Dëshiron të fitosh

Në vijim do tu ofrojmë disa vepra të mira fetare, të cilat përveç shpërblimeve besimtarit i sjellin edhe furnizim të begatshëm.

1. Lidhjet farefisnore

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: " مَن أحبَّ أن يبسُطَ لَه في رزقِه ، ويُنسَأَ لَه في أثَرِه ، فليَصِلْ رَحِمَهُ ". البخاري

"Kush dëshiron t'i zgjerohet furnizimi dhe t'i shtohet ymri, le të kujdeset për lidhjet farefisnore". (Buhariu).

2. Bërja e Haxhit dhe Umres një pas një

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"
تَابِعُوا بين الحجِّ والعمرةِ ، فإنَّهما ينفيانِ الفقرَ والذنوبَ ". الترمذي
"Bëni Haxhin dhe Umren një pas një, sepse kjo vepër eliminon varfërinë dhe gjynahet". Tirmidhiu, sahih.

3. Sadakaja

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:
قال اللهُ تبارك وتعالى : " يا ابنَ آدمَ ! أَنفقْ ، أنفق عليك ". مسلم
"Allahu, tebareke ve teala, thotë: o njeri jep që Unë të jap ty". Muslimi

4. Istigfari, kërkimi i faljes.

(فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ). نوح (10) ... (وَيُمْدِدْكُم بِأَمْوَالٍ). نوح (12)
"Thash: kërkoni falje nga Zoti juaj". (Nuh: 10).
"Ua shton pasurinë". (Nuh: 10).

5. Mbështetja në Allahun

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"
لَوْ أَنَّكُمْ تَتَوَكَّلُونَ عَلَى اللَّهِ حَقَّ تَوَكُّلِهِ لَرَزَقَكُمْ كَمَا يَرْزُقُ الطَّيْرَ ". أحمد والترمذي وصححه الألباني
"Poqë se i mbështeteni Allahut me mbështetje të vërtetë, do t' ju furnizonte ashtu sikur furnizon shpezët". Ahmedi dhe Tirmidhiu, sahih sipas shejh Albanit.

6. Përmbledhje e tërë këtyre veprimeve është devotshmëria

(وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَىٰ آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِم بَرَكَاتٍ مِّنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ). الأعراف (96)
Allahu, subhanehu ve teala thotë:
"Po sikur banorët e vendbanimit të kishin besuar dhe të ishin të devotshëm, do t'ua hapnim bereqetet nga qielli e toka...". (El-A'raf: 96).

 

Bekir HALIMI