Projekti i ditës së Bajramit

Kujdes, shumë kujdes, pasi sezoni i mirësive nuk ka përfunduar. Kjo ditë është dita e dhjetë e Dhul-hixhes. Vlera e veprave të mira vazhdon. Mos e humb kohën në këtë ditë me gjëra të padobishme.

Bajramin mos e llogarit si festë duke bërë mëkat. Kujto urtësitë e Bajramit, si një ditë falënderimi, përkujtimi, bamirësie. Kujdes që të mos të biesh në gjëra të ndaluara (harame), si muzika, përzierja e gjinive etj., që të mos jenë shkak për degradimin e veprave të mira që ke vepruar gjatë dhjetë ditëve.

Mëso se dita më me vlerë e vitit është dita e Bajramit. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit, pastaj dita që vjen pas saj.”

Plani i kësaj dite:

Fillo me namazin e Bajramit, duke qenë i gëzuar dhe i qeshur para muslimanëve.

Mbaj lidhjet me farefisin, prindërit, të afërmit, shokët.

Ther kurban.

 

Autori: Muhamed Husejn Jakub
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
xhamia-bujanoc.com