Këto ditë kur mediat serbe me të madhe po merren me këngën e Gold AG, Pushka e Lirisë, kushtuar Zahir Pajazitit, deputetja e kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së ka shfrytëzuar rastin që edhe ajo t’i thotë disa fjalë për këngëtarin.
Lama, duke e ditur se Gold AG është edhe praktikues i fesë Islame, e ka ofenduar atë duke e quajtur analfabet e taleban.
Përmes një postimi në facebook ajo ka shkruar se është i mjerë ai popull që lejon lloj lloj analfabeti, profiteri e talebani t'i këndojë luftëtarëve të tij të lirisë, duke aluduar në këngëtarin Gold AG dhe këngën e tij, Pushka e lirisë, kushtuar Zahir Pajazitit.
Mediat serbe, këngëtarin Gold AG, e kishin akuzuar për nxitje të urrejtjes ndëretnike, pasi që videoklipi i këngës përmbante skena ku shiheshin duke u vrarë policë serbë nga ushtarët e UÇK-së./Shembulli/