Përcill një çështje të fesë!

–        Transmeto një hadith!

–        Shëno një mësim!

–        Dëgjo një kasetë!

–        Lexo një libër!

–        Shpërndaj një fletëpalosje!

–        Përmblidh një ligjëratë!

–        Paraqit një këshillë!

–        Publiko një mesazh!

–        Shkruaj një artikull!

–        Lidhu me një uebfaqe!

–        Përmirëso një gabim!

–        Shoqërohu me një këshillues!

–        Ndihmo një të nevojshëm!

–        Shpenzo nga pasuria!

–        Ndihmo një të varfër!

–        Udhëzo një të humbur!

–        Falja besimtarëve një namaz!

–        Kryeje një umre!

–        Mbaje një hutbe!

–        Prezanto një mendim!

–        Pengo një bidat (risi në fe)!

–        Agjëro një ditë!

–        Ushqeje një skamnor!

–        Përcill një xhenaze!

–        Veshmbath një të zhveshur!

–        Vizito një të sëmurë!

–        Ndërto një xhami!

–        Rregullo një rrugicë!

–        Ndihmo një të shtypur!

–        Planifiko një projekt!

–        Pengo armikun!

–        Zbulo dyfytyrëshin!

–        Udhëzo një të pafe!

–        Konsultohu me dijetarin!

–        Propozo një mendim!

–        Korrespondo me një revistë!

–        Prezanto një program!

Kështu mendo për llojllojshmërinë e veprimeve në fe!

 

Muhamed Salih Munexhid

Përktheu: Ulvi Fejzullahu - Xhamia-bujanoc.com


Revista Shembulli