Dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në natën e shtunë pranë Sheshit Tahrir në qendër të Kajros, kur policia u përpoq që të shpërndante demonstruesit që dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit me të cilin ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak u la i lirë për konspiracion dhe vrasjen e demonstruesve në fillim të 2011.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetsisë Hossam Abdel-Ghaffar konfirmoi për Anadolu Agency, (AA) se dy persona u vranë, por nuk zbulojnë shkakun e vdekjes.

Një tjetër burim i afërt me spitalin, tha se viktimat u qëlluan.

"Gjithashtu janë plagosur nëntë demonstrues, disa prej të cilëve kishin asfiksi nga gazi lotsjellës, ndërsa disa janë plagosur nga plumbat," tha Abdel-Ghaffar.

Natën e kaluar policia egjiptiane hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues që ishin mbledhur në Sheshin Tahrir për të protestuar kundër vendimit për lirimin e Mubarak, si dhe ish-ministrin e brendshëm Habib el-Adliyya dhe gjashtë ish-zyrtarëve të sigurisë.

Gjykata liroi Mubarakun edhe nga akuza e korrupsionit në lidhje me eksportin e naftës në Izrael.

Gjykata e liroi edhe dy djemtë e ish presidentit, Alaa dhe Gamal dhe manjatin e akuzar për korrupsion Hussein Salem.

Aktgjykimi mund të apelohet.

Gjyqtari duke lexuar aktgjykimin tha se të dhënat tregojnë se gjatë revolucionit të 2011 u vranë 239 njerëz në 11 provinca, prej të cilëve 36 u vranë në sheshe publike.

Në fund të 2012, Mubarak dhe Al-Adly u dënuan me 25 vjet burg në lidhje me vrasjen e demonstruesve. Pas së cilës avokatët e ish-presidentit apeluan vendimin, gjykata urdhëroi rihapjen e çështjes.

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e aq më shumë në Medvegjë, për sa i përket realizimit të objektivave të tyre dhe nivelit të të drejtave të njeriut, vazhdojnë të mbetën në pozitën më të palakmueshme.

Aparati shtetëror serb po ua mohon shqiptarëve të drejtat më elementare, e të cilat janë të garantuara nga konventa të shumta për të drejtat e njeriut e që edhe Serbia është nënshkruese e tyre.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, mendon se shqiptarët e Luginës janë shumë larg realizimit të të drejtave të tyre.

Enkel Rexhepi, përfaqësues i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Luginës, vlerëson se në një ose mënyrën tjetër sipas tij, diskriminimin po e ndihmojnë edhe politikanët shqiptarë të Luginës, transmeton RTK.

Ndërkaq, deklaratat e kryeministrit Shqiptarë, Edi Rama, deputeti Halimi i sheh si shpresdhënëse, ndërkohë që ai mendon se spektri politik i këtushëm duhet të jetë shumë aktiv.

Shqiptarët në Serbisë përkundër pjesëmarrjes aktive në çdo nivel të institucioneve shtetërore, vazhdojnë të mbeten pakica më e diskriminuar në Ballkan e Evropë.

Afër 600 milion marka gjermane apo përkthyer në euro 300 milionë euro, konsiderohet të jenë mjetet e kursyera nga qytetarët e Kosovës në bankat e ish Jugosllavisë që në periudhën e paraluftës kanë operuar në Kosovë, transmeton rel.

Kështu thonë ekspertë për çështje ekonomike, duke kërkuar nga autoritetet kompetente që të kërkojnë kthimin e këtyre mjeteve nga shteti i Serbisë.

Në atë kohë në Kosovë bankat kryesore të ish- Jugosllavisë kanë qenë “Jugobanka”, “Banka e Lublanës” dhe “ Bankos”, e që kursimtarët mjetet e tyre financiare në këto banka i kishin të kursyera, kryesisht në valutën gjermane (DEM) si dhe në valuta tjera.

Një gjykatë egjiptiane të shtunën i ka hequr ish-presidentit, Hosni Mubarak akuzat për konspiracion në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata hoqi gjithashtu akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Habib el-Adly dhe gjashtë ish-zyrtarëve të lartë të sigurisë për urdhërimin e vrasjes së qindra protestuesve gjatë kryengritjes 18-ditore, e cila i dha fund sundimit 30-vjeçar të Mubarakut në fillim të vitit 2011.

Në fund të vitit 2012, Mubarak dhe al-Adly u dënuan të dy me nga 25 vjet burg për urdhërimin e vrasjes së demonstruesve gjatë kryengritjes. Gjykata më pas urdhëroi një rigjykim ndaj dënimit, si pasojë e apelimit me sukses të avokatëve të ish- presidentit.

Gjatë seancës të së shtunës, gjyqtari i procedurës paraprake gjithashtu ka liruar ish-presidentin Mubarak nga një akuzë korrupsioni që e përfshinte në eksportet e gazit në Izrael. Dy djemtë e Mubarakut Alaa dhe Gamal u liruan gjithashtu nga akuzat për spekulim. Vendimet e të shtunës janë ende subjekt për tu apeluar.

Reali Madrid ka hequr kryqin që ndodhet mbi stemën e saj, pasi fyen ndjenjat e myslimanëve. Kërkesa është bërë nga sponsorizuesit e ‘National Bank of Abu Dhabi’. Bankierët myslimanë nuk e pëlqejnë kryqin mbi stemë pasi duket shumë i krishterë.

Si pasojë e kësaj, ekipi spanjoll ka pranuar që ta heqë kryqin, ndonëse stema ekziston që prej vitit 1902. Presidenti i skuadrës së Realit Florentino Perez, shtatorin e kaluar nënshkroi një kontratë tre vjeçare me Bankën Kombëtare të Abu Dabit, një nga institucionet më prestigjioze në botë, transmeton Shqip.

“Unë e di që njerëzit i ndjekin të gjitha ndeshjet tona dhe lidhjet e skuadrës me Emiratet e Bashkuara janë gjithmonë në rritje. Kjo marrëveshje do të ndihmojë klubin për të fituar zemrat e tifozëve tanë në Emiratet e Bashkuara Arabe ”, tha Perez.

Burim Demolli është kosovari i fundit i cili është vrarë në Siri.

E pamja e tij është hapur në shtëpinë e tij në lagjen Kolovica të kryeqytetit, gjegjësisht në rrugën “Viktor Hygo”.

Familja e tij në lagjen Kolovica sot ka hapur të pamën. Të njohur e familjarë sot ia kishin mësyrë familjes së tij për ngushëllime. Ndërkohë mësohet se përveç këtij edhe një vëlla dhe kushërirë të tjerë muaj më parë kanë marrë rrugën për Siri me gjithë familje, njofton zëri.

Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se në Siri është plagosur edhe një i afërm i Burimit.

Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e tyre për në Kosovë, siç tregon Adnan Asllani - aktivisti që bëri emblemën e UÇK-së - ishte përcjellë me vështirësi të njëjta sikurse edhe armatimi që hynte për ushtarët e UÇK-së.

Stema e UÇK-së, që e bëri Asllani, ishte bartur edhe nga Adem Jashari. Nuk kishte pasur kundërshtime në LPK për versionin që ishte prezantuar.

“Si për ironi më kujtohet se shumë vonë, diku në verë 1998, pasi emblemat ishin shpërndarë në mesin e luftëtarëve, e ashtuquajtura Ministri e Mbrojtjes e Qeverisë së Bukoshit kishte marrë vendim t’i aprovonte emblemat e UÇK-së”, thotë krijuesi i stemës së UÇK-së.

Asllanit nuk i kishte kërkuar askush leje, që stema që kishte krijuar të përshtatej edhe për UÇPMB-në dhe UÇK-në në Maqedoni. /Zëri/

Treshja Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqii, më 28 nëntor të vitit 1997, në Llaushë të Skenderajt kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së. Ky ishte fillimi i mobilizimit të madh për luftën që po fillonte.

Më 25 nëntor 1997, forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën duke lënë të vrarë dhe të plagosur.

Të nesërmen, me 26 nëntor, një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara, u drejtuan për në ketë fshatë. UÇK prapë i sulmoi dhe pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën. Në tërheqje e sipër, filluan të qëllojnë majtas e djathtas kundër kujtdo që shihnin. Në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci, në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.

Në këtë ceremoni varrimi, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, u bë dalja e parë publike e UÇK-së.

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, u vra duke luftuar për lirinë e vendit të tij. Automatiku që nuk e lëshoi nga dora deri në momentin e fundit të jetës do të ekspozohet nesër në Muzeun e Kosovës.

Për herë të parë do të ekspozohet arma që po e mbante në dorë Adem Jashari në momentin kur u vra në kullën e tij në Prekaz.

Aty ndodhet edhe pushka e punuar me dorë e Hamzë Jasharit. Pjesë e ekspozitës do të jenë edhe shumë artefakte të tjera.

Ekspozita hapet në orën 14:00.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, vazhdoi të kritikoj Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në fjalën e tij të mbajtur në hapjen e mbledhjes së Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Konferencës Islamike (ISEDAK) Presidenti Erdoan tha se OKB-ja ka nevojë për reforma serioze, transmeton trt.

“Fatkeqësisht fati i botës varet nga 5 vendet, ne duhet ta shpëtojmë botën nga kjo”, u shpreh Erdoan.

Duke theksuar se Kombet e Bashkuara deri më tani nuk gjetën zgjidhje problemeve që jetohen në botë Presidenti Erdoan tha se “A kanë gjetur ndonjë zgjidhje Kombet e Bashkuara problemeve që u jetuan deri më tani? A mund të themi se ka drejtësi nëse shikojmë në strukturën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara? Mjafton që vetëm një anëtarë të kundërshtoj dhe të bllokohet tërë procesi”.

Duke e bërë të ditur se në Këshillin e Sigurimit nuk ka asnjë vend myslimanë Erdoan shtroi pyetjen “A është e mundur që një strukturë, e cila nuk është e drejtë, të drejtoj mirë botën? Anëtarësia e përkohshme nuk ka asnjë kuptim, këtu nuk mund të prisni drejtësi”.

“Këtë e kamë thënë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Bota është më e madhe se 5 vendet, por fatkeqësisht bota është e lënë në duart e këtyre 5 vendeve”, u shpreh Erdoan ndërsa shtoi se “Ne duhet ta shpëtojmë botën nga kjo, kjo strukturë me plotë kuptim të fjalës ka nevojë për reforma”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare ka deklaruar se tashmë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe (Namazgjasë) në Tiranë nuk ka asnjë pengesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rama i ka dorëzuar lejen për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj. Kryeministri Rama në fjalimin e tij u shpreh se ka ardhur koha ti rikthehet dinjiteti  muslimanëve të cilët politika i la në mëshirë të fatit.

"Gjëja që më ka lënë mbresë është durimi i këtij komuniteti i cili ka duruar për më shumë se 20 vjet me radhë. Jam krenar që në një kohë realisht të shkurtër në detyrën tonë, i dhamë zgjidhje një problemi që qëndroi i hapur kaq gjatë. Kjo kohë provon se ky problem ka qëndruar kaq kohë i hapur si mungesë e vullnetit politik. Sot jam i lumtur sepse zoti e desh dhe vullneti ynë e bëri të mundur që të mos kishim një xhami ngjitur një pallati dhe një qendre tregtare por të kemi një xhami pranë së cilës do të ngrihet një muze i bashkëjetesës fetare. I jam mirënjohës Selim Muçës në fillim, Skënder Bruçajt më pas që me shumë mirëkuptim ka bashkëpunuar me ne, për ta kthyer xhaminë në parametrat e duhur dhe për të mos e lënë më në rrugë të shtyrë deri në buzë të trotuarit, por për ta vendosur në qendër të parkut të Namazgjasë dhe për ta rrethuar me pemë, gjelbërim, hapësira.”- u shpreh Kryeministri Rama.

Rama gjatë fjalës së tij ka pohuar se sot iu hap rruga një projekti për një xhami në parametrat e bukur dhe të duhur, duke ia shtuar edhe më tej vlerën e saj. Rama ka theksuar se pranë saj do të jetë edhe një muze si simbol i bashkëjetesës fetare.

Rama gjithashtu dha dy mesazhe duke u shprehur se mesazhi i parë është: "për ne edhe për gjithë botën nëse laicitetei shprehet në shumë mënyra në vende të ndryshme, në Shqipëri shprehet si “bashkëjetesa fetare” dhe solidariteti mes njëri- tjetrit. 

Dhe së dyti: “Muslimanët në Shqipëri janë një shembull i mirë për vendin tonë dhe për tërë Europën. Luftërat midis shteteve dhe feve nuk ekzistojnë, por ekzistojnë luftërat mes injorancave".

Ndërsa kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj u shpreh se: “patjetër këtë përgjegjësi do ta çojmë deri në fund. Dhe ju falënderojmë të gjithë për mbështetjen e dhënë”.

Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001, territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Pjesëtaret e saj për herë të parë janë paraqitur publikisht në fund të janarit të vitit 2000 në fshatin Dobrosin (komuna e Bujanocit) gjatë varrimit të vëllezërve të vrarë Shaqipi.

Konfrontimi i armatosur dhe incidentet janë intensifikuar posaçërisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit me 27 Nëntor 2000.

Tërheqja është bërë pas sulmit të UÇPMB-së mbi patrullën policore, me ç’rast vdiqën tre policë e pesë policë janë plagosur.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, janë vrarë, plagosur ose rrëmbyer më tepër se 100 njerëz, shqiptarë, serbë, dhe përfaqësues të ushtrisë dhe policisë.

Në fillim të vitit 2001, Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Qeveria Federative formuan trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në përpjekje që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veriatlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE).

Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë Jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së.

Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerri Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së. /kp/Wikipedia/

Sot, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me ceremoni ushtarake u shënua 26 nëntori, “Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, raporton Anadolu Agency (AA).

6 vjetorin e themelimit të saj, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e festoi me manifestim në të cilin ishin prezent personalitetet më të larta politike dhe ushtarake, të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare si: presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, Ministri i FSK-së, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, përfaqësues të lartë të Ekipit Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s në Kosovë (NLAT), ambasadorët e akredituar në Kosovë, si dhe atashetë ushtarak.

Po ashtu, kjo ceremoni ishte e hapur edhe për përfaqësues të jetës kulturore, artistike dhe sportive, nxënës të shkollave fillore të mesme, student si dhe qytetarë të Kosovës, të cilët patën rastin të shohin edhe një parakalim të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton AA.

Në fjalimin e rastit, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati iu ka uruar pjesëtarëve të FSK-së “Ditën e Forcës” me shpresë se përvjetorin e ardhshëm ta kremtojnë si pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Unë si komandant i FSK-së, me siguri të plotë mund të ritheksoj që FSK është e gatshme të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe të marr detyra të reja, mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve të saj” ka thënë gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe ka shtuar se FSK si një forcë profesionale dhe multietnike, është institucioni më i besueshëm dhe i respektueshëm në Kosovë.

Kjo, sipas komandantit të FSK-së, është arritur me kryerjen e detyrave dhe përmbushjen e përgjegjësive dhe obligimeve të dala nga misioni i këtij institucioni dhe Kushtetuta e Kosovës, duke numëruar veprimet e shumta që FSK i kryen me qëllim që t’i shërbej qytetarëve të Kosovës, sikurse janë aksionet e deminimit, aksionet e kërkim-shpëtimit gjatë situatave emergjente, si dhe dhënia e ndihmës humanitare qytetarëve të Kosovës.  

“Rezultatet evidente të cilat shihen nga ngritja e standardit në realizimin e detyrave, si dhe modernizimi i këtij institucioni, na bënë krenar por edhe të obligueshëm që ta ruajmë këtë besueshmëri” ka theksuar gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe tregoi se institucioni të cilin ai e udhëheq, sivjet ka marr pjesë në shumë stërvitje ushtarake, përkrah ushtarëve të ushtrive të rajonit dhe atyre të NATO-s.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në këtë ceremoni përgëzoj FSK-në për përparimin e arritur dhe ngritjen e nivelit në përmbushjen e detyrave. Ajo iu drejtua pjesëtarëve të FSK-së me porosinë se, të gjithë qytetarët e Kosovës kanë besim të madh në FSK-në, për ta mbrojtur Kosovën dhe për të bashkëpunuar me partnerët dhe aleatët strategjikë të Kosovës.

“E ardhmja e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e ardhmja e Forcës së Armatosur të Kosovës që nuk ka alternativë, mbetet punë parësore për Kuvendin e ri, institucionin kaq të nevojshëm dhe kaq të rëndësishëm për vendin dhe për qytetarët e tij” Jahjaga dhe shtoi se Kosova ka kaluar nëpër shumë procese të rëndësishme të tranzicionit dhe se, formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do ta kompletoj Kosovën si shtet , duke kontribuar në konsolidimin e tij të plotë.

Për të arritur këtë, sipas saj, është i nevojshëm ndërtimi sa më i shpejtë i institucioneve të Kosovës, Kuvendit dhe Qeverisë, pas konstituimit të cilëve, duhet të punohet shumë më tepër për ta kompensuar kohën e humbur dhe rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës.

Gjatë fjalimit të saj, Jahjaga theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të FSK-së me NATO-on dhe misionin e tij paqësor në Kosovë, KFORin,  si dhe me Gardën Nacionale të Shtetit Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, po ashtu ka deklaruar se një nga prioritetet e institucioneve të reja do të jetë transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. “FSK-ja duke bashkëpunuar ngushtë me NATO-n dhe KFOR-in, sot është e gatshme të kryej të gjitha obligimet, brenda në Kosovë dhe po në rang të marrëveshjeve rajonale me shtetet përreth nesh, Shqipërinë, Maqedoninë, malin e Zi por edhe Kroacinë dhe Slloveninë ka thënë Thaçi dhe ka shuar se perspektiva euroatlantike e Kosovës, do të jetë një nga prioritetet e Qeverisë së re dhe kjo, sipas tij,  do të jetë një shembull i shkëlqyeshëm i kontributit të vendit tonë në paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Ceremonia ushtarake përfundoi me parakalimin e njësiteve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës para mysafirëve prezent, në kremtimin e 6 vjetorit të “Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Për nder të 26 nëntorit, ditëlindjes së FSK-së, është inauguruar edhe ndërtesa e re e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa në mëngjes, para këtyre dy ceremonive, zyrtarët më të lartë të Kosovës e kanë vizituar Kompleksin Memorial  në Prekaz të Skenderajt, ku janë varrosur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe anëtarët e familjes së tij, të vrarë në mars të vitit 1998 nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

PDK dhe LDK po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes së koalicionit, sipas të cilës Isa Mustafa do të jetë kandidat i përbashkët për kryeministër, Kadri Veseli për kryeparlamentar dhe Hashim Thaçi për president, pas skadimit të mandatit të Jahjagës.

Profesori Arsim Bajrami sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë kandidat i PDK’së për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Emri i tij pritet të zëvendësohet me atë të zëvendëskryetarit të partisë, Kadri Veseli.

Burime të Politiko.net bëjnë të ditur se gjithçka po shkon drejt asaj që Kadri Veseli të zgjedhet Kryetar i Kuvendit, ndërsa Arsim Bajramit t’i besohet drejtimi i një ministri.

Profesor Bajrami është angazhuar në harmonizimin e programit për arsim në kuadër të grupeve punues dhe duket se synimi i tij është që nesër ai të jetë Ministër i Arsimit, nëse kjo ministri do t’i takojë PDK-së dhe nëse për këtë do të pajtohej lidershipi i kësaj partie.

Në fillim në komisionin për Arsim, Shkencë dhe Teknologji PDK kishte caktuar Memli Krasniqin, por që ai është zëvendësuar më vonë nga Arsim Bajrami, i cili ishte kandidat i PDK-së për Kryetar të Kuvendit në seancën e fundit në të cilën nuk arriti të zgjedhet.

Ndryshe sipas marrëveshjes mes PDK-së e LDK-së posti i Kryeministrit do t’i takojë Isa Mustafës ndërsa ai i Presidentit, pas skadimit të mandatit të Presidentes Atifete Jahjaga, do t’i takojë PDK-së, e cila kandidat do të ketë Hashim Thaçin.

Politiko.net mëson se këto çështje janë diskutuar deri tash mes partnerëve të koalicionit ndërsa finalizimi i tyre në rast se nuk do të jetë ndonjë ndryshim pritet të bëhet përmes një marrëveshjeje të shkruar dhe të nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa. /Politiko.net/

Isa Mustafa, ka thyer heshtjen disaditore të tij, duke deklaruar pas asnjë shenjë dyshimi se ai do të jetë Kryeministri i Kosovës.

Mustafa këtë deklaratë të shumëpritur e ka dhënë gjatë një interviste të shkurtër, derisa po dilte nga një takim me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, për Kosovë Gjocin e Klan Kosovës.

“Unë do të jam kryetar i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa për Klan Kosova, transmeton Gazeta Blic.

Tutje, Mustafa nuk përmendi emra ministrash, sikur që janë publikuar në media ditëve të fundit.

Mbrëmë në Prishtinë është promovuar ribotimi i Vëllimit të parë të Revistës “Zani i Naltë”, botim i Komunitet Mysliman të Shqipërisë. Në këtë manifestim që u mbajt në Amfiteatrin e Fakultetit të Studimeve Islame, qenë të pranishëm prijësit më të lartë të tri komuniteteve islame shqiptare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender ef. Bruçaj, Reisi i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejam ef. Rexhepi si dhe nikoqiri, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në kujdesin e të cilit u mbajt ky aktivitet. Pasi i përshëndeti të pranishmit që qenë në numër të konsiderueshëm, përfshirë këtu personalet të shquara nga bota akademike, kulturore e fetare nga të gjitha trojet tona, Myftiu Tërnava përgëzoi  KMSH për punën që ka bërë me ribotimin e Vëllimit të parë të revistës "Zani i Naltë", në të cilin është përmbledhur botimi i tri viteve të para 1923-1925.

Për qëllimin dhe objektivat që kishte revista si organi i parë zyrtar i KMSH në gjuhën shqipe, Myftiu tha: "Misioni i revistës "Zani i Naltë" ishte hapja e rrugës dhe krijimi i hapësirës së duhur për emancipimin, përparimin dhe edukimin e drejtë e të duhur të masës së gjerë. E konceptuar si revistë fetare islame, ajo këtë mision madhor e kreu me sukses. Mirëpo, ajo nuk ngeli në kuadër të një reviste thjeshtë fetare, por shumë shpejt Zani Naltë u shndërrua në një tribunë të mendimit fetar, filozofik, kulturo e atdhetar, ku rreth vetës mblodhi penat më të njohura të kohës, të cilët përmes faqeve të kësaj reviste, u ofruan lexuesve kontribute nga disiplinat fetare islame dhe artikuj e studime të ndryshme me karakter filozofik, shkencor, historik, shoqëror, arsimor e kulturor, që i dhanë vlerë dhe e shquan këtë revistë nga të tjerat."

Kryetari i KMSH-së, Skender Bruçaj, përveç tjerash, tha: "Revista "Zani i Naltë", u themelua në vitin 1923 menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar. Botimi i saj ka zgjatur nga viti 1923 deri më 1939, kur Shqipëria hyri në një fazë tjetër historike, atë të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë revistë, gjatë gjithë periodikut të saj vërehen tonet patriotike dhe atdhetare të shkruesve, të cilët lanë gjurmë të pashlyera me anë të shkrimeve të tyre.”

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Sylejman Rexhepi tha "Revista  "Zani i Naltë" ka qenë dhe mbetet edhe sot që luan rolin e vet në shtimin e diturisë dhe emancipimin e popullit shqiptarë".

Referatin vlerësues  gjithëpërfshirës për historikun, rolin, veprimtarinë dhe rëndësinë që ka luajtur Revista "Zani i Naltë" në ngritjen e vetëdijes kombëtare e fetare e mbajti Resul ef. Rexhepi -sekretar i përgjithshëm i BIK, i cili, përveç tjerash, tha: "Përmbajtja e këtij vëllimi që po e promovojmë sot, sikundër edhe gjithë numrat e "Zanit të Naltë" paraqet një punë të shkëlqyer që ngërthen në vete vlera shumëdimensionale, si në aspektin kombëtar, fetar, kulturor, edukativ e historik. Kjo, sikurse shihet edhe në editorialin e numrit të parë të kësaj reviste, kishte qenë edhe qëllimi i drejtuesve dhe botuesit të kësaj reviste, ku thuhet se "Zani i Naltë" ka për qëllim: "...M'ia zbulue  popullit mysliman shqiptar të vërtetën e besimit në një mënyrë të thjeshtë e të pandërlikume..., si dhe me plotësue vllazninë ndërmjet të gjithë elementeve në Shqipni". Kjo me qëllim që, sikurse thuhet aty, "Me forcue themelet e nji politikes së shëndoshtë e të thjeshte  kombëtare në Shtetin tonë". Që nga numri i parë e deri në numrin e fundit që doli në vitin 1939, drejtuesit e revistës "Zani i Naltë" i mbeten besnik dhe i kultivuan këto parime të shenjta e madhore.

Ndërkaq, drejtori për kulturë pranë KMSH-së, Genti Kruja u shpreh se Aktivitete të tilla si ky i sotmi, marrin një rëndësi të veçantë për arsye se tregojnë edhe një herë para mbarë opinionit publik, se rruga jonë është dhe duhet të jetë gjithmonë rruga e dijes dhe e urtësisë, e librit dhe e kulturës, si një hallkë lidhëse dhe e vazhdueshme në zinxhirin e hapave dhe gjurmëve që na lënë hoxhallarët dhe dijetarët tanë të urtë e të ditur, paraardhësit dhe prijësit tanë myslimanë, të cilët ishin edhe plejada e fundit e rilindësve shqiptarë, të cilët me përkushtimin, devotshmërinë dhe punën e tyre bënë që ne sot pas shumë vështirësive, luftërave dhe persekutimeve nga më të egrat që ka parë shekulli XX, të trashëgojmë një pasuri të rrallë kulturore dhe studimore siç është edhe “Zani i Naltë”, një za, një zë kumbues i të vërtetës së pandryshueshme dhe të përhershme të dijes dhe mesazhit që ai përcjell, nën dritën e pashtershme të fjalës së parë hyjnore të librit të fundit qiellor “Lexo”.

Prijësit e tri bashkësive fetare islame shqiptare shprehen gatishmërinë që bashkërisht ta ribotojnë komplet kolonën e Zanit të Nalët" në 10 vëllime.
Të pranishmit në këtë aktivitet ndoqën edhe Filmin dokumentar "90 vjet Zani i Nalt" të përgatitur nga produkcioni i KMSH-së./bislame/

Mbi 15 mijë gra dhe vajza janë vrarë në Siri që nga viti 2011 kur filloi lufta civile në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata për Monitorimin e Respektimit të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR), me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave publikoi një raport ku thuhet se që nga marsi 2011 në Siri janë vrarë mbi 15.372 gra, duke përfshirë edhe 4.194 vajza të mitura.

Në mesin e viktimave 641 gra janë vrarë nga snajperistët apo gazrat toksike, ndërsa, siç thuhet në raport, gratë përbëjnë gjashtë për qind të numrit të përgjithshëm të të vrarëve në Siri.

SNHR po ashtu ka theksuar se pjesëtarët e organizatës ISIL në qytetet siriane Hama, Deyru'Zota dhe Rakka vranë 81 femra, në mesin e të cilave pesë ishin vrarë me gurë.

Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë në Vojnik të Skënderajt, të cilat u tërhoqën, duke lënë të vrarë dhe të plagosur.

Të nesërmen me 26 nëntor, një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në ketë fshatë, ku UÇK prapë i sulmoi dhe pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura.

Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë UÇK, filluan të qëllojnë majtas e djathtas pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.

Në këtë ceremoni varrimi, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, u bë dalja e parë publike e UÇK-së.

Ish luftëtari i UÇK-së dhe ish pjesëtari i TMK-së, Hajredin Sejdiu, tash dhjetë vjet siguron kafshatën e gojës duke mbledhur ato që të tjerët i hedhin nëpër kontejnerë.

Ai sot më shumë ia ka frikën dimrit, sesa luftës dikur. Ai që dikur qëndronte stoikisht në front përballë armikut si ushtar i UÇK-së dhe që deri para 10 vitesh ecte nëpër qytet në uniformën e TMK-së, sot kacavaret nëpër kontejnerë e rrugëve të Gjilanit, për të gjetur ndonjë copë buke për t’ua çuar në shtëpi fëmijëve, ose ndonjë metal për ta shitur në hekurishte.

I tillë është fati i Hajredin Sejdiut, i cili asesi të gjejë një punë të dinjitetshme, kurse krenaria nuk e lejon të kërkojë lëmoshë, andaj siguron ekzistencën e familjes duke mbledhur hekurishte dhe gjësende të tjera nëpër kontejnerë.

“Hedhurinat nuk bëjnë shumë para, sepse ato blihen me kile, por mbetet diçka prej tyre. Ne fukarenjtë mjaftohemi edhe me pak”, thotë Sejdiu, shkruan Kosova Sot.

Ai thotë se me rëndësi është që kur të shkojë në mbrëmje në shtëpi, t’u çojë bukë fëmijëve që të mos flejë të uritur.

Thotë se vështirë ia del, sepse nuk mund të sigurojë para për ilaçet e gruas së sëmurë.

Hajredini më shumë i frikësohet dimrit, sesa luftës.

Thotë se për të dhe fëmijët e tij, që banojnë në njërin nga dy objektet e banimit social, dimri do të jetë shumë i vështirë.

“Verës ia bëj disi, sepse mund të gjendet diçka nëpër kontejnerë, kurse dimrit nuk gjejmë diçka që vlen”, thotë ai.

Një skandal i vërtetë mund të cilësohet ky lajm, por se është i vërtetë dhe ekziston si fenomen, ku gratë nga Shqipëria e Veriut shiten për 500 euro tek maqedonasit, madje edhe të shkuar në moshë.

Një histori të tillë e ka sjellë në vëmendje gazeta maqedonase "Dnevnik", ku thekson se të moshuar maqedonas marrin gratë shqiptare të reja nga zonat e veriut të Shqipërisë, duke paguar jo shumë para, transmeton Zhurnal.

Bashkëbiseduesit e gazetës tregojnë se njohja me nuset shqiptare bëhet përmes ndërmjetësuesve.

Madje, një fenomen i tillë për shumë persona është shndërruar edhe në një biznes përfitimi material.

Mësohet se në kërkim të nuseve shqiptare, për beqarët maqedonas, janë vënë edhe krerët e komunave.

Një nga ta është kryetari i Komunës Makedonski Brod Milosim Vojneski, i cili thotë se ka kontakte të vazhdueshme me shkues nga Korça.

Ai është i interesuar t’u gjejë nuse rreth 200 beqarëve nga kjo komunë, ku tashmë janë regjistruar rreth 80 martesa me nuse nga Shqipëria.

Madje, shumica e nuseve shqiptare janë të deklaruara si myslimane, por se ata s'e kanë problem kurorëzimin më tej në kishë.

Raste të ngjashme në shtyp janë publikuar edhe më parë, kur nuset shqiptare blihen, jo vetëm nga maqedonasit, por edhe nga serbët, përgjithësisht të shkuar në moshë.

Kabineti i Izraelit miratoi një projektligj të ri me anë të të cilit shteti perceptohet si një shtet çifut.

Sipas projektligjit parashikohet që ligjet në Izrael të rregullohen duke u frymëzuar nga ligjet fetare dhe që gjuha arabe të nxirret nga të qenit gjuhë e dytë zyrtare.

Ky projektligj që përjashton arabët, të cilët përbëjnë 20% të popullatës së Izraelit, nga ana e organizatave të të drejtave të njeriut cilësohet si një hap drejtë fashizmit.

Madje edhe partitë e moderuara të djathta që janë partnere të koalicionit qeverisës dolën kundër këtij projektligji. Që projektligji të ratifikohet është e nevojshme të miratohet edhe në Knesset, parlamentin e Izraelit.

Të gjitha skenaret që propozojnë zgjedhjen e problemit izralito-palestinezë me dy shtete ose me një shtet të vetëm, me vete sjellin edhe rregulloren me anë të të cilës do të njihen identitetet arabe dhe çifute.

Me mijëra spanjollë manifestuan në Madrid për t’i kërkuar qeverisë që të përmbushë angazhimin e tij për të ngushtuar të drejtat e femrave për të abortuar.

Duke mbajtur flamuj që kishin sloganin “Çdo jetë vlen!”, manifestuesit parakaluan në kryeqytet, duke fërshëllyer me zemërim ndërkohë që kalonin para selisë së Partisë Popullore (PP, konservatorë), sipas gazetarëve në terren.

“Abortues, vrasës!”, bërtisnin disa. “Po jetës, jo aborit!”, therrisnin disa të tjerë.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, kishte premtuar para se të zgjidhej në vitin 2011 se do të forcojë ligjin mbi abortin, por hoqi dorë nga ky projekt në shtator për shkak të mosmarrëveshjeve mbi këtë çështje brenda partisë së tij.

Kjo tërheqje ka ngjallur zemërimin e shumë përkrahësve të tij, që kërcënojnë se nuk do të votojnë më për atë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të parashikuara në dhjetor 2015./trt/

Një palestinez është vrarë nga të shtënat e forcave izraelite në Rripin e Gazes, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky është incidenti i parë që ka ndodhur në tre muajt e fundit që kur Izraeli dhe grupet palestineze të rezistencës arritën një marrëveshje për armëpushim në enklavën e rrethuar palestineze.

32 vjeçari Fadil Halawa u qëllua nga ushtari izraelit në Gazën Veriore. bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qodra.

Ushtria e Izraelit ende nuk ka komentuar ngjarjen.

Marrëveshjen e armëpushimit ndërmjet dy palëve u arrit më 26 gusht në Kajro, me të cilën ka përfunduar ofenziva Izraelite në Rripin e Gazës.

Në sulmet e forcave izraelite që zgjatën nga 7 korriku, janë vrarë 2.160 palestinez, shumica civilë, ndërsa mbi 11.000 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike, e ata të Partisë Demokratike, vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për postin e kryeministrit. Burime të Televizionit Rrokum brenda grupeve punuese për ndarjen e resorëve dhe planin qeverisës, thonë se posti i kryeministrit nuk është definitiv.

Sipas këtij burimi, pozita e të parit të qeverisë po diskutohet. Dhe, nëse kryeministër do të jetë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, atëherë PDK do të ketë tetë ministri, ndërsa LDK shtatë. Katër ministri do t’ju jepen partive minoritare.

Por, në rast se PDK nuk lëshon pe dhe vazhdon të insistojë që Hashim Thaçi të mbetet kryeministër, atëherë ai do të drejtojë Qeverinë edhe për dy vjetët e ardhshme, derisa presidentes aktuale, Atifete Jahjaga, t’i kalojë mandati. Pastaj, më 2016 Thaçi kandidon për postin e presidentit, e në karrigen e kryeministrit vendoset Isa Mustafa apo Lutfi Haziri.

Rrokum ka siguruar edhe disa nga emrat e mundshëm për ministra, të cilët janë diskutuar në takimin e fundit të grupit punues.

Disa prej ministrave të ardhshëm të qeverisjes PDK-LDK janë: Bardhyl Meta (ministër i Zhvillimit Ekonomik), Sadri Ferati (ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale), Valon Murtezaj (ministër i Punëve të Jashtme), Skender Hyseni (ministër për Integrime Evropiane).

Grupi punues ka mbetur të vendos ndërmjet dy emrave për ministër të Shëndetësisë - Bekim Haxhiun apo Bajram Rexhepin.

Blerand Stavileci do të mbetet ministër i Bujqësisë ose i Administratës Publike. Memli Krasniqi, aktualisht ministër i Kulturës, ka mundësi të mbetet aty ku është, megjithëse kjo Ministri mund të jetë një nga katër ministritë që mund t’ju takojë minoriteteve.

Agim Çeku do vazhdojë të mbetet ministër i Forcës së Sigurisë. Ndërsa, Ministria e Arsimit po synohet t’i besohet Ferid Aganit - kryetar i Partisë së Drejtësisë.

Grupet punuese do të mblidhen të hënën. Rrokum po ashtu mëson se seanca për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit nuk do të mbahet mbajt deri në fund të javës që vjen, përkatësisht deri në ndarjen e tanë resorëve ministrorë. /Rrokum/


KUSH JANË MINISTRAT E ARDHSHËM by RrokumTelevision

Për më shumë se shtatë orë, 57 punëtorë të Minierës “Trepça” kanë mbetur të ngujuar brenda në minierë.

Minatori Shefqet Cimili që doli me grupin e tretë të këtyre punëtorëve nga horizontet nëntokësore të “Trepçës”, u ankua për mungesë ushqimi e uji.

“Nuk ka pasë as ushqim, s’ka pasë as ujë. Më ka mungu gjithçka, po shyqyr që dolëm”, tha Cimili.

Ai doli me liftin me të cilin transportohet xehja. Dalja me një lift të tillë është shumë e mundimshme, pasi nuk është i dizajnuar për njerëzit. Minatorët gjatë tërë rrugës që i nxjerrin mbi sipërfaqe qëndrojnë të kërrusur.

Çdo dalje e minatorëve shoqërohet me duartrokitje të njerëzve që po qëndrojnë para hyrjes së minierës.

Ismet Hajzeri, njëri nga minatorët e ngujuar tha: “I kanë pasë disa vështirësi të vogla, por minatorët janë mësuar me to, kështu që po vazhdojnë me dalë. Gjendja e minatorëve është e mirë”, tha Hajzeri.

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, tha se problemi i sotëm ndodhi për shkak të teknologjisë së vjetruar. /kallxo.com/

Drejtoria për çështje religjioze pranë Qeverisë turke mbrëmë paralajmëroi se do të ndërtojë xhami në kampusin e secilit universitet shtetëror në vend.

“Në proces të ndërtimit janë xhamitë në mbi 80 universitete. Pesëmbëdhjetë prej tyre tashmë janë të hapura për besimtarët dhe do të hapim 50 të tjera gjatë vitit 2015″, deklaroi Mehmet Gurmez, shef i Drejtorisë për çështje të religjionit.

“Ka 20 milionë të rinj në vendin tonë dhe ne dëshirojmë të mund të arrijmë tek secili prej tyre”, sqaroi Gurmez, cituar nga Anadollia.

Sipas tij, imamët të cilët marrin rroga nga qeveria në pajtim me ligjet në Turqi, do të jenë përgjegjës që në çdo xhami t’u ofrojnë ndihmë të rinjve të cilët janë në gjendje të rëndë.

“Ne u kushtojmë rëndësi të madhe xhamive nëpër universitete. Kjo është mënyra e vetme që xhamitë të kthehen në jetën, qytetet dhe zemrat e njerëzve tanë”, potencoi Gurmez.

Për disa orë kanë mbetur 50 minatorë të bllokuar në minierë.

Bllokimi ka ndodhur si pasojë e prishjes së liftit që përdoret për transportin e punëtorëve.

Klan Kosova raporton se nuk ka të lënduar dhe se po bartja e punëtorëve do të bëhet me makinat me të cilat nxirren jashtë xehet.

Ndër karakteristikat e fshatit Bresanë është edhe tradita që ka në ruajtjen e kultivimit të vlerave kombëtare dhe fetare.

Si karakteristikë është edhe fakti se është ndoshta ndër fshatrat e rrallë që ka dy xhami. Njëra ndër to, e ndërtuar së voni, llogaritet si më e madhja në trojet shqiptare, dhe jo vetëm.

Arsyeja e ekzistimit të dy xhamive, sipas imamit Kasam Muhameti, është sepse sidomos pas vitit 1990 filloi të shtohej xhemati në xhaminë e vjetër, transmeton Telegrafi.

“Në mungesë hapësire të mjaftueshme për xhematin e shumtë, në vitin 1994 lindi ideja që namazi i xhumasë të falej në xhami në dy grupe, e po kështu të veprohej edhe për namazet e muajit të Ramazanit dhe gjatë festave fetare”, thotë Muhameti.

Insistimi për të ndërtuar edhe një xhami, sipas tij, u shtua shumë, por nuk u arrit të mblidheshin forca për t’ia filluar kësaj pune, mbase edhe për shkak se ishte kohë trazirash,kur pas pak do të shpërthente edhe lufta në Kosovë dhe në vitin 1999 do të dëbohej me dhunë nga okupatori serb popullata e të gjitha fshatrave të Opojës.

Pas luftës, me rikthimin në vatrat e tyre, përkatësisht më 2001 u mor vendimi nga udhëheqësit e fshatit dhe xhemati që të mobilizoheshin për të nisur ndërtimin e xhamisë së re aty ku ishte paraparë që në vitin 1995.

Më 2002, përkatësisht më 26 gusht 2002 ndodhi “mrekullia” dhe Bresana mblodhi forcat për t’i vënë gurthemelin xhamisë së re, natyrisht pasi ishin siguruar mjete materiale nga vetë xhemati.

Sipas Muhametit, me kontributin e xhematit filloi ndërtimi i bazës së xhamisë. Muret dhe kubetë e xhamisë mbetën pa u ngritur për një kohë të gjatë për shkak të mungesës së mjeteve.

Ai shton se më 2006, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës gjithashtu siguroi një fond për muret dhe kubetë e xhamisë së re, por ato nuk u punuan sepse projekti kërkonte investim më të madh.

“Ky fond ishte i pamjaftueshëm për t’u vënë në funksion xhamia, sepse kishte mbetur pa dyer e dritare, muret ishin të palyera brenda dhe jashtë, nuk kishte rrjet elektrik dhe as qilima në dysheme. Megjithatë, nga viti 2007 xhemati filloi të falte namazin e xhumasë dhe ato për festa fetare”, thekson imami Muhameti.

Ndërkaq, shton ai, në shtator të vitit 2009 u organizuan një grup për të punuar dhe për investime në xhaminë e re.

Kjo iniciativë, sipas tij, u mbështet dhe u përkrah fuqishëm nga xhemati, saqë disa prej tyre shitën tokë për të kontribuar në xhami, disa nga xhemati dhanë kontribut edhe në vlera: 5000, 10000, 15000, 20000 eurosh, por pati edhe të tillë që kontribuuan edhe në vlerë prej 30000 eurosh.

“Në nëntor të vitit 2009 u hap solemnisht xhamia e re me brendinë e xhamisë të gatshme për t’u falur xhemati, u vu gurthemeli i dy minareve dhe ato u ngritën dhjetë metra. Megjithëkëtë, për shkak se bëheshin punime edhe në oborr të xhamisë – në xhami faleshin vetëm xhumatë”, bënë të ditur Kasam Muhameti.

Sipas imamit të xhamisë, tashmë xhamia posedon edhe automjetin për transportimin e kufomave.

Gjithashtu, aty janë rregulluar edhe parkingu, oborri dhe fontana. Në xhami është i instaluar edhe uji alternativ, që zakonisht përdoret për mirëmbajtjen e hapësirës së gjelbëruar. Kjo xhami me respekt mban emrin e mësuesit të nderuar të këtyre trevave, myderriz Rexhep Ismaili.

“Është xhamia më e veçantë në trojet shqiptare, sepse është më e madhja dhe e vetmja deri tash me katër minare”, thotë imami Muhameti.

Ai, thotë se në këtë kontribut gjithashtu nuk duhet harruar as mbështetja e kuvendit komunal, i cili gjithmonë i ka përkrahur.

“Në të dy xhamitë aktualisht mësimet islame i vijojnë më shumë se treqind nxënës filloristë e të rritur”, përfundon Muhameti. /Telegrafi/

[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=Bwzuk2D8ihw[/youtube]

Nën udhëheqjen e Partisë më të madhe opozitare në vend Partia Demokratike dhjetra parti politike, sindikata të pavarura dhe shoqëria civile janë mbledhur përpara godinës së qeverisë për të protestuar kundër qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përpara godinës së bashkisë së Tiranës aty ku ishin mbledhur qindra mijëra njerëz nën udhëheqjen e liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish liderit të kësaj force politike Sali Berisha u mblodhën në sheshin Skënderbeu dhe marshuan drejt godinës së qeverisë aty ku ishte ngritur edhe një skenë ku dhjetra qytetarë ndanë problemet e tyre me njerzit që ishin mbledhur.

Qytetarët janë mbledhur për të protestuar siç pretendojnë ata kundër rritjes së taksave në përgjithësi si dhe mos realizimin e premtimeve elektorale nga ana e qeverisë aktuale.

Protestuesit kanë ngritur pankarta me mbishkrime ku injorizohej qeveria për premtimet e dhëna si dhe kanë kundërshtuar veprimet e fundit të policisë së shtetit duke i thënë “jo shtetit policor”.

Lideri Demokrat Lulzim Basha në fjalimin e tijë para qindra mijëra qytetarëve ka thënë se kjo është një qendresë dhe një tregim se veprimet që ben Kryeministri i Shqipërisë do të hasin në një pengesë të madhe.

“Ne jemi në shesh ndërsa ai ka zgjedhur që sot të futet në bunkierin e Enver Hoxhës për tu fshehur” tha Basha.

Basha në fjalën e tij tha që ka ardhur në këtë shesh pasi është konsultuar me shumë njerëz në rrethe të cilët janë përpara shumë padrejtësive.

Basha në fjalën e tij gjithashtu ka thën se kundër premtimit të tyre për një Shqipëri me duar të pastra dyshja Rama Meta sollën shtetin policor.

Basha në vazhdim të fjalës së tij i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama të mos luaj me durimin e qytetarëve dhe ti japë fund qeverisjes imagjinare.

Ai kundërshtoi rritjen e taksave duke i thënë kryeministrit se kjo gjë nuk ka për ti shërbyer ekonomisë së vendit dhe se kjo është nje mbushje e buzhetit pa menduar.

Nga ana tjetër Kryeministri Rama ka ironizuar protestën e sotme të opozitës në faqen zyrtare të tij në rrejtin social Facebook.

Rama duke postuar një fotografi ku shihet një shtepi e cila ështe pa leje dhe e ndërtuar mbi trotuar. Shtepia në fjalë sipas Ramës e merr energjinë elektrike pa leje nëpërmjetë shtyllës së ndrisçimit të rrugës të cilën e kanë bërë pjesë të shtëpisë.

Kjo është protesta e katërt e opozitës shqiptare e drejtuar nga lideri i ri i saj Lulzim Basha.

Basha duket se ka kaluar provën e protestës me sukses pas akuzave se në krye të partisë gjendet akoma ish lideri i kësaj partie Sali Berisha.

Ndërkohë që qindra forca policore kanë rrethuar sheshin përpara Kryeministrisë për të siguruar këtë protestë pranë godinës së qeverisë janë vënë re vetëm police femra. Taktikë e cila është ndjekur shpesh nga policia shqiptare kohët e fundit./AA/

Parlamenti Evropian ka ndërmarrë një tjetër nismë për njohjen e Palestinës si shtet i pavarur.

Eurodeputeti socialist francez, Gilles Pargneaux, ka paraqitur për votim një projektrezolutë, që parashikon njohjen e ekzistencës së Palestinës si shtet dhe që do të diskutohet gjatë seancave të javës së ardhshme.

Në rast se projektrezoluta përfshihet në agjendën e punimeve të PE-së, votimi do të bëhet më 27 nëntor.

Pargneaux, anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme në Parlamentin Evropian, në një postim të tijin në një rrejt social, deklaron se PE-ja mund të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, duke njohur Palestinën si shtet.

"Parlamenti Evropian duhet të veprojë menjëherë për zgjidhjen e problemit në fjalë", shkruan deputeti francez në postimin e tij.

Miratimi i projektrezolutës së sipërcituar, ku parashikohet njohja e Palestinës nga Parlamenti Evropian, mbart rëndësi nga pikëpamja simbolike, pasi shërben më tepër për ta ngritur dhe mbajtur gjallë këtë çështje në agjendat e qeverive të shteteve anëtare të BE-së.

Socialistët francezë në mazhorancë paraqitën të premten një projektrezolutë për njohjen e Palestinës, një nismë kjo që pason të tilla të ngjashme në Angli, Spanjë, Irlandë dhe Suedi. Në rast se rezoluta e paraqitur në Parlamentin e Francës do të përfshihet në agjendën e punimeve, parashikohet që të diskutohet më 28 nëntor dhe të votohet më 2 dhjetor./trt/

Selia e Degës së parë të LDK-së në Prishtinë, në lagjen Kodra e Trimave, ka qenë cak i një sulmi nga persona tash për tash të panjohur.

Zyra e kësaj dege, e cila ndodhet në rrugën “Vëllezërit Fazliu” është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë hetimin e këtij rasti. Përveç thyerjes së xhamave nuk ka pasur dëme tjera materiale, transmeton RTK.

Ky akt vandal vjen një ditë pasi kjo degë nëpërmjet një njoftimi është shprehur kundër marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK. Megjithatë, kryetari i kësaj dege, Ismet Beqiri, ka reaguar menjëherë dje kundër njoftimeve se Dega I e partisë së tij ka reaguar kundër koalicionit PDK-LDK.

Ai ka thënë se kjo degë nuk është takuar fare dhe rrjedhimisht nuk ka pasur mundësi të ketë reagim të saj.

Pamjet filmike janë realizuar nga gjermanët në qytetin e Prizrenit gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria (Kosovë), ishte pushtuar nga Gjermania Naziste.

Kosova në këtë video paraqitet një vend oriental i prapambetur ku edhe sfondi i muzikës është i zhanrit oriental. /Zeri/

[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=1TfFdXlfRaE[/youtube]

Qeveria palestineze ka marrë një propozim nga Katari, i cili ka për qëllim të sigurojë 20.000 vende pune palestinezëve nga Rripi i Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Palestinez i Punës, Mamoun Ebu Shahla, tha për Anadolu Agency (AA) se Doha ka paraqitur një plan për punsimin e 20.000 banorëve të Gazës.

Detajet e propozimit për punësimin e palestinezëve do të diskutohen gjatë vizitës së ministrit në Katar në një kohë sa më të shkurtër, shtoi Abu Shahla.

Ministri po ashtu shtoi se propozimi synon lehtësimin e krizës së papunësisë në Rripin e Gazës së bllokuar, ku përqindja e papunsisë kaloi 65 për qind, që nga koha kur forcat izraelite filluan sulmet intensive këtë verë.

Përqindjen e papunësisë e vërtetoi një organizatë palestineze joqeveritare që angazhohet për lirimin e rrethimit të Rripit të Gazës dhe po ashtu vuri në dukje se përqindja e të varfërve në Rripin e Gazës, pas ofanzivës të përgjakshme ka arritur në 90 për qind.

Edhe para ofensivës fundit, Gaza ka qenë nën bllokadë izraelite dhe sulmeve nga deti, toka dhe ajri, që nga viti 2006.

Bllokada është ashpërsuar pas vitit 2007 lëvizja palestineze Rezistenca e Hamasit morën kontrollin e territorit bregdetar nga rivalet e Fatahut.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me marrëveshjen në parim për qeverisja të vendit nga PDK-ja dhe LDK-ja, nuk u diskutuan koalicionet por pozita e kryeministrit.

“Këta ishin dy trupa, një karrige, pa asnjë tru”, është shprehur ai, derisa ka shtuar se qeverinë këto dy parti e kanë ndarë si me thikë.

Sipas tij në këtë marrëveshje ka ndikuar ambasadorja amerikane, Tracy Jacobson.

Kurti në një konferencë për medie të mbajtur të enjten, ka thënë se është i bindur që Jacobson i ka premtuar Mustafës mbylljen e lëndëve që Komuna e Prishtinës, i ka dorëzuar në Prokurori kundër tij, përcjell koha.net.

“Mbrëmë ka pasur pazar me dosje, nuk e nguci PDK-ën edhe militantët e SHIK-ut, krimin e organizuar e korrupsionin e tyre e ato 70 lëndë të futen në frigorifer në mënyrë që të mos fillojë veprimi lidhur me to që mund të qoj të përgjegjësia e Mustafës”, ka thënë Kurti.

Një amerikan ka bërë një eksperiment shumë interesant. Duke qëndruar para Universitetit “Berkeley” në Kalifornia, ka valëvitur flamurin e ISIS-it. Derisa mbante në dorë këtë flamur, fliste kundër Amerikës dhe lavdëronte ISIS-in. Askush nuk e sulmoi dhe as që ia tha ndonjë fjalë të keqe, përkundrazi, pati edhe që i uruan fat.

Pas pak, i njëjti mori flamurin e Izraelit dhe filloj ta valëviste. Një numër i madh i njerëzve e kundërshtojnë dhe e sulmojnë verbalishtë./Shembulli/

[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=kCBINSWCiAE[/youtube]

Sot rreth orës 12:00 i është hequr masa e arrestit shtëpiak anëtarit të LISBA-së, Fuad Ramiqit, njofton Radio Pendimi.

Anëtari i LISBA-së është liruar nga arresti shtëpiak pa ndonjë kusht. Lirimi i tij është i plotë dhe ai nuk ka asnjë ndalesë.

Fuad Ramiqi ishte arrestuar me 17 shtator me grupin e 13 të arrestuarve, ku shumica prej tyre ishin hoxhallarë, të akuzuar për terrorizëm dhe prishje të rendit kushtetues.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket arritjes së koalicionit të mbrëmshëm në mes të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Disa qytetarë të anketuar nga KosovaPress-i thonë se ky koalicion iu ka dashtë vendit tash e shumë kohë, por të tjerët mendojnë se ky koalicion është i dëmshëm për shtetin.

Shpëtim Statovci mendon se ky koalicion mund ta qoj vendin përpara.

“Qaj koalicion iu ka deshtë Kosovës. Me atë koalicion mundet me shku përpara se këto tjerat janë ma të vogla, kanë deputet ma shumë, munden me arrit më shumë, qaj është i mundshëm, e kemi prit”, ka thënë ai.

Mirëpo, Bekim Gashi mendon krejt ndryshe. Sipas tij, ky koalicion është tradhti nga Isa Mustafa.

“Unë e vlerësoj shumë të dëmshëm dhe kjo është një tradhti prej anës së LDK-së, prej Isa Mustafës - kaq mund të them. Nuk mund të jetë ky koalicion i qëndrueshëm”, ka theksuar ai.

Kurse, Selvije Zeneli, një qytetare tjetër thotë se e rëndësishme është që vendi të dalë nga kriza.

“Vallahi ishalla ju shkon mbarë, edhe na kem qef. Nashta edhe formohen se u bë boll që 6 muaj, ndoshta është edhe fundi”, ka deklaruar ajo.

Por, ka edhe qytetarë që janë shprehur skeptik me formimin e koalicionit PDK-LDK.

Adhurim Maka thotë se nuk ka vlerësim të qartë rreth këtij koalicioni që tashmë pritet t’i formoj edhe institucionet.

“Nuk e di, nuk kam koment, nuk e di, 5 muaj me prit, 5 muaj pa ditë çka me bo në fund ndodhi ajo që është dashtë me ndodh në fillim ose nuk e di”, ka thënë ai.

Ndërsa, Tefik Avdurrahmani thotë se ky koalicion është dashtë me ndodh tash e shumë kohë më parë.

“E vlerësoj shumë të mundshëm sepse ashtu është dashtë me qenë para kohe dhe tash me vonesë, këtë që e kanë formu nuk më ka ardh mirë. Para zgjedhjeve është dashtë bashkimi me ndodh jo pas zgjedhjeve”, është shprehur ai.

Këto mendime të qytetarëve kanë ardhur pas arritjes së koalicionit të mbrëmshëm në mes të PDK-së dhe LDK-së për nxjerrjen e vendit nga kriza politike pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ku shumicën e votave e kishte marrë PDK-ja por që nuk kishte vota të mjaftueshme në kuvend për t’i formuar institucionet e shtetit. /KP/

Isa Mustafa do të udhëheq ekzekutivin e vendit në koalicionin në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Posti i kryeministrit Mustafës do t’i takojë në bazë të marrëveshjes për koalicion të arritur sonte në mes të lideri të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të LDK –së, me ndërmjetësimin e Ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson dhe Presidentes Atifete Jahjaga.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, do të bëhet President i Kosovës në vitin 2016, atëherë edhe kur i përfundon mandati presidentes aktuale, Atifete Jahjaga.

Marrja e postit të presidentit nga Thaçi është përfolur në vazhdimësi si një mundësi, në rast se do të arrihej marrëveshja PDK-LDK, e cila edhe u arrit sonte, transmeton express.

Pas situatës politike të krijuar në vend, e sidomos pas asaj që ndodhi mes Bllokut, LDK ka këmbëngulur se në qeveri do të jetë vetëm me postin e kryeministrit.

Ndërkaq për "lëshimin" e këtij posti, kishte kohë që PDK pati dhënë shenja.

Derisa LDK kishte si kusht Kryeministrin, PDK në anën tjetër kishte kusht të jetë në qeverisje.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, sonte kanë bërë marrëveshje për koalicion qeverisës. Marrëveshja është bërë në zyrën e Presidentes Atifeta Jahjaga dhe në praninë e Ambasadores së SHBA-së, Tracey Ann Jacobson.

Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar presidentja Jahjaga përmes një postimin në facebook pa bërë të ditura detajet e marrëveshjes.

Lexojeni të plotë komunikatën e presidentes Jahjaga në Facebook:

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sonte në një takim të përbashkët me kërkesën e tyre kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të Kosovës. Në takim, me ftesën e Presidentes Jahjaga, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve, zotëri Thaçi dhe zotëri Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Të dy liderët politikë theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tonë.

Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin lehtësues në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në këtë proces.

Së shpejti, rreth 4500 besimtarë myslimanë do kenë mundësi të luten në xhaminë e madhe, që do të ndërtohet në qendër të kryeqytetit. Ky ishte vendimi i qeverisë, në lidhje me adresimin e të gjitha shqetësimeve të besimtarëve myslimanë. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Peleshi deklaroi sot, se qeveria ka marrë dy vendime tepër të rëndësishme. I pari është marrë në kuadër të masave për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në vend. Kjo ka të bëjë me mbështetjen e industrisë fasone, duke i rikthyer tatim fitimin 5%.

Qeveria do të themelojë fondin e mbështetjes së industrisë fasone, që për vitin 2014 kjo shkon në vlerën 2.5 milionë dollarë. Peleshi ftoi donatorët e brendshëm ose të huaj që të marrin pjesë në këtë fond, për të kontribuar  në një platformë të hapur jo vetëm për buxhetin e shtetit, por edhe donatorët e tjerë.

Vendimi i dytë ka të bëjë me një çështje të zvarritur prej kohësh, që është  ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës.

“Kjo zgjidhje, pra leja e ndërtimit të lëshuar dhe vendimi, i hapin rrugën rifillimit të punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, dhe një muzeu të interesit publik dhe bashkëjetesës fetare. Vendimi i sotëm ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë nga qeveria për të shpronësuar sipërfaqet private, mbi të cilat do të ndërtohet muzeu. Për këtë, kemi ndjekur të gjitha procedurat që ligji parashikon”, tha Peleshi./shekulli/

Ushtria izraelite ka mbajtur të arrestuar rreth 10.000 fëmijë palestinezë në zonën perëndimore të Jerusalemit, në periudha të ndryshme kohore, nga viti 2000 deri më sot, informoi një zyrtar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

"Izraeli nuk jep asnjë imunitet për fëmijët dhe rregullisht shkel marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, duke i poshtëruar apo torturuar ata, duke u mohuar atyre një gjykim të drejtë," tha Issa Qaraqe, kreu i Komisionit për të burgosurit palestinez të Organizatës së Çlirimit, thuhet në një deklaratë për media.

Në deklaratë, me rastin e 25-vjetorit të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Qaraqe shtoi se izraelitët mbanin nën arrest rreth 3.000 palestinezë, në periudha të ndryshme të qershorit të këtij viti, nga të cilat 30 për qind janë fëmijë. Shumica e fëmijëve të arrestua janë nga Jerusalemi, shton zyrtari.

Rreth 95 për qind e fëmijëve në paraburgim, keqtrajtohen fizikisht dhe torturohen, nga stafi i sigurisë izraelite, tha ai. Së paku edhe 300 fëmijë ende mbahen të arrestuar në burgjet izraelite, tha Qaraqe.

Asnjë zyrtar izraelit nuk ka komentuar mbi akuzat e Qaraqe. Në pjesët e pushtuara të Jerusalemit lindor shpërthyen tensione në fillim të korrikut të këtij viti, kur kolonët hebrenj rrëmbyen dhe vrarë një djalë palestinez nga rajoni Shuafat.

Atmosfera në qytet u bë edhe më e tensionuar, kur në fund të tetorit, autoritetet izraelite mbyllën kompleksin e xhamisë Al Aksa, pas vrasjes së një rabini. Në të gjithë Izraelin janë arrestuar më shumë se 7000 palestinezë, sipas Ministrisë palestineze të çështjes së të burgosurve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfundimisht ka vendosur që mos të vazhdojë bashkëpunimin me partinë e Isa Mustafës, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Partia e Ramush Haradinajt tani më edhe zyrtarisht është shprehur e hapur për koalicion ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma në një prononcim për “Zërin” ka deklaruar se partia e tij është ndier e tradhtuar nga LDK-ja.

“Ju e dini që Kosova proceset në të cilat jemi dhe të cilat na presim, dhe situate që po kalojnë kërkojnë në radhë të parë formim shumë të shpejt të institucioneve. Duke mos humbur kohë dhe duke mos ndërtuar bashkëpunime mbi parimet të pasigurta dhe të hamendura sikurse është dëshmuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pra nuk e përjashtojmë asnjë variant. I vetmi variant i përjashtuar është bashkëpunimi më tutje me LDK-në pas joseriozitetit që e dëshmoi ditëve të fundit”, ka thënë Luma për “Zërin”.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka kërkuar sektorit privat kuvajtian të investojë në sektorë të ndryshëm të vendit të tij, duke përgëzuar shtetin e Kuvajtit për kontributin e tij për zhvillimin e Shqipërisë.

Kryeministri ka dhënë një intervistë për Agjencine e lajmeve kuvajtiane “Kuna”, në kuadër të vizitës zyrtare dyditore që po zhvillon në Shtetin e Kuvajtit.

“Ne jemi gati të mirëpresim investimet private në Shqipëri, kështu mund të zhvillojmë edhe më shumë këto marrëdhënie duke mbështetur investitorët kuvajtian që të investojnë në shqipëri në sektorë të ndryshëm”, tha Rama, i cili i përshkroi marrëdhëniet me Kuvajtin si speciale.

Gjatë intervistës me Agjencinë Kuvajtiane të Lajmeve (KUNA), Rama u shpreh se kishte filluar takimet me sektorin privat në Kuvajt për të analizuar se si sipërmarrës të rëndësishëm mund të hapin biznese të rëndësishme në Shqipëri në fusha të ndryshme si pasuritë e paluajtshme, bujqësia, turizmi dhe uji.

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Kuvajtit dhe Shqipërisë fillojnë që në vitet 1990. Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria ishte nga vendet e para që dënuan pushtimin e Kuvajtit nga Iraku në gusht 1990.

Fondi Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab (KFAED) ka që prej vitit 1993 ka dhënë gjashtë hua praj 21,5 milionë dinarë kuvajtian (KD) (72,9 milionë dollarë) për projekte bujqësore dhe transporti në Shqipëri.

Rama, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Ekonomisë, tha se do të takohet me Madhërinë e tij Sheikun Amir Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe Madhërinë e tij kryeministrin Sheiku Jaber Mubarak Al-Hamad Al-Sabah si dhe zyrtarët e KFAED-s.

Kryeministri shqiptar, i shoqëruar gjithashtu edhe nga katër anëtarë të parlamentit, tre kryetarë komunash dhe një delegacion prej 16 përfaqësuesish të bizneseve, tha se KFAED ka luajtur një rol të rëndësishëm në periudhën e vështirë të tranzicionit shqiptar.

Kuvajti dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme për të promovuar dhe mbrojtur investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, teknik, ligjor dhe gjyqësor.

Një forum ekonomik i sponsorizuar nga Dhoma Kuvajtiane e Tregtisë dhe Industrisë do të mbahet me rastin e vizitës së Ramës për tu fokusuar në shanset për tregti dhe investime që sjell një rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve./trt/

Parlamenti i Spanjës miratoi njëzëri rezolutën, e cila i kërkon qeverisë të nisë procedurat për njohjen e shtetit palestinez.

Teksti i rezolutës që u miratua sot në parlamentin e Spanjës, pas ndryshimeve të caktuara të kërkuara nga Partia Popullore në pushtet (PP), kërkohet "njohja e shtetit palestinez."

Teksti i rezolutës, i cili i është drejtuar qeverisë thuhet se "sipas ligjit ndërkombëtar të njihet shteti i Palestinës."

"Nisma për një shtet sovran palestinez duhet të mbështetet kryesisht nga Bashkimi Evropian, por edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar", sipas rekomandimit të Parlamentit të Spanjës.

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Garcia Margallo, pas seancës parlamentare, tha se një zgjidhje e qëndrueshme për krizën izraelito-palestineze kontribuon për paqen dhe stabilitetin në gjithë Lindjen e Mesme.

Deri tani, Suedia është vendi i vetëm ndër vendet evropiane që e ka njohur Palestinën. Përveç Suedisë, Palestinën e kanë njohur edhe shtatë shtete anëtare të BE-së, por para se të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Këto janë Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Rumania, Malta dhe Qiproja e Jugut. Përndryshe, Palestinën si shtet të pavarur e kanë pranuar më shumë se 130 shtete të botës.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po “dorëzohet” për të shkuar në një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, është partia e Ramush Haradinajt – AAK, e cila gjithnjë e më shumë po i afrohet Hashim Thaçit.

Burimet e gazetës “Zëri” kanë konfirmuar se gjatë gjithë ditës së martë janë zhvilluar takime “tinëz” ndërmjet zyrtarëve të PDK-së dhe atyre të AAK-së për t’ia lidhur kryet një koalicioni qeveritar.

Mirëpo në këtë drejtim thuhet se nuk ka munguar “shigjetimi” as në drejtim të LDK-së, edhe pse kjo e fundit duket më e vendosur për t’i qëndruar deri në fund sloganit “Anti-Hashim”. /Zëri/

Kriza politike në Kosovë, ka lënë në margjina dy nga problemet më të mëdha, papunësinë dhe varfërinë.

Një gjendje e tillë, kur ka zvarritje të formimit të institucioneve dhe mos adresim të problemeve, sipas sociologëve ka ndikuar që pakënaqësitë e qytetarëve të shënojnë rritje.

Raporti i fundit i Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në një anketë të bërë me qytetarë të Kosovës, ka vënë në pah se 79 për qind e qytetarëve të anketuar janë shprehur se janë ose të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin ekonomik dhe social në të cilën po shkon vendi.

Sociologu Shemsi Reçica, profesor në Universitetin e Prishtinës në një prononcim për Radion Evropa e Lirë vlerëson se qytetarët e Kosovës janë të zhgënjyer me liderët politikë, të cilët siç thotë ai, nuk ofruan zgjidhje të problemeve me të cilat qytetarët ballafaqohen.

“Pakënaqësia e qytetarëve për zhvillimet në përgjithësi në Kosovë nuk është e re. Kjo pakënaqësi lidhet kryesisht me varfërinë dhe papunësinë, në veçanti te të rinjtë, dhe sidomos me mungesën e perspektivës së tyre. Qytetarët e kanë vërejtur se lidershipi është pozicionuar për të siguruar vendet e tyre udhëheqëse në institucionet e Kosovës”, vlerëson profesor Reçica.

Lufta për pushtet që po bëhet nga liderët politik, shton Reçica i ka irrituar qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, qytetarët tashmë e kanë parë se liderët politikë para së gjithash po mendojnë për pozita udhëheqëse dhe shumë pak për qytetarët.

“Qytetarët janë bërë imunë në këtë gjendje dhe nuk po shohin një lidership që do t’i drejtonte në një rrugë të mirë dhe do t’i jepte udhë pakënaqësive të tyre”, thekson ai.

Kosova ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë. Nga 1.2 milion forcë punëtore, Kosova ka të punësuar vetëm 300 mijë sosh, pjesa e mbetur janë ose të papunë ose jo aktivë.

Këto norma alarmante të papunësisë prekin sidomos popullsinë e re të Kosovës.

Në varfëri të skajshme jetojnë 12.1 për qind të popullsisë, derisa janë 217 mijë kosovarë që jetonin me më pak se 1 euro në ditë.

Profesor Ismajl Hasani, ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në një shoqëri më të gjithë këto trende negative ekonomike dhe sociale, është e natyrshme rritja e pakënaqësive.

“Është legjitime rritja e pakënaqësive e qytetarëve në një shoqërinë të cilën ka devijuar shumë çka në ndërtimin institucional. Në një vend ku ka shifra alarmante për korrupsion për keqpërdorim të parasë publike ka edhe investigime për korrupsion në nivel më të lartë të mbikëqyrjes ndërkombëtare të rendit dhe legjitime, është legjitime që njerëzit të jenë të pakënaqur”, shprehet ai.

Kriza politike në Kosovë po vazhdon gati që gjashtë muaj. Mos konstituimi i institucioneve është vlerësuar se po e fut Kosovën në një krizë politike, financiare e buxhetore./rel/

Edhe një kosovar, i cili ishte radhitur në grupin e Shtetit Islamik, ISIS, është vrarë sot në luftën e Sirisë.

T. S. (emër i njohur për redaksinë), rreth 30 vjeçar nga fshati Zhur i Prizrenit është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Lajmin për Gazetën Blic e kanë konfirmuar të afërm të të vrarit.

Siç merr vesh Gazeta Blic ky i ri para një viti kishte shkuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it.

Sot ose nesër pritet të vendoset nëse blloku VLAN do të vazhdoj siç ishte tani e pesë muaj apo LDK do t’i marr AAK-së, postin e kryeministrit me rishikimin e marrëveshjes së 10 qeshorit. Ndërsa, si opsion i fundit flitet edhe ndarja e koalicionit paszgjedhor.

Megjithatë, përfaqësues të subjekteve që janë pjesë e Bllokut, kanë paralajmëruar se sot ose nesër do të jenë ditët vendimtare sa i përket të ardhmes së bllokut.

Kështu të paktën kanë thënë përfaqësuesit e Bllokut, pas takimit që patën të premten në orët e vona, ku Ramush Haradinaj tha se përderisa nuk ka marrëveshje tjetër, ajo e 10 qershorit mbetet në fuqi, madje sipas tij, do të mundohen ta ruajnë këtë shumicë, jo për inati të askujt por për të ecur përpara.

Kurse, të shtunën e të dielën që lamë pas, si përfaqësuesit e AAK-së, ashtu edhe ata LDK-së, janë shprehur se duan postin e kryeministrit, madje kanë filluar edhe ta akuzojnë njëri tjetrin për dështime.

Në anën tjetër, vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë për shtetet e Evropës Juglindore, Ernst Reichel, i cili është duke qëndruar në Kosovë, në përpjekje për të ndihmuar liderët partiakë për të gjetur një zgjidhje, si dhe deklaratat e ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson, e po ashtu të atij britanik Ian Cliff, që sa më parë të thirret seanca, janë shenjat e ndërhyrjes ndërkombëtare.

Ndryshe, ndërkombëtarët pritet të jenë aktiv edhe këtë javë kur pritet që vendi të dal nga kriza politike që ka ardhur pas zgjedhjeve të fundit.

Në qytetin gjerman Hannover të shtunën pasdite u mbajtën demonstrata nga ekstremistët e djathtë, të cilët kundërshtojnë "islamizimin e Evropës".

Jo larg nga vendi i protestës së tyre sot është mbajtur një tubim antifashist dhe antiracist.

Me mijëra persona kanë mbajtur protesta në vendin, ku pjesëtarët e të djathtës ekstreme dhe grupi i huliganëve protestuan kundër përhapjes së Islamit në Evropë.

Në sheshin prapa stacionit qendror të trenit në Hannover ishin mbledhur pjesëtarët e të djathtës ekstreme dhe tifozët e disa klubeve të futbollit, të cilët brohorisnin me slogane kundër të huajve dhe Islamit. Ndërkohë që vetëm 300 metra nga ky vend disa qytetarë protestuan kundër të djathtës ekstreme.

Simpatizantët e të djathtës ekstreme dhe huliganët mbanin nëpër duar pankarta me mbishkrimet "Stop islamizimit të Evropës", ndërsa në anën e kundërt u panë parulla të tilla si "Jo racizmit".

Policia e Hannoverit ndërmori masa të mëdha të sigurisë me qëllim për të shmangur incidentet e mundshme. Zëdhënësi i policisë së Hannoverit, Andre Puir deklaroi se protestat kanë zgjatur rreth tre orë dhe nuk janë shënuar incidente të mëdha.

"Në protestat e huliganëve ishin rreth tre mijë persona. Nuk ka asnjë të lënduar dhe protestat mbaruan në mënyrë paqësore", shtoi Puir./trt/

Pakënaqësia e qytetarëve të Kosovës  lidhur me punën e institucioneve kryesore është pasqyruar edhe në pyetjet që kanë të bëjnë me kënaqshmërinë e tyre me drejtimin politik në të cilin po shkon Kosova.

Kështu thuhet në hulumtimin “Pulsi publik“ të UNDP dhe USAID, i cili ofron një pasqyrë të saktë të treguesve kyç dhe rezultateve të anketës së pulsit publik.

Ky hulumtim përfshin periudhën nga prilli deri nëntor të vitit 2014 dhe ndjek traditën e raporteve të mëparshme duke shqyrtuar situatën e ndryshueshme në Kosovë në fushën politike, ekonomike, të sigurisë dhe zhvillimit.

Hulumtimi nxjerr se vetëm 5% të kosovarëve duket të jenë të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin e tanishëm politik të Kosovës (në krahasim me 21% në prill 2014).

Shumica e kosovarëve duket se janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me drejtimin e tanishëm politik të Kosovës (72%, krahasuar me 42.5% në prill të vitit 2014).

Rreth 39% të kosovarëve janë përgjigjur pozitivisht kur janë pyetur nëse janë të gatshëm të protestojnë për arsye politike. Përqindje më e lartë e serbëve (49.5%), në krahasim me respondentët shqiptarë (39.1%) kanë pohuar se do të ishin të gatshëm t’ju bashkohen protestave politike. Vetëm 18.5% të pjesëtarëve të grupeve të tjera etnike kanë deklaruar se do të protestonin kundër situatës aktuale politike.

E Lëvizja Vetëvendosje! tashmë ka paralajmëruar se nëse nuk thirret vazhdimi i seancës konstituive nga kryesuesja e kësaj seance, Flora Brovina, do ta përdorë edhe alternativën për protesta dhe demonstrata të qytetarëve.

Protestën si forëmë për të shprehur pakënaqësinë për situatën e krijuar në vend e kanë parë edhe shoqëria civile, por ka bërë të ditur se nuk do t’iu dalë në përkrahje atyre që thirren nga ndonjë parti politike.

Ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy ann Jacobson, në një debat publik kishte thënë se nuk duhet të kërkohet zgjidhja e krizës politike në vend përmes protestave.

E lidhur me këtë deklaratë analisti Shpend Kursani kishte thënë se është e padrejtë të delegjitimohen protestat, sidomos kur një protestë do të organizohej jo nga partitë politike që veprojnë për ta kapur pushtetin, por nga qytetarë të pakënaqur me këta politikanë, siç i ka quajtur ai, të korruptuar./kosovalive/

Në Gaza dje u mbajtën protesta kundër provokimeve të fundit izraelite dhe shkeljeve të drejtave të muslimanëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Në organizim të lëvizjes Al-Ahrar, një numër i madh i njerëzve u mblodhën dje para ndërtesës së parlamentit në Gaza për të treguar revoltën e tyre të provokimeve izraelite në Jerusalem.
Protestuesit e mbledhur brohorisnin me parulla në mbështetje të Al-Aksa-s, duke thënë se është shumë e rëndësishme që të vazhdojë rezistenca e palestinezëve.

Udhëheqësi i lëvizjes Al-Ahrar, Halid Ebu Hilal tha se duhet të mblidhen vendet arabe dhe e tërë bota islame që të bëjnë diçka më tepër për ti parandaluar shkeljet e të drejtave të muslimanëve në Al-Aksa.

"Izraeli asnjëherë më nuk guxon ta prek Al-Aksën, ndërsa palestinezët duhet ta vazhdojnë rezistencën," tha ai.

Përfaqësuesi nga radhët e Hamasit, Mushir el-Misrin iu bëri thirrje palestinezëve për intifadë të re në mënyrë që, siç thotë ai, për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa nga Izraeli.

"Ajo që për momentin ndodh në Jerusalem është një nga planet më të rrezikshme në histori," tha al-Misrin. Tensionet e fundit mes Izraelit dhe Palestinës filluan pasi pala izraelite disa javë më parë ndaloi hyrjen e muslimanëve në kompleksin e xhamisë Al- Aksa.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në fjalën që mbajti dje në Samitin e Udhëheqsve Fetarë Myslimanë të Vendeve të Amerikës Latine tha se ata që e ngrejnë botën në këmbë për Kobanin nuk shqetësohen aspak kur bëhet fjalë për Halepin.

“Planet po bëhen tinzërisht dhe mbi këto planet duhet qëndruar”, theksoi Erdoan.

“Ajo që na takon neve deri në frymën e fundit është të flasim dhe shpjegojmë Krijuesin si dhe t’i ftojmë njerëzit në rrugën e Krijuesit”, cilësoi ai.

“Me institucionet tona kombëtare dhe me ato ndërkombëtare ku jemi pjesëmarrës punojmë për të hedhur në çdo vend themelet e paqes, miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit. Me institucionet tona siç janë TIKA, Gjysmëhëna e Kuqe, AFAD, Institutet Junus Emre, TRT, Agjencia Anadolli e lajmeve, Departamenti i Bashkëatdhetarëve dhe Komuniteteve Farefisnore po bëjmë përpjekje për të qenë pranë të shtypurve, të pafajshmeve, të skamureve, miqve dhe vëllezërve tanë”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdpoan.

“Shikoni gjendjen e kompleksit Al-Aksa... Çfarë do të bënte bota në qoftë se një diçka e tillë do të kishte ndodhur në vendet tona kundër faltoreve të tyre? A e ka ngritur njeri zërin për ato që kanë ndodhur në Ak-Aksa? Çfarë do të bënte bota nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur kundër kishave? Por siç e shikoni, ne nuk lejojmë kurrën e kurrës që të ndodhë ndonjë veprim i tillë në vendete tona. Cila është arsyeja? Sepse në fenë tonë nuk bëhet fjalë për një sulm të tillë, për një shkatërrim e rrënim të tillë. Xhamia Al-Aksa nuk u takon vetëm palestinezëve. Ajo është një nga dy kiblet e myslimanëve në mbarë botën. Si rrjedhim kemi të bëjmë me një detyrë, përgjegjësi që na takon të gjithëve. Por shikoni edhe një botën, a po e ngreh zërin ajo përballë gjithë këtyre veprimeve?, vijoi Erdoan.

Cili është ai që mund të thotë se ata që e përdorin fenë e paqes, Islamin, për të emërtuar organizatat e tyre të pista terroriste, rrjetet e tyre kriminale, se po i shërbejnë islamit, se janë në rrugën e Kur’anit dhe Sunetit? Kush mund të pretendojë që ata që kanë tradhtuar atdheun e tyre dhe myslimanët për llogari të vendeve dhe vatrave të tjera janë duke e respektuar Islamin, se janë vullnetarë për t’i shërbyer Islamit?, tha Erdoan./trt/

Mërgim Mavraj është shprehur krenar për barazimin e Shqipërisë në ndeshjen miqësore ndaj Francës (1-1) duke falënderuar Zotin në radhë të parë, ndërkaq i ka uruar edhe dy lojtarët që debutuan, Arlind Ajeti dhe Herolind Shala.

22-vjeçari ishte autor i golit të kuqezinjve, prandaj ka arsye më shumë për t’u gëzuar.

“Alhamdulillah! Urime Shqipëri! 1-1 në Francë është rezultat fantastik. Krenar!”.

“I uroj vëllezërit e mi, Arlind Ajeti dhe Herolind Shala, për ndeshjen e parë në kombëtare Ju shkoftë mbarë”, shkruan në postimin e Mërgimit në Facebook, transmeton Telegrafi.

 

Një nga xhevahiret e trashëgimisë kulturore të Prishtinës, Xhamia e Jashar Pashës, e ndërtuar në shekullin XV dhe e rindërtuar në shekullin XIX nga Jashar Mehmet Pasha, një qytetar i pasur i Prishtinës dhe guvernatori i Shkupit në vitin 1842, sipas të cilit edhe mori emrin. Ajo gjendet saktësisht në qendër të Qendrës Historike të Prishtinës, afër Xhamisë së Çarshisë (e ndërtuar në shekullin e 15-të nga Sulltan Bajaziti për të përkujtuar fitoren e osmanëve në vitit 1389), Shatërvani dhe Muzeu i Kosovës, në një anë; përball ka Parkun Arkeologjik, kurse mbi të gjenden Xhamia e Mbretit apo Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut (e ndërtuar në vitet 1460-1461 nga Sulltan Mehmeti II – Pushtuesi, 8 vjet pas rënies së Konstantinopolit) dhe Sahat Kulla.

Xhamia e Jashar Pashës është pjesë e kompleksit i cili paraqet historinë, kulturën dhe traditën e gjithë atyre që jetojnë dhe kanë jetuar ndër shekuj, në Prishtinë. Mirëpo, kjo pasuri e jashtëzakonshme e peisazhit kulturor dhe historik të Prishtinës, që nga paslufta e Dytë Botërore, ka pësuar ndryshime të mëdha nga pamja e saj burimore, më së shumti për shkak të restaurimeve joprofesionale të cilat janë bërë gjatë kohës së komunizmit dhe e kanë dëmtuar tej mase. Dëmtimet ishin aq të mëdha sa që, në fillim të vitit 2012, Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës vendosi ta mbyllte xhaminë për besimtarët e vet, për shkak të rrezikut nga rrënimi, si pasojë e çarjeve dhe dëmeve të tjera që i kishte pësuar xhamia.

Duke qenë se, Qeveria e Kosovës, gjerësisht, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit i kushton rëndësi të veçantë trashëgimisë kulturore, ajo në pajtim me Bashkësinë Islame të Kosovës, së bashku nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me TIKA-në, Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë, për ta restauruar dhe për t’ia kthyer shkëlqimin e dikurshëm.

Koordinatori i TIKA-së në Kosovë, Eyup Yavuz Umutlu, duke folur për Anadolu Agency mbi punimet restauruese që janë duke u bërë në Xhaminë e Jashar Pashës, shpjegon se TIKA, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e Ballkanit, ku sipas raportit të vitit 2013, në 120 vende të botës e shtrirë veprimtarinë e vet, si një nga sektorët më të rëndësishëm e ka atë të restaurimit të monumenteve historike dhe trashëgimisë kulturore.

“Restaurimet janë një nga sektorët në të cilët ne ndihmojmë këtu në Kosovë. Bazuar në këtë, ne kemi filluar restaurimin e xhamisë së Jashar Pashës, në gusht të vitit 2014. TIKA  është përgjegjëse për komplet projektin, duke filluar nga hartimi i projektit të restaurimit, realizimi i punëve, mbikëqyrja e tyre dhe mbi të gjitha, komplet shpenzimet e punimeve i bartë TIKA” tha Umutlu i cili vlerësoi se punimet po shkojnë mirë përkundër vështirësive të mëdha.

“Natyrisht, punët e restaurimit, vetvetiu janë punë shumë të vështira, në veçanti nëse këto restaurime bëhen jashtë vendit (Turqisë). Restaurimin, aktualisht është duke e bërë një kompani turke. Është një nga firmat më me emër dhe e respektuar në Turqi, në lëmin e restaurimit. Duke i falënderuar planifikimit të mirë të punëve nga kjo firmë, si dhe fillimit të mbarë, restaurimi po zhvillohet me ritëm të paraparë dhe për mrekulli”, shpjegon koordinatori i TIKA-së dhe thotë se, pas sigurimit të gjitha kushteve të nevojshme administrative që TIKA të realizojë projektin dhe fillimit të punimeve në shtator të këtij viti, pritet që procesi restaurimit të zgjasë 2 vjet dhe Xhamia e Jashar Pashës të rihapet në gusht 2016.

Eksperti i cili po i udhëheq punimet e restaurimit, arkitekti Fahrettin Emrah Köşgeroğlu nga kompania Sema Proje e Ankarasë, rrëfen për telashet e mëdha me të cilat janë ballafaquar në fillim të punimeve, si pasojë e një restaurimi i cili është bërë në kohën e ish-Jugosllavisë, sidomos në minaren e xhamisë, në pjesën e epërme.

“Pjesa e epërme e projektit ishte në gjendje shumë të keqe, përkatësisht, kulmi i minares është dashur të hiqet plotësisht, siç e keni parë dhe ajo është dashur të rehabilitohet nga fillimi” tha Fahrettin Köşgeroğlu dhe shtoi se gjatë punimeve në pjesën e kupolës, janë përdorur materiale të palejueshme.

“Gjatë restaurimi të kupolës janë përdorur materiale të palejuara, siç është çimentoja, e cila nuk lejohet të përdoret gjatë restaurimeve dhe gjatë kohës, për shkak të një trajtimi të tillë, ka ndikuar në keqësimin e gjendjes së objektit. Edhe këtu kemi ndërhyrë, duke e hequr atë shtresë e cila do të përtërihet nga fillimi. Këto janë gjëra të papritura dhe paplanifikuara me të cilat jemi ballafaquar” vazhdon rrëfimin e tij për Anadolu Agency, përgjegjësi kryesor për restaurimin e xhamisë së Jashar Pashës dhe thotë se përkundër vështirësive ata janë duke u munduar që, maksimalisht ta ruajnë origjinalitetin dhe pamjen burimore të objektit.

“Një problem tjetër është se, punimet e brendshme të xhamisë janë shumë të veçanta, vizatimet dhe muret e pikturuara janë shumë mirë të ruajtura dhe janë tejet të pasura, në aspektin artistik. Një pasuri të këtillë të vizatimeve në Ballkan mund ta shihni shumë rrallë. Prandaj, ruajtja e këtyre punimeve kërkon një qasje të veçantë dhe shumë të kujdesshme” tha eksperti i ndërtimeve të larta dhe restaurimeve, arkitekti Fahrettin Emrah Köşgeroğlu, duke theksuar se po punohet me përkushtim dhe kujdes maksimal që, kësaj pasurie kulturore dhe historike t’i mos prishet origjinaliteti dhe pamja burimore.

Një tjetër problem me të cilin punëkryesi ka hasur gjatë restaurimit të Xhamisë së Jashar Pashës, është mungesa e materialeve dhe mjeshtërve të veçantë për kryerjen e punëve konservuese dhe restauruese, thotë për AA, Recep Peker nga kompania e cila i kryen punët, Pekerler Insaat nga Stambolli.

“Materialet i kemi sjell nga Turqia, duke filluar nga plumbi e deri te materialet për restaurim, të gjitha gjërat i sjellim nga Turqia. Për punime në këtë xhami, nga Turqia kemi ftuar ekspertë të veçantë, muratorët, derdhësit e plumbit, gurkalitësit, ata i sjellim nga Turqia” tha njeriu i cili këtë zeje e ka trashëgimi nga gjyshi dhe familjarisht e punojnë prej 65 vitesh, Recep Peker i cili me shumë përkushtim po punon për të bërë restaurim sa më të denjë për t’i mënjanuar defektet dhe për t’ia kthyer shkëlqimin e vjetër këtij monumenti me vlerë të madhe historike.

Kosova ka trashëgimi kulturore të pasur dhe kjo është një vlerë e popullit që ka jetuar në këtë vend. Për këtë, populli ndjehet krenarë dhe për të, restaurimi dhe përtëritja e monumenteve historike dhe kulturore është shumë e rëndësishme. Në këtë aspekt, Turqia ka ndihmuar shumë, duke investuar në restaurimin e shumë monumenteve të trashëgimisë kosovare.

“Ne merremi me ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Në këtë aspekt, ne merremi edhe me restaurimin e xhamive. Diku bëjmë restaurimin e sahat-kullave, diku hamameve, çesmeve të vjetra. Qëllimi ynë është që me restaurimin e këtyre objekteve, të ruajmë trashëgimin kulturore. Prandaj, në kuadër të kësaj, ne edhe më  herët në Kosovë kemi bërë restaurimin e disa xhamive” tha Eyup Yavuz Umutlu dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së këtyre monumenteve historike që kanë vlerë të madhe për trashëgimin botërore, në përgjithësi.

Duke ju kthyer edhe një herë elementeve të veçanta të Xhamisë së Jashar Pashës, të shtresuara gjatë shekujve, ai e konsideron këtë xhami si një nga veprat më të veçanta dhe më të rëndësishme të peizazhit kulturor dhe historik të Prishtinës, me vlera arkitektonike, artistike dhe historike.

“Vizatimet e brendshme dhe pikturuat në muret e xhamisë së Jashar Pashës, janë të veçanta. Kjo xhami është e rëndësishme sepse gjendet në qendër të qytetit të Prishtinës, në qendër të kryeqytetit të Kosovës dhe ishte një xhami e mbyllur për kryerjen e riteve fetare. Po ashtu, është një xhami, restaurimi i së cilës është shumë i vështirë për shkak të rrezikut nga shembja. Për këtë arsye, gjendet në listën e prioriteteve tona dhe i kemi dhënë përparësi duke i filluar më shpejt punimet” përfundoi koordinatori i TIKA-së për Kosovë, organizatë qeveritare kjo e Turqisë e cila në pesë vitet e fundit ka investuar shumë në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe historike në Kosovë./AA/

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend që të thërras seancën konstituive të Kuvendit pa pasur edhe marrëveshje për formimin e qeverisë. Zyrtarë nga PDK-ja janë të bindur se Blloku tashmë është i përçarë dhe se koalicioni paszgjedhor do të thyhet, prandaj presin që të shkojnë në seancë me një marrëveshje për koalicionin PDK-LDK.

Se nuk do të ketë së shpejti seancë të Kuvendit, këtë e qartësoi edhe kryesuesja e seancës, Flora Brovina, e cila tha se nuk ka seancë pa marrëveshje, përkundër thirrjeve që i bënë si ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff ashtu edhe ambasadorja amerikane, Tracy Ann Jackobson.

Nëse PDK nuk do të dorëzohet edhe disa ditë përballë këtyre presioneve dhe nuk do të ketë reagim serioz nga ana e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, atëherë ka gjasa që vetë Blloku të veprojë.

Një zyrtar i lartë i Blloku LVAN i ka thënë Gazetës Blic se janë duke diskutuar disa ide se si të veprohet nëse do të vazhdoj kjo bllokadë e PDK-së.

“Jemi ne konsultime të vazhdueshme edhe ndërmjet vete, por edhe me një pjesë të ndërkombëtarëve se si të veprohet me seancën konstituive. Ka ide të ndryshme, mirëpo, opsion kryesor mbetet që këtë ta bëjë Teuta Rugova, si deputetja më e re, nëse PDK nuk do të pranoj në asnjë formë ta thërras seancën”, ka thënë ky burim.

Mirëpo, ky zyrtar është i bindur se Flora Brovina nuk ka rrugë tjetër pos që të thërras seancën e Kuvendit. “Besojmë që këtë do ta bëjë gjatë javës”, tha ky burim.

Në anën tjetër, nga PDK duket se nuk do të lëshojnë pe. Pos Brovinës, edhe vetë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi disa herë e ka përsëritur ditëve të fundit se s’ka institucione pa PDK-në. Ai ka thënë se partia e tij ka dalë e para në zgjedhje, dhe kësisoj i takon edhe qeveria.

Ndërkaq, një zyrtarë i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic se ata janë të bindur se do të thyhet Blloku.

“Takimi i djeshëm tregoi se Blloku është i përçarë. Jeni të bindur se Blloku do të thyhet. Do të ketë koalicion PDK- LDK”, tha ky zyrtar.

Ndërkaq, zyrtarisht as nga PDK e as nga LVAN nuk kanë dashur të prononcohen gjatë ditës së shtunë rreth këtyre temave.

Në anën tjetër, ka filluar një presion i madh ndërkombëtarë. Pos ambasadorit britanik, edhe ambasadorja amerikane ditëve të fundit ka qenë shumë aktive në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ajo dje ka kërkuar që menjëherë të thirret seanca konstituive e Kuvendit.

Vendi ka hyrë në muajin e gjashtë që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ende nuk i kemi institucionet. PDK doli e para në zgjedhje, mirëpo nuk arriti që të gjejë asnjë partner për bashkëqeverisje. Blloku LDK – AAK- Nisma dhe Vetëvendosje arritën marrëveshje për bashkëqeverisje, mirëpo Gjykata Kushtetuese me vendimin për kryetarin e Kuvendit kishte bllokuar institucionet. Mirëpo, tash pas lëshimit pe të Bllokut, analistët politik konsiderojnë se më nuk ka arsye që të mos thirret seanca konstituive./Gazeta Blic/

Sot në ditën e premte që njihet si dita më e madhe e javës për besimtarët myslimanë, përveç faljes është zhvilluar dhe një aksion për dhurim gjaku për fëmijët talasemikë.

Imami Xhamisë së rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja, gjatë ligjëratës së tij, shprehu nevojën që këta fëmijë kanë për dhurim gjaku, duke e mbështetur në thënien Kuranore: "Kush shpëton një jetë sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin...".

Kjo nismë është nisur në të gjithë xhamit e Tiranës, si nismë e Komunitetit Mysliman dhe pritet të shtrihet më gjerë.
Qindra besimtarë i janë përgjigjur kësaj thirrje për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë.

Më parë edhe Komiteti Shtetëror për Kultet ka zhvilluar një fushatë për dhurimin e gjakut së bashku me të rinj nga komunitetet fetare ku përveç dhurimit të gjakut, ky gjest shpreh bashkëpunimin dhe harmoninë që kanë komunitetet fetare në vendin tonë.

Rreth 60 besimtarë dhuruan gjak sot dhe pritet që të premtet e ardhshme numri i tyre të shtohet. Veprimi i tyre është vlerësuar shumë nga Qendra e Dhurimit të Gjakut, duke u shprehur se kjo është një ndihmë e rëndësishme që jepet për jetën e këtyre fëmijëve.

Nuk është hera e parë që komunitetet fetare kanë ofruar bashkëpunim të ngushtë me qendrat e dhurimit të gjakut./shekulli/

Dr. Shefqet Krasniqi sot fali namazin e xhumasë në xhaminë e madhe në Prishtinë. Gëzimi i besimtarëve që ishin tubuar për të falur xhumanë ishte shumë i madh. Pas namazit, të gjithë kishin dëshirën për të takuar hoxhën. Radhët për tu përshëndetur me të, ishin të gjata. Emocionet dhe përqafimet nuk mungonin.

Faqja “Të përfitojmë nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi”  në facebook, e cila edhe është faqja zyrtare e dr. Shefqet Krasniqit, sjell pamje që transmetojnë këto moment./Shembulli/

Foto:

 

Video:

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, priti në një takim Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë Najeeb A. Al-Bader në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit në kryeministri, Ambasadori Al-Bader, gjatë takimit, i dorëzoi zëvendëskryeministrit Peleshi, kontributin e Shtetit të Kuvajtit me vlerë 5 milionë euro për të mbështetur skemën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me një numër projektesh prioritare të Qeverisë Shqiptare, që synohet të zbatohen në mënyrë efektive.

Zëvendëskryeministri Peleshi theksoi se kontributi do të alokohet per pesë prioritete, duke i mundësuar qeverisë shqiptare të përballet me një sërë sfidash, duke lehtësuar zbatimin e reformave të nevojshme dhe të kërkuara nga Bashkimi Evropian./Top Channel/

Gjatë këtij viti, në Kosovë kanë hyrë 2 mijë e 400 tonelata duhan. Mesatarja e importit të duhanit që hyn në Kosovë për një vit, është rreth 3 mijë e 500 tonelata.

Në bazë të këtyre statistikave del se qytetarët e Kosovës harxhojnë rreth 150 deri në 200 milion euro për një vit, për konsum të duhanit.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në doganat e Kosovës thekson se taksat e duhanit kalojnë shifra mjaft të mëdha.

"Konsumi vjetor i vlerësuar nga doganat e Kosovës dhe kompanitë ndërkombëtare, është 3 mijë deri në 3mijë e 500 ton".

"Ndërkaq prej janarit deri në tetor të këtij viti,kemi pasur import 2. 400 ton duhan.Taksat e duhanit janë mjaft të larta , ku e kalojnë shifrën 100 milion euro.Vetëm gjatë kësaj periudhe të këtij viti , pra gjithsej për duhan janë shpenzuar rreth 150 milion euro", ka shtuar Stavileci.

Ndryshe nga data 22 maj e vitit 2013, Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi.

Por ai nuk është duke u zbatuar në masë të kënaqshme, kanë deklaruar zyrtarë që merren me monitorimin e ligjit për kontrollin e duhanit.

Nga hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del se rreth 500 mijë njerëz në Kosovë, e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thotë se rreth 12 për qind e fëmijëve të shkollave fillore konsumojnë duhan.

"Duke e pasur parasysh se ne përcjelljen e duhan pirjes në Kosovë jemi duke e bërë tash një dekad, dhe kemi bërë hulumtime. Një prej tyre mbikqyrja e duhanprijes tek të rinjtë,që është studim voluminoz jo vetëm në Kosovë, por është studim botëror, kemi gjetur të dhëna brengosëse , ku rreth 37 për qind të njerëzve në Kosovë janë duhanpirës".

"Më brengosës është fakti se rreth 12 për qind të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme konsumojnë duhanin", ka shtuar ai.

Ramadani gjithashtu ka theksuar se institutcioni që ai udhëheq, ka bërë si vazhdimësi edhe një hulumtim rreth rezikut të pirjes së duhanit, ku ka rezultuar se sëmundjet respiratore zënë vendin e parë.

"Duke përcjellur statistikat tona në Institutin Kombëtar,ne kemi vërejtur se në dhjetë sëmundjet më të shpeshta të bëra gjatë hulumtimeve në Kosovë janë vërejtur se sëmundjet respiratore janë në vendin e parë, e që automatikisht do të thotë se është indikator".

"Në mënyrë direkte dhe indirekte kemi kontribuar në gjetjen e shkaqeve dhe në hulumtimin e drejtëpërdrejt të duhanpirjes në këto sëmundje respiratore, në rradhë të parë, por jo vetëm këto. Edhe kontaminimi i ajrit dhe kushtet tjera të jetesës e bëjnë të mundur që të ketë sëmundje respiratore. Por duhani si faktor rreziku është dominant në shfaqjen e sëmundjeve respiratore", është shprehur Ramadani.

Derisa inspektori sanitar,Ibrahim Tërshnjaku ka bërë të ditur se shkelja e ligjit për kontrollin e duhanit është duke ndodhur, si në institutcione publike, po ashtu edhe nëpër subjekte afariste.

"Kemi shkelje të ligjit , por ne kemi punuar që të gjejmë mënyrën për shkelësit të gjejmë një mekanizëm ligjor dhe të kërkojmë nga gjykata që procedimi i lëndëve të shkon më shpejtë".

"Kosova duhet të konsolidohet, dhe të mos injorohet ligji,e që unë e di se në shumë shtete ligji për kontrollin e duhanitështë cështje kombëtare", ka shtuar Tërshnjaku.

Sidoqoftë, sipas hulumtimit të fundit që ka bërë Qendra për Zhvillim dhe Avokim, del se niveli i shkeljes së ligjit për kontrollin e duhanit është rreth 8 për qind në institutcione shëndetësore, universitete dhe kolegje 8.8 për qind, në shkolla të mesme 16.2 për qind, gjykata 20 për qind, objektet komunale 22.2 për qind, në qendra tregtare 3.6 për qind, derisa në klube nate, shkelësit e ligjit arrijnë në 82.6 për qind./rel/

Autoritetet izraelite kanë hequr ndalimin për hyrje në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Jerusalemit Lindor, duke lejuar hyrjen për besimtarët, pavarësisht moshës, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite njoftoi të enjten se nuk do të ketë kufizime të moshës gjatë faljes së sotme të namazit të xhumasë. Vendimi u mor menjëherë pas një takimi në Aman mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, mbretit të Jordanisë Abdullah II dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Pas takimit, Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar për ruajtjen e gjendjes së tanishme në vendet e shenjta në Jerusalemin Lindor.

Kerry tha se janë arritur hapa të rëndësishme për uljen e tensioneve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve në lidhje me vendet e shenjta në këtë fushë. Më parë këtë muaj, Jordania, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e vendeve të shenjta në Jerusalem, në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të vitit 1994, jo larg e ftoi ambasadorin e Tel Avivit, në shenjë proteste kundër dhunës izraelite në Jerusalemin Lindor.

Tensionet në Lindje të Jerusalemit janë rritur nga fundi i muajit të kaluar, kur Izraeli mbylli Al-Aksën disa orë pas plagosjes së rabinit radikal.

Derisa ditëve të fundit vazhdon presioni ndaj PDK-së por edhe deklaratat e udhëheqësve të LDK-së për nevojën e ridizajnmit të Bllokut, në të njejtën kohë as “krahu i luftës” në Bllok duket që s’është duke qëndruar duarkryq.

Përkundrazi, siç Gazeta Blic mëson nga burimet e saj, disa prej bashkëpunëtorëve të Haradinajt dhe Limajt, të cilët kanë vendosur që të “rrijnë bashkë” ose me Bllokun por eventualisht edhe me PDK-në nëse Blloku prishet, tashmë kanë rivënë kontaktet me zyrtarë nga PDK-ja.

“Kjo po ngjet për çdo eventualitet.. nëse LDK e ka përnjëmend të shkojë me PDK-në duhet ta dijnë që me PDK-në ata janë djegur më shumë se të gjithë ne”, i ka thënë Gazetës Blic një zyrtar i Aleancës.

“PDK dhe Thaçi janë në gjendje të japin çdo gjë- përfshirë edhe postin e Kryeministrit nëse shkojmë me ta”, ka thënë ky zyrtar i cili nuk ka dashur t’i tregojë emrat e zyrtarëve të Aleancës që kanë rivënë kontaktet me PDK-në.

Por ajo që është e sigurtë është se bashkimi i “krahut të luftës” do të bënte vota të mjaftueshme që bashkë me pakicat të kishin edhe shumicën në Kuvend edhe në Qeveri.

I njejti zyrtar ka thënë pokështu Gazetës Blic që sinjali i qartë ndërkombëtar është që zgjedhje nuk do mbahen në asnjë mënyrë. /Gazeta Blic

I është ndërprerë arresti shtëpiak imamit të xhamisë së madhe në Prishtinë, dr. Shefqet Krasniqit. Siç njofton Radio Pendimi, ndërprerja e arrestit është bërë me disa kushte:

1.Nuk ka të drejtë prezantimi në media, qoftë në emisione apo intervista
2.Nuk ka të drejtë të mbajë ligjërata në asnjë xhami,
3.Ka të drejt të dalë jashtë shtëpisë dhe të shkoj në xhami por jo të dalë si imam.
4.Kush donë mund ta vizitojnë hoxhën pa ndonjë problem .
5.Hoxha duhet të paraqitet në polici njëherë në javë.
6.Vizituesit nuk kanë të drejtë gjatë vizitës të bëjnë foto me hoxhën.

Këto kushte, sipas Radio Pendimit, vlejnë deri më 12 dhjetor 2014.

Regjimi sirian, detyron migrimin e popullatës civile në rajon me sulmet intensive ajrore të ndërmarra në Halep (Aleppo), raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të luftës civile është shkatërruar infrastruktura e Halepit i cili është kthyer në gërmadhë, ku pjesa më e madhe e shtëpive janë bërë të papërdorshme. Në shumë rajone të qytetit nuk ka energji elektrike dhe për shkak të shqetësimevemjetet nuk mund të lëvizin me drita ndezur.

Gjithashtu është vështirësuar dërgimi i ndihmave humanitare në rajonet që janë nën kontrollin e opozitarëve për shkak të marrjes nën kontroll pikën e vetme të daljes në rajonin e Handarat nga forcat e regjimit të cilët mendohet se kanë mbështetje nga Hizbulla dhe forcat milice të ardhura nga Irani dhe Iraku.

- Probabiliteti i valës së re të migrimit

Rrethimi i qytetit nga forcat e regjimit nga të tria anët e rrit probalitetin e valës së re të migrimit. Konfliktet mes forcave të regjimit dhe opozitarëve të armatosur në Handarat shkakton që populli të përballet me vështirësi të mëdha.

Semir Ebu Luej, një nga ish-banorët e rajonit të Halepit (Aleppo) tha për gazetarin e AA se ata ndodhen në një situatë të vështirë për shkak të kalimit nën kontrollin e regjimit të një pjese të Handaratit.

Ebu Luej duke theksuar se forcat e regjimit të Damaskut kanë rrethuar rajonin tha se: "Forcat e regjimit në një anë sulmojnë forcat opozitare në Halep me bomba fuçi dhe në anën tjetër përpiqet të mbajë nën kontroll me forcat e huaja milice në rajonin e Handarait. Regjimi kërkon të zbrazë Halepin duke sulmuar me bomba fuçi.

Luey, duke treguar se pavarësisht nga bombardimet civilët nuk largohen nga shtëpitë e tyre tha se: "Populli ka frikë ndaj përsëritjes së sulmeve me bombë fuçi nga helikopterët e ushtrisë të cilët më parë kanë bombarduar më parë lagjet si Mujesir, Mesekin Hananu, Kadi Askeri, Salahaddin, Bejanun dhe shumë rajone të tjera ku ka detyruar popullatën të migrojë.

Asambleja Kombëtare e Francës do të votojë këtë muaj një rezolutë simbolike në favor të njohjes së shtetit të Palestinës, me shpresën se kjo do të ndikoj në përfundimin e konfliktit shumë dekadash në mes të Izraelit dhe Palestinës.

E aprovuar nga Dhoma e Ulët dhe më e fuqishme e parlamentit do t'i dërgoj sinjale Presidentit Francois Hollande dhe qeverisë socialiste, që do të thonë fjalën përfundimtare.

Hollande kishte mbështetur "njohjen ndërkombëtare" të shtetit të Palestinës dy vjet më parë.

Rezoluta do të votohet më 28 nëntor.

Muajin e kaluar parlamenti anglez votoi në favor të së njëjtës çështje derisa Suedia u bë vendi më i madh evropian Perëndimor që e njohu Palestinën.

Ditë më parë është raportuar se në Kazermat e FSK-së është ndaluar praktikimi i riteve fetare me një urdhër të prerë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek pjesëtarët e FSK-së, të cilët ankohen se po u bëhet padrejtësi. Ministri i FSK-së, Agim Çeku, kishte theksuar se është vendim i përkohshëm. Kurse, Neni 8 i Kushtetutës e definon Kosovën si shtet laik, neutral në çështjet e religjioneve.

Avni Islam ekspert i çështjeve të sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit, për gazetën “Bota sot” e vlerëson si të pa drejtë këtë masë të ndërmarrë ndaj pjesëtarëve të besimit islam, pasi sipas tij me këtë masë po u shkelet e drejta në besim.

“Në bazë të konventave ndërkombëtare është e garantuar, e drejta në besim. Në praktikat e vendeve të NATO-s u garantohet një e drejtë e tillë. Madje në këto ushtri kanë klerikë fetare të feve të ndryshme, si dhe ndahen hapësira të veçanta për kryerjen e riteve fetare”, thotë Islami.

Sipas tij kjo masë e ndalimit të praktikimit të riteve fetare, nuk ndikon aspak në përhapjen e ekstremizmit fetar. Islami më tej ka vlerësuar se në institucione duhet të krijohen kushte për praktikimin e riteve fetare.

“Kjo që ka ndodhë në kazermat e FSK-së është e panevojshme dhe kjo nuk ndikon aspak në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit apo ideve radikale. Madje në vendet ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut në institucionet publike ka hapësira të veçanta për kryerjen e riteve fetare. Dhe këto nuk ndikojnë aspak në radikalizmin e atyre individëve. Prandaj edhe në objektet e legalizuara dhe aty ku dihet se çka ligjërohet është dashtë vërtetë që të krijohen mundësitë e kryerjes së lutjeve”, pohon ai.

Islami thekson se, një masë e tillë është kontraproduktive e madje jo që është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut” dhe të drejtës në besim, po kjo do të ndikon negativisht të praktikuesit e riteve fetare.

“Mendoj se edhe nëse ka pasur indikacione se në mesin e praktikuesve dhe predikuesve fetar ka pas dyshime, atëherë është dashur të merren masa preventive duke i larguar të dyshuarit dhe hapi i dytë duhet t’ u bëhet verifikimi së pari ligjërueseve të cilët do të mbanin ligjërata dhe do tua falte Namazin, kësisoj udhëheqësit e FSK–së janë treguar të pa pjekur duke mos mundur të përballen me një gjendje të tillë”, deklaron Islami.

Avni Islami pohon se, nëse kështu veprohet në të ardhmen në FSK, por jo vetëm këtu që tu merret e drejta në praktikimin e lutjeve fetare, atëherë ekziston rreziku që mu këtu të bëhet qendër për prodhimin e radikalizmit për shkak të shkeljeve elementare të drejtave të njeriut dhe të drejtës në Besim.

Intelektualëve musliman në Kosovë ju shtua edhe një doktor shkence. Ai është hoxhë Sadat Rrustemi, i cili sot doktoroi në Universitetin Jinan të Libanit.

Këtë e bënë të ditur djali i tij, Ubejd Rrustemi, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook njoftoi se hoxhë Sadat Rrustemi sot doktoroi në Universitetin Jinan të Libanit me temën "Femra Kosovare nga këndvështrimi i jurisprudencës islame dhe ligjeve juridike dhe kanuneve - të drejtat e femrës".

Hoxhë Sadat Rrustemi më herët ka kryer studimet në fakultetin e Sheriatit në Universitetin Islamik të Medinës e më pas edhe ato postdiplomike në Universitetin e hapu në Kajro./Shembulli/

 

Ish-kreu i agjencisë së zbulimit ushtarak të Pakistanit, Hamid Gul, thotë se udhëheqësi i organizatës ISIL, Abu Bakr al-Baghdadi, në fund të viteve 80-të të shekullit të kaluar, ishte trajnuar në kampet e Afganistanit, lajmëron Anadolu Agency (AA).

Lideri i ISIL-it dhe Kalifi i tyre Abu Bakr al-Baghdadi është figurë enigmatike për të cilin publiku di shumë pak, përfshi edhe institucionet zyrtare, si edhe të dhënat e fshehta të SHBA-ve. Nuk ekziston edhe një burim i justifikuar për të kaluarën Baghdadit, ndërsa sipas informacionëve në të cilat arritën mediat, bëhet fjalë për personin me emrin Ibrahim Avvad Ibrahim Ali al-Bedri.

Lindur më 1971 në qytetin irakian Samara në veri të Bagdadit. Ai ka doktoruar në Fakultetin e Studimeve Islame, Universiteti i Bagdadit, ku punoi si ligjërues. Gjatë pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, thuhet se shërbeu në një xhami të Bagdadit. Për shkak të mbështetjes së rezistencës irakiane në vitin 2004, u arrestua në Faluja dhe deri në vitin 2009 ishte paraburgosur në Kampin Bucca në Bagdadin jugorë, që është përdorur si burg ushtarak amerikan.

- SHBA-të nuk zbulojnë informacione në lidhje Baghdadin

Pavarësisht akuzave të shumta rreth qëndrimit pesëvjeçar të Baghdadit në kampin amerikan, institucionet zyrtare të Shteteve të Bashkuara ende nuk japin informacione në lidhje me të. Akuzat e publikuara nga gazeta amerikane "New York Times" si dhe intervista me ushtarakun amerikan i cili ishte përgjegjës për kampin Bucca, Kenneth King dhe portali "The Daily Beast" kanë tërhequr vëmendjen e publikut, kur është fjala për këtë temë. King, konfirmoi se Baghdadi deri në vitin 2009, ishte arrestuar në burgun Bucca dhe se pas mbylljes së burgut, së bashku me të burgosurit e tjerë, i janë dorëzuar autoriteteve irakiane, të cilët e liruan më pas. Me rastin e dorëzimit të burgosurve tek autoritetet e Irakut, King thotë se Bagdadi m'u afrua dhe më tha: "Shihemi në Nju Jork."

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki në konferencë për gazetar më 7 korrik, kishte deklaruar se nuk mund të konfirmojë dhe as të mohojë pretendimet rreth qëndrimit të Baghdadit në kampin amerikan. Për këtë çështje më vonë u diskutua edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, përfaqësuesit e të cilit kërkuan nga autoritetet tu përgjigjen pyetjes nëse Baghdadi ishte në kampet amerikane dhe si u lirua. Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit,Brett McGurk tha se nuk ka informacion mbi lirimin e Baghdadit dhe se personalisht në atë kohë nuk kishte qenë në qeveri. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë përgjigje të detajuar rreth kësaj pyetje.

Gjenerali në pension pakistanez dhe ish shefi i përgjithshëm i inteligjencës ushtarake Hamid Gul, në një intervistë për AA zbuloi një seri informacionesh interesante në lidhje me kreun e ISIL Baghdadin. Gul gjatë periudhës 1979-1989 ishte një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të mbështetjes pakistaneze ushtarake dhe logjistike të grupeve lokale afgane, të cilat rezistonin pushtimin nga forcat sovjetike.

Gul pohon se në vitin 1988, vizitoi kampet në rajonin Khost të Afganistanit dhe në mesin e të rinjve ishte edhe udhëheqësi i ISIL Baghdadi. "Atje kam takuar një grup të të rinjve arab. Afganët dhe arabët ndryshojnë në dukje. Në pyetjen se kush jeni, ata ma vërtetuan se ishin arabë. Atje, ata ishin trajnuar për të luftuar në rrugën e Perëndisë. Familjet e mira, kishin dërguar të rinjtë për ti ndihmuar luftëtarëve xhihadistë. Të ndezin zjarre, të gatuajnë në kuzhinë dhe të shërbejnë në kamp. Ata me të vërtetë ishin djelmosha të rinj, më shumë fëmijë. Besoj se njëri prej tyre ishte Ibrahim Bedri, apo Ebu Bekr el-Baghdadi," tha Gul. Gjenerali në pension Gul thotë se autoritetet amerikane arrestuan dhe e mbajtën në burg al- Baghdadin dhe se ata duhet të kenë informacione në lidhje me të.

- Të maskuar dhe gjatë takimeve me komandantët e tyre

Baghdadi këmbëngul të ruaj fshehtësinë e të dhënave rreth tij, ndërsa shumë burime thonë se ai vendos maskë edhe gjatë takimit me komandantët e ISIL-it. Mediat përdorin dy fotografi për të cilat vetëm supozohet që fytyra mbi to është me të vërtetë e Baghdadit. Fotografinë e parë, është botuar nga qeveria e Irakut, ndërsa tjetra është një fotografi nga fletarresti i SHBA-ve.

Paralelisht me këtë, nëpër media është shfaqur edhe një video, ku pretendohet se duket Baghdadi. Fjala është për një xhirim të cilin ISIL kishte publikuar në internet më 5 korrik, e që pretendohet se është xhirim gjatë hutbes në xhaminë e Mosulit.

Ndërsa identiteti i vërtet i liderit të ISIL-it, al Baghdadi mbetet një mister, në media javën e kaluar u dha lajmi se ai ishte plagosur rëndë në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet amerikane kanë thënë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me këtë dhe se nuk e dinë se ku ai ndodhet dhe si qëndron gjendja e tij.

Xhamia në fshatin palestinez, El-Mugir, në Bregun Perëndimor është djegur të mërkurën në mëngjes, ndërsa nëpër muret e xhamisë janë shfaqur mesazhe urrejtjeje ndaj arabëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Besimtarët myslimanë konstatuan këtë ngjarje kur u nisën në faljen e namazit të mëngjesit (sabahut). Kati i parë dhe hyrja e xhamisë është djegur, ndërsa pas rishikimit të shkurtër besimtarët kanë vërejtur se flakët kanë arritur deri në katin e dytë duke shkaktuar dëme materiale. Në muret e xhamisë janë të shkruar mesazhet e urrejtjes ndaj arabëve.

Dëshmitarët pohojnë se pas këtij incidenti qëndrojnë kolonët radikal hebrenj. Megjithatë, ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me sulmin ndaj xhamisë në Bregun Perëndimor.

Kolonët radikale hebrenj herë pas here shqetësojnë popullin palestinez, sidomos në zonat ku janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme vendbanimeve hebraike. Palestinezët ankohen gjithashtu se hebrenjtë herë pas here gjuajnë me gurë automjetet e tyre.

Në trazirat e javës së kaluar në Jerusalem, trupat e ushtrisë izraelite kanë hyrë në Al-Aksa, pastaj në çizme hynë edhe në brendësi të xhamisë, gjë e cila është kundër traditës myslimane. Që atëherë, dhuna në Jerusalem, Jerusalemin Lindor, Ramallah dhe vende tjera nuk ka të ndalur.

Kledion Krasniqi nga Prizreni, i cili vuan nga tumori në kokë është në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, është duke qëndruar në shtëpi - në mungesë të fondeve.

Ai është operuar në një spital në Turqi mirëpo nuk ka pasur mundësi të qëndrojë shumë gjatë për trajtim dhe sëmundja i është kthyer.

Babai i tij, Gjevdet Krasniqi ka deklaruar se nëse sëmundja i rikthehet në gjendjen si ka qenë, atëherë biri i tij nuk do të ketë shumë gjasa për shërim.

Sa i përket mbledhjes së fondeve, Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë për këtë rast 24.000 euro mirëpo këto nuk kanë mjaftuar për shërimin e tij në Turqi dhe ministria në fjalë ka thënë se nuk mund të ofroj fonde dy herë për të njëjtin rast.

Për këtë arsye, “Lëvizja Rinia” ka organizuar aksion humanitar në Prizren dhe në Prishtinë për të mbledhur edhe mjetet tjera të cilat i janë nevojitur për shërim.

Të kontaktuar nga Infodirekt.tv, kryetari i Lëvizjes Rinia, Egzon Pacolli, ka treguar se aksioni humanitar "Ta ndihmojmë Kledin" vazhdon.

"Ne kemi organizuar turnir në futboll, në stadiumin e Prishtinës në Tokbahqe, për këtë të shtunë. Fondet e mbledhura nga ekipet pjesëmarrëse do të shkojnë për operacionin e Kledit. Po ashtu ftojmë të gjithë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për shërimin e Kledit të kontaktojnë tek ne ose tek familja e tij. Fondet e mbledhura deri tani nga ne dhe nga Ministria e Shëndetësisë ia mundësuan atij të operohet një herë, por këto nuk mjaftojnë sepse i duhen edhe 6000 euro për të vazhduar shërimin", deklaroi Pacolli për Infodirekt.tv.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Kledin këta janë numrat e xhirollogarisë dhe numrat e telefonit të familjes së tij:

Numri i xhirollogarisë: TEB BANK - 2030000067622737

Numrat e telefonit: +377 44 756 454; si dhe +377 45 522 259

Nëpërmjet TIKA-s, Turqia do të ndërtojë në Gazë 1.000 banesa për palestinezët, që kanë mbetur të pastrehë nga sulmet 51-ditore të Izrealit.

Konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Jerusalem, ambasadori Mustafa Sarniç, i cili realizoi në Gazë një vizitë bashkë me Presidentin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Çam, nën shoqërinë e autoriteteve të TIKA-s dhe Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë mori pjesë në ceremoninë e organizuar të hënën për hedhjen e themeleve për 1.000 banesa.

Gjatë fjalimit të rastit, Presidenti i TIKA-s, Serdar Çam, ka deklaruar se 1.000 banesat e reja, që do të ndërtohen për banorët e Gazës, janë një dhuratë e thjeshtë për njerëzit e vuajtur të këtij rajoni, për t’u krijuar atyre kushte më të volitshme jetese.

Ndërsa konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Jerusalem, ambasadori Mustafa Sarniç, është shprehur se janë dëshmitarë të një rrënimi të madh në Gazë.

“Së pari duhet garantuar themelimi i një shteti të lirë dhe të pavarur palestinez. Ne besojmë se paqja dhe qetësia në rajon do të vendoset vetëm pasi të jenë garantuar këto kushte. Ne, si autoritete të Republikës së Turqisë, do të kontribuojmë me sa mundemi për rindërtimin e Gazës”, ka theksuar Sarniç.

Të dielën, kreu i TIKA-s dhe konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Jerusalem realizuan gjithashtu përurimin e puseve të ujit, që do të plotësojnë nevojën për ujë të rreth 800 mijë palestinezëve në Lagjen “Shujaiyya” të Rripit të Gazës./trt/

Vizita e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, që pritet të ndodhë më 10 dhjetor në Kosovë, për disa qytetarë të komunave serbe nuk është diçka e jashtëzakonshme.

Sipas tyre, edhe vizita e kryeministri shqiptar, Edi Rama në Serbi është thjeshtë një budallallëk.

Zarko Stanimir (70), i cili banon në komunën e Graçanicës, në një intervistë për “Zërin” ka dhënë një deklaratë, që rrallë serb e thonë për Kosovën.

Stanimir vlerëson se të gjithë politikanët janë të njëjtë dhe se, sipas tij, veç po e gënjejnë popullin.

“Pse po i bëjnë këto budallallëqe. Tani edhe Vuçiqi vjen dhe do të bëjë budallakia tjera. Edhe ai (Edi Rama v.j.) ka shkuar atje me bë budallaki. Le ta dinë se Kosova ka shkuar moti. A e keni të qartë se është kryer me Kosovën”, ka thënë ndër të tjera ai. /zeri/

[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=tRs-ug7OznA[/youtube]

Gazetari, Betim Musliu i quan arrestimet e fundit të personave që dyshohen për terrorizëm filma të Hollywood-it.

Musliu, në një diskutim për rolin e medias në stigmatizimin e grupeve të ndjeshme, ka thënë që raportimet e gazetarëve mbi arrestimet e këtyre personave, kanë qenë të tmerrshme.

"Raportimet e arrestimit të këtyre personave kanë qenë të tmerrshme. Këto raportime të gazetarëve lidhur me arrestimet, janë bërë me një praktikë të mbrapsht ,duke bërë që të zbulohet identiteti i të gjithë protagonistëve të arrestuar duke mos mbrojtur asnjë të dhënë personale të tyre".

Sipas tij, është bërë një shkelje flagrante ndaj këtyre personave.

"Ekziston mundësia e pafajësisë së tyre, ku askush nuk mund të jetë i dënuar, përderisa nuk shpallet përmes një aktgjykimi fajësia e tyre. Kjo është një shkelje flagrante ndaj këtyre personave", ka thënë Musliu./Infodirekt/

Kur ju dëgjoni se 10.000 fëmijë janë vrarë gjatë luftës civile të Sirisë, ndoshta ju jeni duke menduar se ata vdiqën nga shpërthimet dhe sulmet ajrore - ju do të keni pjesërisht të drejtë.
Nëse janë sulmet e avionëve amerikanë në Pakistan, sulmet ajrore izraelite në Gaza, apo bombat e qeverisë siriane mbi Aleppo - ne jemi të mësuar për të dëgjuar se fëmijët janë vrarë, kryesisht aksidentalisht.

Rrallë herë kemi hasur në raste, kur fëmijët kanë qenë fokusi i snajperëve në rrugë. Megjithatë, kjo ka qenë një realitet për më se tri vite në Siri, transmeton Telegrafi.

Grupi i Kërkimeve të Oxfordit ka gjetur se sulmet nga snajperët kanë vrarë rreth 400 fëmijë sirianë nën moshën 17 vjeçare, duke përfshirë periudhën kohore mars 2011 – gusht 2013.

Ekziston një video e cila do t’iu paraqesë këtë realitet të tmerrshëm. Aty shihet një djalë i ri, ndoshta tetë vjeçar, duke tentuar që të shpëtoi nga snajperi duke shkuar drejt një vajze të re.

Në një moment ai bie në tokë pas një goditje në të, por ai prapë çohet dhe vazhdon të lëvizë. Ai kap vajzën për dore dhe ikin drejt ndonjë vendi më të sigurt duke u “ndihmuar” nga “mjegulla e pluhurit” rreth tyre e shkaktuar nga të shtënat e armëve. /Telegrafi/

[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=mgwO6oni-wY[/youtube]

Shqipëria dhe Serbia kanë hapur një faqe të re në raportet midis tyre, pavarësisht vështirësve dhe mospajtimeve të njohura midis tyre, ka thënë sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me qytetarët e Preshevës, në jug të Serbisë, transmeton rel.

Takimi është  mbajtur në Shtëpinë e Kulturës të këtij qyteti dhe ka pasuar bisedimet që kryeministri shqiptar zhvilloi me zyrtarët lokalë të Preshevës.

“Nuk do të rreshtim duke punuar për rilindjen e Shqipërisë dhe për rilindjen e shqiptarëve kudo që jetojnë”.

“E marr pësipër përgjegjësinë që na takon, të mos lejojmë gjeneratën e re të shqiptarëve, por edhe atë të serbëve, të trashëgojnë traumat dhe pasojat e një konflikti jashtëzakonisht të gjatë”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë qëndron në Preshevë, një ditë pas vizitës në Beograd.

Një numër i madh policësh do të kujdeset për të siguruar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Preshevë, i cili në ditën e dytë të kësaj vizite historike në Serbi do të vizitojë edhe këtë qytet në jug të vendit, të banuar kryesisht nga popullsia shqiptare, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas korrespondentit të Anadolu Agency (AA) nga Presheva, në qytet janë vendosur billbordet e mëdha me imazhin e kryeministrit dhe me mesazhe "mirë se vjen Kryeministër".

Në vizitën e sotme historike në Luginën e Preshevës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të takohet ne këshilltarët e kuvendit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegja, Anëtarët e keshillit, preshev-bujanoc dhe liderët politik, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA në Preshevë Komuna e Preshevës do t'i ndajë Ramës titullin “qytetar nderi” me motivacionin e vizitës historike të një kryeministri shqiptar pas 68 viteve.

Pas këtij momenti Rama do të takohet me liderët e Luginës dhe kabinetin e Kryetarit të Komunës së Preshevës.

Kryeministri Ahmet Davutollu e dënoi edhe një herë sulmin e Izraelit ndaj xhamisë al-Aksa.

Xhamia al-Aksa është kibleja e parë e myslimanëve dhe në këtë aspekt ne i kushtojmë një rëndësi të madhe, theksoi Davutollu, duke shtuar se “ata që duan të prishin kibilenë tonë të parë ta dinë mirë që ndërmjet nesh dhe Qabesë nuk ka asnjë dallim, mbrojtja e tyre është për ne një detyrë hyjnore”.

Ne do të rindërtojmë çdo që është prishur nga Izraeli në Xhaminë al-Aksa, nënvizoi Davutollu, ndërsa tha se do të dalin kundër çdo tiranie e shtypjeje, pavarësisht se në cilin vend të botës ndodh.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin serb Aleksander Vuçiq deklaroi se Kosova e pavarur është realitet.

Në përgjigjen e tij Vuçiq këtë deklaratë për Kosovën e quajti provokative dhe shtoi se nuk do të lejojë nënçmimin e Serbisë nga askush.

Ai shtoi s endke ka pritur këtë fjalim të Ramës. Kosova është pjesë e Serbisë, shtoi ai Vuçiq .

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç organizoi një pritje ceremoniale për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me nderime të larta shtetërore para Pallatit "Srbija" në Beogradin e Ri, i cili sot mbërriti në Serbi për vizitën dy-ditore, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrat e të dy vendeve do të zhvillojnë takimin "kokë më kokë", takim prej 20 minutash, pas së cilit në takimin plenar do të bisedojnë delegacionet e Serbisë dhe Shqipërisë.

Janë parashikuar gjithashtu të nënshkruhen disa marrëveshje, të dy kryeministrat më pas do t'ju drejtohen medieve, në një konferencë të përbashkët.

Vizita e Ramës e cila ishte planifikuar për 22 tetor u shty për shkak të incidenteve në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Të dy kryeministrat u dakorduan që vizita të shtyhet për 10 nëntor.

Edi Rama në Serbi do të qëndrojë për dy ditë. Të martën, ai do të vizitojë Luginën e Preshevës, është konfirmuar për Anadolu Agency nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd.

Pas më shumë se shtatë dekadave, vizita e Edi Ramës do të jetë vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar në Beograd. Herën e fundit kryeqytetin e ish-Jugosllavisë në vitin 1947, e vizitoi udhëheqësi komunist shqiptar Enver Hoxha ku u takua me Josip Broz Titon.

Në këtë kontekst Rama në një intervistë për AA marrëdhëniet Shqipëri-Serbi i shikon në perspektivën e një kohë të re për Ballkanin dhe nga ana tjetër sipas tij kjo kohë e re kërkon lidership, kërkon një qasje të re dhe të bashkuar, për një të ardhme që duhet të jetë më e mirë për të gjithë popujt e rajonit, duke lënë pas të gjitha ato që në të shkuarën, jo vetëm na kanë penguar të shkojmë përpara, por kanë shkaktuar shumë konflikte dhe kanë sjellë shumë gjakderdhje, të cilat duhet të ja lëmë historisë, për të shkruar së bashku një histori paqeje dhe bashkëpunimi rajonal.

Pas pak minutash delegacioni shqiptar me kryeministrin Edi Rama do të mbërrijë në aeroportin e Beogradit. Avioni që do çojë një kryeminister shqiptar në Serbi pas 68 vjetësh sapo është nisur nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Sipas gazetarit të Top Channel në Beograd, Idro Seferi, janë rreth 200 gazetarë që do e ndjekin këtë ngjarje historike dhe 3000 policë që do të sigurojnë rendin gjatë kësaj vizite.

Është parashikuar nënshkrimi i tri marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor, por konfirmime zyrtare ende nuk ka.

Në orët e mbrëmjes Kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali me të cilin do të ketë një bisedë joformale.

Të martën Kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës.

Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësis të veçantë vizitës së tij në Preshevë duke cituar Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë./Top Channel/

Pjesëtarët e FSK-së të cilëve u është ndaluar falja brenda kazermave ankohen se po u bëhet padrejtësi.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, thotë se është vendim i përkohshëm. Kurse, Neni 8 i Kushtetutës e definon Kosovën si shtet laik, neutral në çështjet e religjioneve.

“Jemi duke u konsultuar me Bashkësinë Islame, me ekspertë, me juristë për ligjet, Kushtetutën dhe me specifikat e ushtrisë, praktikat e ushtrive të NATO-s, kështu që është një vendim i përkohshëm derisa të marrim një vendim të ri. Mendoj që brenda këtij viti do të përfundohet kjo çështje”, ka deklaruar Çeku, i kontaktuar nga Zëri. /Zëri/

Sot hoxha nga Mitrovica e Kosovës, Fatmir Latifi ka qëndruar në qytetin e Shkupit, për të ndërmjetsuar në pajtimimin e dy familjeve shqiptare që ishin të konfliktuar ndër vite, me ç'rast ai ka arritur të bëj një 'Pajtim Gjaku', raporton Almakos.

Almakos është në dijeni të emrave të kryefamiljarëve që janë pajtuar mes tyre, por për shkak se nuk dëshirojnë të bëhet publike, ne nuk do i publikojmë ato.

Më pas, Latifi namazin e drekes e fali në Xhaminë e Uhudit në lagjen e Dizhonit të Shkupit, ku është mirëpritur mjaft mirë nga xhemati i kësaj xhamisë, mes tjerash mund të shihni videon se si një Haxhi plak emocionohet tepër kur e sheh Hoxhën në fjalë.

[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=zdFqTBVcbc8[/youtube]

Aktivistët palestinezë me rastin e përvjetorit të rënies së Murit të Berlinit në mënyrë simbolike kanë çarë murin ndarës në Jeruzalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivistët e Komiteteve të Rezistencës të cilët janë kundër murit ndarës dhe klonëve hebrenjë në mënyrë simbolike kanë çarë murin ndarës në Beit Nabala dhe kanë ngritur flamurin palestinez.

Një prej aktivistëve palestinezë që ka hapur vrimën në mur, tha se veprimi ishte demonstrim me rastin e përvjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

Një aktivist që nuk jep identitetin e tij tha se "kjo e çarë, është fillimi i fundit i murit të ndarjes që ndan në interesat e koloneve izraelite tokat palestineze. Ky mur është një shprehje e ndarjes raciste në epokën moderne".

Izraeli, për arsye sigurie filloi të ndërtojë në vitin 2002 murin e ndarjes mes Bregut Perëndimor dhe Izraelit.

Njoftohet se në sulmet ajrore që ka kryer koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA janë vrarë dhjetëera militantë të ISID, përfshirë edhe dy liderë të kësaj organizate.

Sipas informacioneve nga sulmet ajrore që kanë kryer forcat e koalicionit ndërkombëtar, të kryesuar nga SHBA, në Enbar të Irakut janë vrarë 12 militantë të ISID, 2 prej të cilëve ishin liderë.

Pretendohet se është vrarë lideri i ISID-it, Ebubekir el-Bagdadi, por një zyrtar i Pentagonit bëri të ditur se nuk janë ende në gjendje të konfirmojnë një lajm të tillë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) avionët e koalicionit ndërkombëtar kanë goditur afër Mosullit një autokolonë me 10 automjete, brenda të cilëve gjendeshin edhe stafi drejtues i ISID-it.

Ndërkohë që televizioni al-Arabija njoftoi se lideri i ISID-it, el-Bagdadi është plagosur, një televizion lokal në Irak pretendoi se është vrarë një ndihmës i Bagdadit.

Në rrjetet sociale qarkullojnë lajmet për vdekjen e Bagdadit, ndërsa ISID-i i ka hedhur poshtë këto pretendime përmes komunikatave që lëshon në internet.

Njoftohet se në sulmet ajrore kanë gjetur vdekjen dhe janë plagosur me dhjetëra militantë të ISID-it.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kokën e Bagdadit kishin vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh.

Koalicioni ndërkombëtar sulme ajrore realizoi edhe në qytezën el-Kaim që ndodhet në provincën Enbar të Irakut.

Dëshmitarët okularë thanë se në shënjestër të sulemeve ajore ishte një shtëpi ku ishin mbledhur liderët e ISID-it. Në këtë sulm gjetën vdekjen 15 vetë dhe u plagosën 31 të tjerë./trt/

Drejtori i Human Rights Watch (HRW) Kenneth Roth ka thënë se gjatë sundimit të Abdel Fatah Al-Sisit, Egjipti ka qenë dëshmitarë i formës më të keqe të shtypjes në historinë e saj.

Mohamed Morsi supporters run away from teargas in Rabaa al-Adawiya squareRoth ka postuar një pyetje në Twitter duke pyetur se cilat janë reformat gjatë sundimit të Al-Sisi-së, para se të përgjigjet, se ai ka bërë “goditjen më të rëndë në historinë moderne të Egjiptit”.

Ai pastaj dërgoi një “tweet” direkt tek autoritetet egjiptiane, duke shkruar: “Jo, Egjipti, nuk ka asnjë keqkuptim pas kritikave të UNHCR, se kjo është goditja më e rëndë në historinë e kohëve të fundit”.

Me këtë postim Roth iu ka referuar shqyrtimit të gjendjes së Egjiptit në Këshillin e OKB-se per të Drejtave të Njeriut (UNHCR), rezultatet e të cilave do të publikoheshin të premten.

Sipas BBC, Keith Harper, ambasadori amerikan në UNHRC, tha se Egjipti ka shkelur “lirinë e shprehjes, tubimit paqësor dhe të organizimit dhe ka privuar mijëra egjiptianë nga gjykimi i drejtë”. Gjatë séances së shqyrtimit, kanë dëshmuar edhe shkelje të shumta.

Megjithatë, zëvendës ministri i jashtëm egjiptian Hesham Badr hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se ato janë të bazuara në “keqkuptime”. /mesazhi/

Gazeta britanike The Guardian në artikullin e saj për zhvillimet në Kosovë, ka shkruar edhe për lidhjet e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) me shërbimin inteligjent francez DGSE. Sipas

Guardian, disa prej 20 rekrutëve të SHIK’ut të cilët ishin dërguar në Francë, ku ishin trajnuar për mbrojtje të afërt dhe për të përdorur armë, më vonë janë bërë pjesë e një grupi vrasësish.

Më poshtë mund të lexoni pjesë të tekstit të Guardian ku shkruan për lidhjet e SHIK’ut që ishte drejtuar nga Kadri Veseli me shërbimet inteligjente perëndimore.

Hetimet e reja për grupin fantazmë të spiunazhit SHIK, siç shkruan mediumi britanik, mund të del turprues edhe për agjencitë perëndimore të inteligjencës, në veçanti për CIA’n dhe DGSE’në e Francës, mbështetja e së cilëve për Thaçin, PDK’në dhe SHIK-un daton që nga lufta në Kosovë (1998-9). Në atë kohë, shkruan “The Guardian”, amerikanët dhe francezët përkrahnin Thaçin si komandantin më të efektshëm të UÇK-së që ka luftuar kundër ushtrisë serbe, e cila kishte ndërmarr një “fushatë të spastrimit etnik”.

Disa hetues të Kosovës dhe të EULEX-it besojnë se këto lidhje të inteligjencës gjatë kohës së luftës kanë ndihmuar në mbrojtjen e udhheqësisë së PDK-së dhe kanë penguar përpjekjet e tyre që ta frenojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.

“The Guardian”, shkruan se familja e Bllacës është larguar nga Kosova për mbrojtje të mërkurën.

“The Guardian” përmes një burimi brenda EULEX’i, i ka konfirmuar hetimet ndaj Sylës.

Sipas mediumit më të fuqishëm britanik, këto të dhëna për vrasjet e kryera nga SHIK-u mund të jetë të papërshtatshme edhe për agjencitë e huaja të inteligjencës të cilat kanë ndihmuar gjatë luftës në Kosovë për organizimin e kësaj agjencie të inteligjencës.

Kadri Veseli, shefi i SHIK-ut dhe person i afërt me Thaçin, më 2011 i pati thënë ueb-faqes amerikane të lajmeve “GlobalPost”: “Kemi pasur shumë partnerë – 25 agjenci të inteligjencës… SHBA-të na kanë ndihmuar shumë”.

Veseli kishte thënë se agjencitë e huaja të inteligjencës kanë ndihmuar SHIK-un “në çdo aspekt”, por ka mohuar që SHIK-u ka kryer vrasje sistematike politike.

Përveç CIA-s, SHIK-u ka pranuar mbështetje të veçantë edhe nga shërbimi i jashtëm i inteligjencës franceze, DGSE. Franca ka ofruar trajnime ushtarake për UÇK-në. Përgjimet britanike të komunikimeve mes ushtrisë serbe gjatë kohës së luftës kanë zbuluar edhe se zyrtarë të DGSE-së janë vrarë bashkë me ushtarë të UÇK-së në një pritë të forcave serbe.

Pranverën e vitit 1999, sipas hetuesve që kanë përcjellë aktivitetet e SHIK-ut, një grup prej 20 rekrutëve të SHIK-ut janë marrë me një anije nga porti i Durrësit dhe janë transferuar në një anije luftarake franceze. Ata kishin qenë të veshur në fanella të kaltra të errëta në mënyrë që të përziheshin me ushtarët francezë. Me të shkuar në Francë, ata kanë pranuar trajnime për armë specialiste si pjesë e asaj që mendohej të ishte një kurs për mbrojtje të afërt. Por sipas hetuesve, disa prej rekrutëve të trajnuar nga Franca më vonë janë bërë pjesëtarë të grupit të vrasësve.

Lidhja e Francës me SHIK-un është forcuar kur forcat franceze morën nën kontroll pjesën veriore të Kosovës pas intervenimit të NATO-s më 1999, ku përfshihej rajoni i Drenicës prej nga vjen edhe familja e Thaçit dhe rrethi i tij i ngushtë. Një ish-shef i operacioneve të DGSE-së, Xavier Bout de Marnhac, pati udhëhequr EULEX-in nga 2010 deri më 2012.

Një hetues nga Kosova, gjithnjë sipas “The Guardian”, vlerëson se skuadra e vrasjeve është përgjegjëse për së paku 30 vrasje dhe se lidhja me francezët ka ndihmuar që EULEX-i të ngurrojë t’i nis hetimet ndaj politikanëve më të mëdhenj të Kosovës.

“Këta vrasës nuk janë të rëndësishëm, por janë të lidhur me njerëz të mbrojtur”, thotë hetuesi. “Njerëz nga vende të ndryshme kanë një lidhje emocionale pas luftës”.

“Është e vërtetë se në fund të vitit ‘99, kontaktet franceze ishin më të afërta me PDK-në dhe SHIK-un pasi që trupat franceze të NATO-s ishin vendosur në zona ku ky grup ka qenë i fuqishëm”, thotë për “The Guardian”, një ish-zyrtar francez që ka shërbyer në Kosovë. “Por ky ‘bashkëpunim’ nuk ka shkuar aq larg sa pretendohet nga disa persona sot. SHBA-të shkuan edhe më larg! Është e vërtetë se Franca ka trajnuar disa persona, por ka qenë përbrenda kornizës së krijimit të Forcës Mbrojtëse të Kosovës”.

Trajneri dhe futbollistët e Besës së Pejës, kishin planifikuar që të premten (dje) të mbanin stërvitje në ora 13:00. Një gjë e tillë nuk ndodhi për një arsye siç thonë lojtarët, shumë të fortë. “Për shkak se xhumaja falet në ora 12:00, jemi marrë vesh së bashku me trajnerin që stërvitjet t’i mbajmë nga ora 14:00”, thonë disa nga futbollistët pejan për t’u ndalur më shumë në këtë çështje, portieri Flamur Neziri.

“Zakonisht stërvitjet i mbajnë 24-orë para ndeshjeve, për t’iu përshtatur orarit të ndeshjes. Tanimë e kemi ndërruar orarin për faktin se të gjithë lojtarët e falim namazin e xhumasë. Është gjë shumë e mirë nga ana e trajnerit Arbnor Morina, i cili i ka mirëkuptuar lojtarët dhe për këtë fakt, duam që ta falënderojmë. Edhe ai e fal xhumanë”, ka thënë ‘gardiani’ Flamur Neziri për Arenën.

Edhe klubi më i madh kosovar, Prishtina e ndërron orarin e stërvitjeve për shkak të xhumasë. “Një ditë para ditës së xhumasë, bisedojmë për orarin e stërvitjeve, gjithmonë e lëmë në kohën që na konvenon për ta arritur xhumanë. Namazi është obligim i çdo myslimani, kështu që bisedojmë me shtabin teknik për çështjen e orarit. Në ekipin tonë thuajse 75 për qind e lojtarëve e falin namazin e xhumasë”, njofton për gazetën kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi./Arena/

Përfaqësuesit e shoqatës humanitare "Kalliri i mirësisë", në kuadër të së cilës funksionon edhe pushimorja për jetimët në Prevallë, "Kulla e jetimit", kanë paralajmëruar padi ndaj drejtorit të Urbanizimit të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, për shpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të nxjerrjes së aktvendimit për rrënimin e këtij objekti.

Në këtë shoqatë konsiderojnë se zyrtari komunal i Prizrenit ka shpërfillur autoritetin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Nga MMPH-ja kam pranuar një vendim tjetër, ndërsa tash prej Komunës një tjetër. Kjo ministri më pati urdhëruar që ato pak tejkalime që kam pasur me i largua, gjë që e kam bërë. Pas kësaj ka ardhur vendimi i DUPH-së së Prizrenit, i cili jo vetëm se është i çuditshëm, por e ka shkelur edhe autoritetin e vetë Ministrisë”, ka thënë Kemajl Januzaj nga SHH "Kalliri i mirësisë".

Ndaj vendimit të DUPH-së ai është ankuar edhe në MMPH-në dhe thotë se nuk ka marrë përgjigje zyrtare brenda afatit të paraparë, prandaj, sipas tij, janë përmbushur kushtet ligjore që të ushtrojë kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë. /Koha Ditore/

Këshilli i bashkësisë islame Vushtrri, njofton se sot ka ndërruar jetë hoxha Ferat Gërguri. Përmes një njoftimi ne faqen e tyre në rrjetin social facebook, KBI-Vushtrri njofton vdekjen e tij si dhe detajet rreth ceremonisë së varrimin që do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Vushtrrisë.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga KBI Vushtrri:

 

Për shkaqe shëndetësore, Tribunali i Hagës ka vendosur ta liroj, përkohësisht, liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshelin, gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar dukshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Shesheli është i akuzuar për krim kundër njerëzimit dhe thyerjen e ligjeve dhe zakoneve të luftës në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, por edhe pas 11 viteve, sa gjendet në paraburgim në Hagë, procesi i tij gjyqësorë nuk ka përfunduar.

Haki Kasumi, koordinator i Këshillit të Shoqatës për Personat e Zhdukur nga Kosova, ka vlerësuar se lirimi i përkohshëm i Sheshelit, po e përsërit rastin e Sllobodan Milosheviçit, i cili vdiq pa ju shqiptuar vendimi në Gjykatën e Hagës.

Sipas tij, kjo është e papranueshme dhe nuk ka lidhje me drejtësinë. “Ai që e ka bërë këtë, sipas nesh, është duke e bërë të njëjtin krim sikurse edhe kriminelët, në mesin e të cilëve është si peshk i madh, krimineli i madh, Shesheli. Fatkeqësisht, po duket se edhe ai do të mbetet pa aktgjykim, që është e papranueshme dhe që, për viktimat, është qëndrim dhe veprim i gabueshëm i atyre që e lirojnë këtë kriminel” thotë për Anadolu Agency, Haki Kasumi.

Ai thekson se gjykatësit ndërkombëtarë nuk duhet të kenë fare mëshirë ndaj këtij lloji të kriminelëve, si dhe duhet t’i ndjekin vazhdimisht, në mënyrë që këto krime të mos përsëritën më kurrë.

Nga ana tjetër, Bojan Teofiloviç nga Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Graçanicë ka theksuar se Shesheli ka qenë i akuzuar në Hagë, por se nuk është i dënuar, ndërsa në drejtësi, ekziston supozimi se ose je i pafajshëm ose je i dënuar.

“Mendoj se ky akt është hedhja e ‘patateve të nxehta’ dikujt tjetër, sepse, sipas të gjitha gjasave ai është në një gjendje shëndetësore që nuk i ka mbetur edhe shumë jetë... Nga ana tjetër, ata kanë probleme për shkak të procesit të tij. Edhe pas 11 viteve të kaluara në Tribunal, nuk ka aktgjykim dhe kjo është mënyra më e lehtë për Tribunalin që ta zgjedh këtë situatë në të cilën janë futur me gabimin e tyre dhe kjo është zgjedhur si mënyrë për ta zgjedhur këtë situatë” ka thënë për AA, Teofiloviç.

Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtat Humanitare në Kosovë , Bekim Blakaj, ka thënë për AA se Tribunali i Hagës është duke na befasuar, nga dita në ditë, sepse proceset në këtë gjykatë po zgjasin shumë gjatë dhe kjo është e padurueshme për viktimat. “Ky është rasti tani edhe me Vojsilav Sheshelin. Procesi i tij po zgjatë që 11 vjet dhe viktimat assesi nuk po mund të shohin drejtësinë. Kjo është problem i madh sepse po shihet se, gjendja shëndetësore e Sheshelit është përkeqësuar dhe unë po frikohem se do të vdes, pa u marr vendimi. Ky do të jetë rasti i dytë. Ka edhe disa raste të fundit të cilat janë në proces e sipër në Tribunalin e Hagës dhe nëse vazhdojnë në këtë mënyrë, viktimat nuk do të jenë të kënaqura me punën e Tribunalit të Hagës” thotë Blakaj.

Sipas fjalëve të tij, Fondi për të Drejtat Humanitare ka reaguar edhe më herët se, proceset po zgjasin shumë gjatë dhe jo vetëm viktimat, por edhe shoqëritë në këtë regjion po mbeten pa e mësuar të vërtetën dhe vendimin e gjykatës së Tribunalit të Hagës.

Në Sarajevë pati reagime kundërshtuese pas vendimit të tribunalit të Hagës për lirimin e Sheshelit

"Hedhja e kripës në plagë të hapur nuk është e pazakontë për ne", deklaroi kryetarja e shoqatës "Nënat e Srebrenicës" Hatixha Mehmedoviç, në lidhje me lirimin e përkohshëm të akuzuarit të Hagës dhe liderit të Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojislav Sheshel, raporton Anadolu Agency (AA).

Mehmedoviç theksoi se familjet e viktimave nuk janë të befasuara me këtë vendim, kjo është trishtuese, pasi që në këtë mënyrë brezave të rinj i jep "krahë" që të bëjnë krime edhe më të përgjakshme dhe të rrezikshme.

"Të kaluarën nuk mund ta kthejmë, por nga ajo asgjë nuk mësuam, ashtu që ajo të mos përsëritet askund dhe askujt. Nuk është çudi që në botë ndodhin krime, sepse gjykatat nuk bëjnë atë që duhet dhe çdo gjë duket e korruptuar disi. Ne, familjet, që përjetuam të gjitha torturat në BeH, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, ne ndjehemi me të vërtetë keq. Nuk shpresuam që fëmijët tanë të kthehen, sepse e dimë që është e pamundur, por ne prisnim drejtësi. Megjithatë, në vend të drejtësisë ne ballafaqohemi me humbje të vullnetit për ta vazhduar luftën për të vërtetën dhe drejtësinë. Nëse nuk ka drejtësi nuk ka të ardhme. Të gjithë ata që kanë kryer gjenocid dhe agresion, të cilat po lirohen, disi po shpërblehen, ndërsa ne, familjet, dënohemi," tha Mehmedoviç.

Kryetarja e Shoqatës "Nënat e Srebrenicës dhe Enklavat e Zhepës" Munira Subashiç tha se "Shesheli kishte bërë cirk nga Tribunali i Hagës" duke fyer viktimat dhe prokurorët gjatë gjykimit dhe se "ndoshta është liruar që të mos vdiste në Hagë, por në shtëpi."

I ashpër ishte edhe reagimi i Kryetarit të Shoqatës së kampeve të përqendrimit në Bosnjë, Jasmin Meshkoviç. "Ne e dënojmë ashpër dhe shprehin pakënaqësinë tonë me vendimin për lirimin e përkohshëm të kriminelit të luftës, personin, procesi gjyqësor i të cilit zhvillohet që nga viti 2003. Ne nuk mund ta besojmë. Vlerësojmë rëndësinë e Tribunalit të Hagës. Është e vërtetë se, pa këto institucione, e vërteta do të shihej ndryshe. Tribunali ka kontribuar për zbardhjen e krimeve, por vendimi për lirimin e Shesheljit paraqet poshtërim të viktimave. Njerëzit janë të hutuar, anëtarët tanë na telefonojnë dhe pyesin nëse kjo është e vërtetë," tha Meshkoviç.

Vojislav Sheshel ishte gjykuar nga Tribuanali i Hagës me akuza për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo rregullave të luftës në vitet 1991-1993 në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Vojvodinë. Argumentet mbyllëse në gjyq janë përcaktuar në vitin 2012, por vendimi deri në ditët tona nuk është sjellë akoma. Dhoma Gjyqësore Penale e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dje vendosi që Vojislav Sheshel të lirohet përkohësisht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sot në hapësirat e Kuvendit të Kosovës janë takuar liderët e koalicionit LVAN. Në takim ishin Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti (LVV), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma)

Në emër të tyre foli kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili tha se blloku nuk do të insistojë më për postin kryeparlamentarit.

Edhe dje është raportuar se LVAN-i sot mund ta bëjë publik këtë pozicion . Por, siç u tha dje, edhe sot pas takimit u theksua se blloku ka kërkuar garanci nga presidentja se herën e dytë do t’u takojë atyre e drejta për të formuar Qeverinë, pasi mundësinë e parë ta ketë shteruar PDK-ja e Thaçit.

Limaj ka thënë se i kanë dërguar një letër presidentes Atifete Jahjaga, me propozim konkret për zgjidhjen e ngërçit. Ai tha se përmes kësaj letre kanë kërkuar nga Jahjaga që të thërras urgjentisht seancën e Kuvendit në të cilën deputetët e LVAN-it do ta votojnë kryeparlamentarin e PDK-së, për t’i hapur rrugë Qeverisë së Bllokut. /Telegrafi/

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të ka vënë në shënjestër bazën e Lëvizjes Ahraru Sham, e cila është një nga komponentët më të mëdhenj të Frontit Islamik në Siri. Nga sulmi i fundit ndaj tyre njoftohet se u vranë 2 anëtarë të lëvizjes.

Xhihad esh-Shami, anëtar i Zyrës së Shtypit të Lëvizjes Ahraru Sham duke folur për gazetarët theksoi se forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj një baze që i përket lëvizjes në fshatin Babiska të Idlibit.

- "Ne jemi duke u përpjekur për të mbrojtur civilët"

Shami ka theksuar se gjatë sulmeve me 8 raketa kanë humbur jetën 2 anëtarë të lëvizjes Ahraru Sham dhe baza që ishte objektiv është shembur plotësisht. Shami gjithashtu ka shprehur se do të zbrazim disa baza që ndodhen afër vendbanimeve të civilëve me qëllimin për të mbrojtur civilët nga bombardimet e SHBA-së.

Struktura bazë e Frontit Islamik edhe grupi i komponentëve të formimit të strukturës nuk janë përfshirë në listën e organizatave terroriste të SHBA-së apo Kombeve të Bashkuara.

- Sulm me bombë fuçi në Rastan

Në anën tjetër regjimi sirian vazhdon sulmet në zonat e kontrolluara nga opozitarët. Në sulmet e ndërmarra me bombë fuçi në rajonin Rastan të Humusit është plagosur një grua që ndodhej pranë vendngjarjes dhe u shembën disa shtëpi të civilëve.

Komiteti i koordinimit lokal të Sirisë kishte njoftuar se avionët e forcave të koalicionit kishin ndërmarrë sulme ajrore ndaj bazës dhe depove të municionit të Fronti Nusra në Harm të Idlibit.

Edhe Mustafa Ebu Latif një prej aktivistëve lokalë në rajon ka deklaruar se gjatë sulmeve ndaj depos së municioneve të Frontit Nusra në Harm, si pasojë e shpërthimeve humbën jetën 4 fëmijë, një numër i madh njerëzish u plagosën dhe shumë vendbanime u dëmtuan.

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 24 orët e fundit ka bombarduar dy depo municionesh të Frontit Al-Nusra. Përveç kësaj janë sulmuar edhe disa objektiva të tjera dhe nga të dyja sulme ka patur të lënduar dhe të vdekur, në mesin e të cilëve janë katër fëmijë, raporton Anadolu Agency.

Komiteti Lokal i Sirisë (LCC), njoftoi se sulmi ndaj depos së municioneve të Frontit Al-Nusra kishte ndodhur në qytetin Harm në afërsi të Idlibit. Aktivisti lokal Ebu Latif theksoi se në këto shpërthime janë plagosur shumë njerëz, ndërsa katër fëmijë u vranë. Përveç kësaj janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në objektet pranë. Siç tha Ebu Latif, nga rrënojat, me ndihmën e makinave, janë tërhequr të plagosurit dhe të vrarë.

Sulmi tjetër është kryer në objektivë në afërsi të kalimit kufitar Bab Hava. Ebu Latif tregoi se koalicioni ndërkombëtar ka bombarduar edhe objektivat e organizatës Brigada Ahrari Sham në fshatin Buskaya, po ashtu në afërsi të Idlibit. Përveç kësaj, ai tha se sulmet ajrore janë kryer edhe në qytezat Sarmede, Baka, Kefr Direyn dhe Kafr Tahrim të cilët gjenden në afërsi të Idlibit.

Ebu Latif nuk kishte të dhëna nëse ka pasur të lënduar apo të vrarë na këto sulme, por tha se sulmi më i fuqishëm ishte ai ndaj Frontit Nursa në Harm. Zëdhënësi Frontit Al- Nusra, Mustafa Sultan, njoftoi se nga sulmet e forcave të koalicionit në pozicionet e tyre në rajonin e Idlib ka të vrarë dhe të plagosur. Forcat e koalicionit edhe më herët kanë sulmuar pozicionet e kësaj organizate në zonën e Idlibit dhe Aleppos.

Në rast se liderët e partive politike nuk do të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik, atëherë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të premten, eventualisht të martën, me dekret të veçantë do ta shpërndajë Kuvendin, më pas do t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Lajmin e kanë konfirmuar burime mirë të informuara të “Epokës së re”. Po këto burime kanë bërë me dije se Kosova është vonuar në krijimin e institucioneve, prandaj nuk ka kohë për ta krijuar qeverinë me procedurë të rregullt për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit. /epoka e re/

Një profesor në Universitetin e Arizonës ka shokuar amerikanët i cili në një deklaratë publike ka thënë se krimet e trupave amerikane në stërvitjet e përditshme janë njësoj të tmerrshme si ato që bëjnë xhihadistët, dhe se pozicioni i SHBA-ve është hipokrit që dënojnë dhe ngre moralin mbi krimet e bëra në emër të ISIS-it, raporton Daily Mail.

Në një artikull të publikuar në faqen e internetit TruthOut (drita e së vërtetës), Musa al-Gharbi i cili është një instruktor në Departamentin e universitetit të Qeverisë dhe programit të Shërbimit Publik, ushtarët amerikanë është duke i paraqitur si “përdhunuesit anti-myslimane”, krimet e të cilëve janë “njëlloj tmerrshme, nëse jo më keq se ata që bëjnë anëtarët e ISIS-it”, transmeton TetovaSot.

Teksti ka shkaktuar një stuhi reagimesh, dhe disa politikanë kanë sugjeruar edhe universitetin ku profesori punon për të pakësuar fondet për punë, sepse ata mendojnë se paratë e taksapaguesve nuk duhet të financojnë institucionet që nxisin debate të tilla në një situatë çfarë është sot bota.

“Politika e Shteteve të Bashkuara në Irak, Libi dhe Siri kanë ushqyer kryesisht krijimin e ISIS, si një faktor kyç në rajon”, shkroi Al-Gharb dhe shtoi se ajo që tani njerëzit e zyrës së Obama-s e dënojnë ka ndodhur edhe më parë, vetëm se ofruesit e krimeve ishin ushtarë amerikanë.

“Si një duhanxhi i SHBA-ve deklaron dhunën seksuale dhe rrëmbimet e femrave të jezidëve nga xhihadistët, i njëjti skenar është përdorur në vitin 2001, kur Amerika filloi luftën kundër talebanëve në Afganistan. Megjithatë, gjatë kësaj lufte, dhe luftës së ardhshme kundër Irakut në vitin 2003, ushtarët amerikanë kanë përdhunuar në mënyrë të përsëritur, të burgosurit dhe njerëzit lokalë”, shkroi Al Gharb në tekstin e tij.

Profesori tronditi publikun amerikan me pretendimet se në mesin e trupave amerikane ka shumë “racistë dhe neo-nazistë” dhe përmend krimet e tmerrshme që ata kanë kryer kundër trupave të armikut, një pjesë e të cilave ka edhe foto.

Pas artikullit është dërguar një shenjë proteste ndaj universitetit, por institucioni ka thënë se teksti është një pikëpamje personale e autorit, dhe se shumë nga kolegët e tij ishin të tronditur dhe të ofenduar nga qëndrimet e tij.

Megjithatë, rektori vuri në dukje se sipas Amendamentit të Parë, Musa Al Gharb ka të drejtë të shprehë publikisht mendimin e tij personal. /TetovaSot/

Orët e mëngjesit të së mërkurës në Jerusalem janë shënuar me përleshje ndërmjet forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve pasi që forcat izraelite kanë hyrë me çizme brenda xhamisë Al-Aksa. Incidenti i dytë ka ndodhur në Jerusalemin Lindor ku një palestinez u nis me automjet në drejtim të këmbësorëve izraelitë. Deri tani në këto dy sulme një person ka vdekur, ndërsa 41 janë plagosur, raporton Anadolu Agency.

Hyrja e hebrenjve në Al-Aksa ka shkaktuar reagime të rrepta të myslimanëve, si atyre që protestuan në xhami ashtu edhe të atyre që ishin të tubuar në rrugët përreth. Policia kundër protestuesve ka përdorur plumba gome, bomba tymi dhe bomba zhurmuese. Pasi protestuesit hynë në brendësi të xhamisë, disa policë kanë hyrë me çizme brenda xhamisë duke përdhosur edhe vendet e veçanta në të. Pas ndërhyrjes së policisë janë parë edhe shumë kopje të shpërndara të librit të shenjtë mysliman rreth xhamisë.

Trazirat nuk ishin të kufizuara vetëm në brendësi të e xhamisë. Protestuesit janë mbledhur edhe në rrugët përreth, kur erdhi deri te konflikti me pjesëtarët e policisë. Edhe në këtë rast policia izraelite ka përdorur plumba gume, bomba tymi dhe zhurmuese.

Në trazirat janë plagosur 27 njerëz, në mesin e tyre edhe gazetari i AA Turgut Alp Boyraz kamera e të cilit është shkatërruar dhe kameramani i TRT-së.

Xhamia e Al-Aksa është vendi i tretë për nga rëndësia për myslimanët. Myslimanët e parë në kohën kur Profeti Muhammed (a.s) ishte gjallë, me rastin e faljes së namazit kanë kthyer fytyrat e veta në drejtim të Al-aksas, prandaj kjo është është arsyeja pse kjo xhami është e njohur si kibla e parë e myslimanëve.

- Incidentet në Jerusalemin Lindor -

Trazirat në Jerusalem akoma nuk kanë përfunduar kur në Jerusalemin Lindor ka ardhur deri de incidenti i ri. Sipas burimeve të policisë një palestinez ka drejtuar veturën e vetë në drejtim të izraelitëve, ku janë plagosur 14 persona. Ushtarët izraelitë në vendin e ngjarjes e kanë qëlluar shoferin i cili ndërroi jetë menjëherë.

Njoftohet se ushtarët izraelitë që nga viti 1967 për herë të parë kanë hyrë në xhaminë Al-Aksa deri në hyrjen e poshtme të kupolës, ku ndodhen vendet kryesore të kompleksit, duke shkelur dhe përdhosur vendet e veçanta në xhami, raporton Anadolo Agency (AA).

Drejtor i Departamentit të fondacioneve islamike dhe drejtuesi i xhamisë Al-Aksa, Azzam el-Hatib, në një deklaratë për gazetarin e AA tha se: "Afërsisht 300 ushtarë izraelitë kanë dhunuar xhaminë Al-Aksa. Disa prej ushtarëve kanë hyrë me çizme brenda xhamisë duke përdhosur edhe vendet e veçanta në të.

Hatib duke theksuar se ushtarët izraelitë që nga viti 1967 për herë të parë hyjnë në xhami. "Ky është një hap shumë i rrezikshëm, është një gjendje e papranueshme dhe Izraeli do të vuajë pasojat e kësaj". Xhamia Al-Aksa e cila gjendet në Jerusalem cilësohet si Kibla e parë e myslimanëve.

Këshilltari për shtyp në zyrën e Hatajit për punimet në Siri të Fondacionit humanitar IHH Burak Karaxhaoglu (Burak Karacaoğlu) ka bërë thirrje për ndihma emergjente në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Karaxhaoglu tha për gazetarin e AA se: “Vendi me 20 milionë banorë ka nevojë për ndihma emergjente humanitare për afërsisht 10 milionë banorë”.

Karaxhaoglu thekson se në këtë proces 6.5 milionë sirianë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe 3 milionë prej tyre gjetën shpëtim duke ikur në vendet fqinje. Sirianët të cilët u detyruan të largohen nga vendi, tre të katërtat e tyre e përbëjnë gratë dhe fëmijët, mbi 1 milionë fëmijë mundohen të vazhdojnë jetën e tyre në kushte të vështira larg vendit dhe shtëpive të tyre.

Karaxhaoglu duke tërhequr vëmendjen për rritjen e problemeve nga përkeqësimi i motit të ftohtë tha se: "Populli sirian i goditur nga lufta dhe varfëria është i detyruar të luftojnë edhe kundër motit të ftohtë. Për arsye të rritjes së numrit të refugjatëve dita ditës edhe nevojat e tjera janë bërë të pa-përballueshme. Ndihmat më në nevojë janë furnizimet ushqimore si miell, sheqer, oriz dhe vaj.”

Duke filluar nga muaji nëntor 2014, Komuna e Prishtinës ofron transportin publik falas për pensionistët e Prishtinës në linjat të cilat menaxhohen nga trafiku urban - linjat 3 dhe 4.

Pensionistët e interesuar duhet të paraqiten në ndërmarrjen së “Trafiku Urban”, ndërsa me vete duhet të kenë letërnjoftimin, një fotografi si dhe vërtetimin mbi vendbanimin, i cili lëshohet nga bashkësia lokale përkatëse, njofton Telegrafi.

Me këtë rast, pensionistëve do t’ju lëshohet bileta që do të vlejë për gjashtë muajt e ardhshëm, e cila do t’ua sigurojë transportin falas për linjat e sipërpërmendura.

Incidentet në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë ringjallën fjalorin e vjetër të politikanëve serbë, derisa mediat u shfrytëzuan masivisht në përhapjen e propagandës kundër shqiptarëve.

Vukashin Obradoviq, kryetari i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve serbë, thotë se të jesh gazetar në Serbi është e vështirë, sidomos për faktin se kontrolli ndaj mediave është i ngjashëm me atë nga epoka e Millosheviqit, raporton KTV.

Ai pohon se gjuha e urrejtjes e përdorur së fundi ndaj shqiptarëve në media më shumë ishte tentim për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët serbë.

Drejtori dhe kryeredaktori i agjencisë së lajmeve Fonet, Zoran Sekuliq, vlerësoi se gjuha e urrejtjes në media, ndonëse jo praktikë e shpeshtë, udhëhiqet nga shteti, derisa mediat i krijon në organe politike-shoqërore.

Derisa disa besojnë se bëhet fjalë për liri të shprehjes, të tjerët, pas këtyre ballinave shohin propagandë nacionaliste, transmeton Koha.net.

Gazetari shqiptar në Beograd, Idro Seferi, pohon se pas incidenteve të ndryshme në ndeshjen Serbi-Shqipëri pati dukshëm raportime të njëanshme dhe të ndikuara.

Sulmohet nga racistët xhamia “Junus Emre” në kryeqytetin e Danimarkës në Kopenhagen, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia “Junus Emre” nuk ka pamjen e një xhamie sepse është pa minare dhe pa kupolë, dhe vepron nën shenjën e Shoqatës Kulturore turke në Danimarkë. Muret e xhamisë janë vizatuar nga 3 persona në orët e natës me kryqin nazist.

Pas njoftimit nga drejtuesit e shoqatës dhe komunitetit, ka ndërhyrë policia duke parë pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe ka arrestuar tre persona. Kryetari i shoqatës Sherafetin Koçbaj (Şerafettin Koçbay) tha se “në orët e vona të natës në murin e xhamisë është vizatuar kryqi nazist dhe simboli trekëmbëshit. Koçbaj gjithashtu theksoi se donim të fshinim kryqin, por për shkak se shoqëria e siguracionit nuk paguan dëmin nuk e kemi fshirë dhe gjithashtu kemi dëgjuar se policia ka arrestuar personat e dyshuar dhe kanë kërkuar që të mbyllet çështja”.

Edhe Drejtuesi i shoqatës, Mehmet Jëllmaz (Mehmet Yılmaz) njofton se më parë nuk kanë ndodhur sulme të tilla gjatë 34 viteve, përveç një rasti ku është lënë një shishe e shkruar dhe në muajt e verës kur policia kishte kryer kontroll për një çështje tjetër. Kjo është hera e parë në këtë lloj sulmi thekson ai. Jëllmaz gjithashtu thekson se xhamia nuk ka asnjë aktivitet.

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherit kryeministër në detyrë ka ftuar sërish liderët e partive tjera që të reflektojnë karshi ngërçit politik për të bërë të mundur krijimin e institucioneve të vendit bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Ai sot ka thënë se mënyra e vetme e daljes nga kjo situatë politike është komunikimi dhe diskutimi mes liderëve të partive parlamentare.

“Është koha të lëvizim përpara, të ndërtojmë institucione stabile, institucione që do të punojnë në agjendën jashtëzakonisht të rëndësishme zhvillimore dhe integruese të shtetit të Kosovës”.

I pyetur rreth mundësisë së një koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së, ku Isa Mustafa do të bëhej kryeministër, ndërsa ai do të zinte postin e presidentit, pas mbarimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga, kryeministri Thaçi ka thënë se është kulturë të diskutohen gjërat.

Por sipas tij, askush nuk do të mund të realizojë 100 për qindëshin e asaj që aspiron.

"Vetëm me marrëveshje tejkalohet ngërçi i krijuar”, ka thënë Thaçi. /kosovasot/

Zhvillohet protestë në Gaza në shenjë solidariteti për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agecy (AA).

Familjet palestineze u mblodhën para ndërtesës së Kryqit të Kuq në Gaza dhe kërkuan nga organizatat për të drejtat e njeriut që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për lirimin e të gjithë palestinezëve në burgjet izraelite. Protestuesit mbajtën në duar fotografitë e të afërmeve të tyre.

Selva el-Xhuxhu (Selva el-Cucu), nëna e të burgosurit palestinez Xhuma el-Xhuxhu (Cuma el-Cucu) duke vënë në dukje se të burgosurit janë në kushte të vështira tha: "Të burgosurit, vuajnë nga shumë sëmundje, gjithashtu kushtet në burg nuk janë të përshtatshme për kurimin e tyre. Ne kërkojmë nga Presidenti palestinez Mahmud Abbas që të ushtrojë presion ndaj institucioneve ndërkombëtare për lirimin e të burgosurve.

Nga ana tjetër Izraeli ka njoftuar se ka anuluar "ditën e takimit" të organizatës së Kryqit të Kuq që ishte planifikuar për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite. Sipas të dhënave nga Ministria palestineze e të Burgosurve, në burgjet izraelite ndodhen 7 mijë palestinezë të burgosur.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po marrin rroga, edhe pse Kuvendi nuk po funksionon. Madje, buxhetit të varfër të Kosovës kjo jo pak po i kushton.

Këtë e bënë me dije edhe Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, përmes një përgjigje elektronike për TV Rrokum. Ai tha se janë procesuar edhe rrogat e muajit të kaluar.

“Për periudhën 17 korrik - 31 tetor, për 107 deputetë janë paguar ne total 562 mijë euro. Nuk ka pasë pagesë për 12 deputetë që kane pozita në Qeveri”, shkroi ai.

Ndryshe, deputetet për gjysmën e muajit korrik kanë marrë 744 euro rrogë, për të vazhduar pastaj me rrogën e plotë që ashtë 1488 euro në muaj.

Analisti Shpend Kursani nuk fajëson partitë apo deputetët, por Kushtetuesen që e solli këtë ngërç dhe që e ka përcaktuar këtë situatë që deputet të marrin rroga edhe pa u kompletua konstituimi i Kuvendit. Ndërsa, Albert Krasniqi nga KIPRED vlerëson se pagat janë të arsyeshme pasi, sipas tij, nëse kërkohet që deputetët të heqin dorë nga postet tjera, atëherë nuk mund t’ju mohohet paga e deputetit.

Por, për qytetarët kjo gjë është absurde dhe e turpshme.

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, pos rrogës që marrin, u paguhen mëditjet edhe për mbajtjen e seancave, për udhëtime, si dhe për mbledhjet nëpër komisione. Sipas Ligjit për deputetë, paga për një vit marrin edhe deputetët tjerë që nuk kanë arritur me qenë pjesë e kësaj legjislature. /Rrokum/


562 MIJË EURO PAGA, PËR DEPUTETET E “PAPUNË” by RrokumTelevision

Mllefi ndaj shqiptarëve që mbizotëroi në Serbi pas ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri tashmë është qetësuar. Por pasojat ende vërehen. Disa ditë pas sulmeve ndaj disa bukëpjekësve shqiptarë në Novi Sad, policia e qytetit ka ofruar roje për këto lokale.

Pas pothuajse 30 vjetëve të kaluar në Novi Sad dhe disa sulmeve paraprake ndaj lokaleve të tij, Bajram Temaj nga Prizreni e dinte se çfarë e priste. Temaj, pronari i lokalit ‘Evropa’, i cili më së shumti pësoi nga këto sulme, thotë se paraprakisht i kishte dërguar kërkesë policisë që t’i ofrojnë mbrojtje shkaku i kërcënimeve, raporton KTV.

Temaj, i cili është pronar edhe i disa lokaleve të tjera në këtë qytet dhe ka të punësuar më shumë se 60 persona të nacionaliteteve të ndryshme, beson se sulmi ishte i planifikuar, por jo nga qytetarët e Novi Sadit, por nga grupe të huliganëve me të cilët Serbia ka vazhdimisht probleme.

Gjate bisedës me KTV-në, ai shtoi se këtë herë, për dallim nga herët e shkuara, përgjigjja e autoriteteve të rendit ishte shumë e shpejtë.

Shqiptarët në Serbi, pohon Temaj, janë gjithmonë cak i sulmeve, jo vetëm kur ngjarjen kanë të bëjnë me Kosovën. Ai shton se me këdo që Serbia ngatërrohet, shqiptarët gjithnjë pësojnë, transmeton Koha.net.

Dhe shkaku i kësaj, Temaj thotë se është shumë i dëshpëruar me mosreagimet e politikanëve kosovarë, për të cilët pohon që s’iu dëgjohet zëri asnjëherë kur sulmohen shqiptarët në Serbi.

Nënkryetari i parlamentit izraelit (Knesset), ka hyrë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, duke shkaktuar në këtë mënyrë tensione të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtor i kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, Omer Al-Kisvani, tha për AA se nën mbrojtjen e policisë, në oborr hyri zëvendëskryetar i Knesset, Moshe Feiglin dhe nëntë kolon izraelite.

Sipas Kisvanit, myslimanet në Xhaminë Al-Aksa, me thirrje të tekbireve protestuan për hyrjen e Feiglinit dhe kolonëve izraelitë në oborrin e xhamisë. Policia izraelite ka rritur masat e sigurisë në hyrje të oborrit, ndërsa hyrja lejohej vetëm për personat më të vjetër se 50 vjeç. Gratë u lejuan të hyjnë me letërnjoftim.

Kujtojmë, se tensionet në Jerusalem zgjasin që nga sulmi i armatosur ndaj një shtetasi amerikan, lideri i ekstremit të djathtë i Fondacionit hebre për ruajtjen e tempullit të malit (halib), rabini Yehuda Joshua Glick në Jerusalem. Policia izraelite pas kësaj shpalli se Al-Aksa mbyllet deri në një njoftim të mëtejshëm, si për besimtarët ashtu edhe për turistët. Kjo, që nga viti 1967, është hera e parë e mbylljes së Al-Aksas për besimtarët dhe turistët. Megjithatë, autoritetet izraelite më vonë hoqën ndalimin dhe tani lejohet hyrja vetëm për personat më të vjetër se 50 vjeç.

Familja Dërguti i ka falë gjakun e djalit familjes Mjaku nga Shkupi. Ky njoftim, është bërë nga faqja e facebookut e imamit nga Mitrovica, Fatmir Latifi.

Aty ndër të tjera shkruhet edhe për koordinimin e disa hoxhallarëve për pajtimin e këtyre dy familjeve.

 

Njoftohet se Izraeli në muajin tetor ka vrarë 7 palestinezë dhe ka arrestuar 350 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti të publikuar nga Qendra Kërkimore për të Drejtat e Njeriut dhe të Burgosurit Ahrar, ushtarët izraelitë dhe kolonët hebrenj në muajin tetor kanë vrarë 7 palestinezë, 4 prej tyre fëmijë dhe kanë arrestuar 350 të tjerë, 3 prej tyre gazetarë.

Në raport theksohet se 15 prej të arrestuarve nuk i kanë mbushur 18 vjeç dhe shumica e rasteve të arrestimeve kanë ndodhur në Jerusalem. Gjithashtu në raport përmendet edhe rasti i arrestimit të 2 personave nga 6 peshkatarët në Gaza me pretendimin për kalim të kufirit. Rreth 7 mijë të burgosur palestinezë ndodhen në burgjet izraelite.

Kryetari i rizgjedhur i Hanit të Elezit, Refki SUMA, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët, vizitoi Imamin e Xhamisë së madhe në Prishtinë dhe Profesorin e FSI-së, Dr. Shefqet KRASNIQIN në shtëpinë e tij. Vizita kishte karakter miqësor. Dr. KRASNIQI falënderoi shumë Kryetarin SUMA për këtë vizitë vëllazërore ndërsa e uroi atë për mandatin e ri duke e lutur Allahun e Madhëruar që ta begatojë me shëndet, mirësi dhe suksese në punë./Të përfitojmë nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi/

Këtyre ditëve është nisur një projekt i ri në bashkësinë shqiptare, që ka për synim vetëdijesimin dhe risocializimin social të përdoruesve të mjeteve virtuale të këtij shekulli.

“Nisma “Mirësjellja virtuale” (http://www.ajoni.net/miresjellja-virtuale/) është projekti i tretë i blogut www.ajoni.net, bashkë me projektin Pasurimi i shqipes me fjalë (http://www.ajoni.net/pasurimi-i-shqipes-me-fjale/) dhe atë të fletëpalosjeve. Për më tepër, ky projekt mëton të risjellë në konsideratë aspekte të mirësjelljes, gjegjësisht të risocializojë sidomos të rinjtë kur kemi të bëjmë me segmentet virtuale, siç është interneti në përgjithësi, duke përtheksuar ndërkomunikimin në rrjetet sociale Facebook, Twitter, Google+ etj., pastaj përmes celularëve në tërësi, bashkë me mjetet/aplikacionet e ndryshme për komunikim, si p.sh.: Viber-in etj. Nisma është ende në versionin beta, kështu që përdoruesit janë të thirru të plotësojnë idenë. Ftohen të na bashkëngjiten në faqen tonë në Fejsbuk https://www.facebook.com/MiresjelljaVirtuale”, shprehet Arsim Jonuzi – autor dhe përkthyes, si dhe njëherazi nismëtar i këtij projekti.

Me kënaqësi të madhe mora një lajm sot se kandidati për kryetar të Gjilanit, z. Lutfi Haziri, në një deklarim të tij, ka dalë në mbrojtje të çështjes së shamisë. Ai, në të vërtetë, i ka dalë në mbrojtje të drejtës. Ai ka bërë interpretimin më të mirë të kushtetutës, e cila garanton të drejtat dhe se udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë, vështruar nga ky aspekt, është i padrejtë dhe në kundërshtim me kushtetutën. 

Kjo duhet të jetë transparenca dhe sjellja qytetare e politikanëve tanë. Kjo është ajo që kërkojmë. Ne kurrë nuk ua kemi kërkuar karriget. Nuk e fsheh simpatinë që ndiej për politikanët që ma respektojnë fenë. Konsideroj se shembujt sikur Refki Suma në Han të Elezit, Ragip Begaj në Malishevë, e disa të tjerë, i nevojiten skenës sonë politike. 

Por, ndërkohë që po shkruaja këto fjalë, lexova një reagim nga Ministria e Arsimit, e cila konfirmon udhëzimin famëkeq në fjalë dhe ia tërheq vërejtjen Lutfi Hazirit se në rast të ardhjes në krye të Gjilanit duhet ta respektojë atë.

Unë nuk dëshiroj që kjo çështje të politizohet. Unë po shpreh një admirimin timin për Lutfi Hazirin për shkak të një qëndrimi që duhet ta kenë të gjithë. Konsideroj se kjo deklaratë nga Ministria e Arsimit është dëshpëruese. Me këtë sikur po konfirmohet vullneti për të mos garantuar këtë të drejtë në mënyrë institucionale. 

Evropiane të reja nuk janë vetëm ato që dinë të ecin gjysmëlakuriq, e pa shije madje edhe në salla sportive, pa protokoll dhe pa stil të veshjes, por edhe ato që ndjekin një kod të caktuar pasi që me dëshirë kanë përcaktuar stilin  vet të veshjes, sjelljes dhe jetesës.    

Uroj që Ministria të tërheq këtë deklaratë dhe të përmirësoj gabimin që iu ka kushtua me edukim disa vajzave tona.

Dr. Shefqet Krasniqi

Një rast i rëndë i keqpërdorimit të vajzave të mitura, madje nga mësuesit, ata që do të duhej t’i edukonin dhe udhëzonin fëmijët në rrugë të drejtë, ka ndodhur më 28 tetor në Malishevë, por që deri dje është mbajtur në heshtje, larg opinionit.

Mësues 59 vjeçar, me inicialet R. M. është kapur dhe arrestuar nga policia, për veprën penale shpërdorimit seksual pasi është gjetur në një dhomë me një nxënëse të shkollës fillore ‘’Ibrahim Mazreku”, në një dyqan të këpucëve në Malishevë.

Rasti ndodhi tri ditë më parë, por policia rajonale në Prizren e ka mbajtur në heshtje. I pyetur rreth rastit, zëdhënësi Rajonal i Policisë në Prizren Hazir Berisha, tha se zyra e tij ka vepruar kësisoj, për të ruajtur identitetin e vajzës së mitur, që është edhe nxënëse.

Berisha ka konfirmuar për Zëri-n se i arrestuari është mësues në shkollën fillore “Ibrahim Mazreku” të Malishevës, i lindur në vitin 1954, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe pronari i dyqanit të këpucëve, i cili kishte lejuar që lokali i tij të përdorej për një takim të kësaj natyre.

“Për këtë rast policinë e ka njoftuar një qytetar, i cili ka telefonuar duke thënë se një arsimtar ishte mbyllur në një lokal me një vajzë të mitur. Policia ka reaguar shpejt, duke gjetur lokacionin dhe pas kërkesës së policisë i dyshuari ka hapur derën e dhomës ku ishte bashkë me vajzën e mitur”, tha Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit. Ai poashtu pohoi se nuk ka pasur ndonjë kontakt seksual ndërmjet mësimdhënësit dhe të miturës pasi që rasti është lajmëruar me kohë. Berisha nuk pranoi t’i japë as inicialet e të miturës me qëllim të mbrojtjes së identitetit të saj.

Ai konfirmoi se Berisha tha se dy të dyshuarve të arrestuar, mësuesit dhe pronarit të lokalit, u është caktuar masa e paraburgimit deri 48 orë, por nuk është i sigurt nëse ata vazhdojnë të jenë në paraburgim sepse ,sipas tij, çështja i kalon Prokurorisë por sipas burimeve jozyrtare të arrestuarit janë liruar nga qendra e mbajtjes dhe janë në arrest shtëpiak.

Burime të gazetës kanë thënë se i njëjti mësimdhënës ka edhe raste të tjera të këtij lloji, por Policia Rajonale e Prizrenit thotë se zyrtarisht nuk ka të dhëna për diçka të tillë. /Zëri/

Kombet e Bashkuara kanë votuar me shumicë dërrmuese të enjten për njohjen e shtetit palestinez, një vend që është duke kërkuar fitore për një kohë të gjatë, dhe një fitore për palestinezët, por një humbje diplomatike për Shtetet e Bashkuara të cilat e kanë kundërshtuar hapur një veprim të tillë.

Rezoluta përmirësimit të statusit të palestinezëve "në një shtet vëzhgues joanëtarë në Kombet e Bashkuara” u miratua nga një shumicë më shumë se dy të tretat e trupit votues i përbërë prej 193-anëtarëve botëror.

138 pro, 9 kundër me 41 abstenime.

Vedat Xhymshiti

(Lajmi është marrë nga profili i gazetarit Vedat Xhymshiti në facebook)

Ambasada e shtetit të Palestinës në Tiranë i është përgjigjur deklaratës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë së katër ditëve më parë, nëpërmjet së cilës institucioni i diplomacisë shqiptare ia hedh përgjegjësinë e sulmeve të fundit izraelite ndaj Gazës palës palestineze.

“Theksojmë se Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara janë në dijeni të plotë dhe e pranojnë faktin se populli palestinez jeton në izolim dhe pushtim të plotë nga Izraeli, si rrjedhojë populli palestinez, sipas ligjeve ndërkombëtare, ka të drejtë të përdorë të gjitha mjetet për t’u vetëmbrojtur, për të fituar lirinë dhe pavarësinë, që të jetojë me dinjitet si çdo popull tjetër në botë. Si pasojë e pushtimit dhe agresionit izraelit ndaj popullsisë së rrethuar të Gazës, më shumë se 100 persona kanë rënë viktimë, shumica e tyre gra, fëmije dhe të moshuar. Nga këto sulme mbetën të vrarë 10 persona nga e njëjta familje “al-dalu” në Gaza dhe deri në këto momente të përgjigjes janë më shumë se 915 të plagosur”, thuhet në qëndrimin e palës palestineze.

Në këtë kuadër shtohet se nuk është konstatuar më parë asnjë deklaratë e cila bën përgjegjëse palën izraelite për zgjerimin e territoreve të saj siç bëri Europa dhe SH.B.A-ja, apo për sulmet e armatosura izraelite ndaj popullsisë palestineze, djegur fshatra, kisha, xhamia, apo duke vrarë dhe dëbuar banoret e qytetit të Jeruzalemit, apo duke mbajtur të izoluar qytetit të Gazës për disa vite me radhe.

Ambasada palestineze thekson se të gjitha këto konsiderohen krime, dhe Izraeli duhet të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Rënda, megjithëse Palestina ka kërkuar nga Izraeli më shumë se disa herë që të ndalohet pushtimi duke respektuar ligjet ndërkombëtare.

Ambasada Palestineze në Shqipëri, gjithashtu shfrytëzon rastin ti drejtohet popullit mik shqiptar, kudo që ndodhet, për t’i uruar përzemërsisht Gëzuar 100 Vjetorin e Pavarësisë, lumturi dhe zhvillim kurdoherë!

Njëkohësisht theksohet se edhe populli palestinez ka të drejtë të festojë pavarësinë e tij dhe për ta arritur këtë ka shumë nevojë për mbështetjen e njerëzve të lirë në botë.

Deklarata e MPJ-së për rritjen e tensioneve në Rripin e Gazës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin për situatën e tensionuar në jug të Shtetit të Izraelit dhe në Rripin e Gazës, ku si pasojë e goditjes me raketa nga ana e lëvizjes terroriste Hamas në brendësi të territorit të Shtetit të Izraelit, si dhe kundërpërgjigjes izraelite, kanë humbur jetën civilë të pafajshëm nga të dyja palët, mes të cilëve fëmijë dhe gra.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmet raketore të Hamasit dhe fraksionieve të tij kundrejt Shtetit të Izraelit dhe bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe për rivendosjen e paqes. Njëkohësisht, kërkojmë nga palët të ndërmarrin veprimet e duhura për uljen e tensioneve dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare me qëllimin për të shmangur çdo cenim të sigurisë të jetës së civilëve./Albtime/

Numri i viktimave nga agresioni sionist në Gaza arriti sot në 49 shehidë dhe 520 të plagosur. Në mesin e të rënëve shehidë janë 13 fëmijë, 3 gra dhe 3 të moshuar. Ndërsa në mesin e të plagosurve gjenden mbi 160 fëmijë, 85 gra dhe 25 të moshuar, kështu raporton agjencia e lajmeve Islammemo./Shembulli/

 

 

 

Javën që shkoi ra shehid (insha-Allah) në luftë kundër regjimit të pushtetit të presidentit të Sirisë, Beshar El-Esedit, kosovari Naman Demolli.

Shehidi, sipas fesë islame, dallohet me disa norma dhe veçori, prej veçorive në këtë botë: nuk i lahet xhenazja, varroset me rroba dhe nuk i falet namazi i xhenazes, ndërsa prej veçorive në botën tjetër: me daljen i pikës së parë të gjakut i falen të gjitha gjynahet, i paraqitet vendi i tij në Xhenet në çastet e vdekjes, nuk e përjeton natën e varrit, ka të drejtë të ndërmjetësojë për 70 anëtarë të familjes dhe martohet me 72 huri të Xhenetit.

Që nga fillimi i revolucionit në Siri, regjimi i Beshar El-Esedit ka vrarë dhe masakruar mbi 40 000 njerëz, prej tyre shumë gra e fëmijë.

Regjimi i El-Esedit, i cili momentalisht e ka pushtetin në Siri, i takon sektit alevi – nusejri, të cilët përbëjnë përafërsisht 10% të banorëve të Sirisë. Të gjithë dijetarët islamë anëtarët e këtij sekti i konsiderojnë si jomuslimanë./Shembulli/

Gjatë viteve të fundit, vendi ynë po përballet me rritje të frikshme të nivelit të vdekshmërisë që shkaktohet nga sëmundjet kronike, veçanërisht ato të zemrës, diabetit tumoreve etj. Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat shëndetësore të vendin tonë, vetëm nga sëmundjet kardiovaskulare çdo vit humbasin jetën mbi tetë mijë persona. Ndërkohë një në dy shqiptarë përballen me probleme serioze të zemrës.

Policia e Kosovës ka konfiskuar 25 kilogram substanca narkotike të llojit heroinë në vlerë prej 500 mijë eurosh dhe 15 mijë euro para të gatshme në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Barrikada në vendin “Kërshi i Dudit” në komunën e Zveçanit të cilën para disa netësh KFOR-i u përpoç ta heqë, është përforcuar dhe betonuar.

Barrikada e lartë 2.5 metra është betonuar mbrëmë dhe në të është vënë teli gjembor të cilin e kishte përdorur KFOR-i gjatë përpjekjes për ta hequr, njofton Blic.

Shuhet Leka Zogu. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare në spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë.

Në Egjipt kanë vazhduar për të dytën ditë me radhë, votimet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e para pas përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, në muajin shkurt të këtij viti.

“Serbët duhet të braktisin barrikadat në Kosovë para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi. Nuk kemi pushtet në Kosovë dhe e vetmja rrugëdalje është anëtarësimi në BE”, thotë Vuk Drashkoviq.

Lideri i SPO në B92 ka thënë se po përhapen gënjeshtra se Serbia ka sovranitet dhe e ruan Kosova dhe se “kjo është vija kuqe e politikës serbe”, raporton “Koha”.

Enver Sekiraça po interesohet t’i japë fund jetës si “kaçak”.

I shumëkërkuari për një seri veprash penale po “negocion” dorëzimin e tij tek autoritetet ndërkombëtare në Kosovë për të dalë edhe para organeve të drejtësisë. Kurrsesi para drejtësisë kosovare. Ai po i beson vetëm EULEX-it.

Barrikada në Jagnjenicë u mor një ditë më parë nga KFOR-i, por serbët ngritën një të re, 500 metra më larg të vjetrës.

Largimi i barrikadës në këtë vendbanim të komunës së Zubin Potokut u pasua me dhunë të protestuesve ndaj ushtarëve të KFOR-it, të cilët fillimisht plagosën dy paqeruajtës gjermanë me armë zjarri.

Policia e Maqedonisë ka arrestuar katër persona në Tetovë për shkak se kanë vizatuar grafite me flamuj kuq e zi dhe hartën e Shqipërisë së madhe, informon gazeta “Lajm” nga Shkupi. Sipas policisë bëhet fjalë për 3 persona me iniciale V.K. T.P. dhe V.I. nga Tetova dhe personi me iniciale R.S. nga Dibra, të gjithë në moshën 20 deri 22 vjeçare.

Egjiptianët dalin në kuti të votimit...

Në zgjedhjet e para të organizuara pas përmbysjes së Husni Mubarakut, egjiptianët do të zgjedhin anëtarët e rinj të parlamentit.

Ndërsa në vend vazhdojnë protestat e opozitarëve kundër udhëheqjes ushtarake që drejton vendin.

Në Bujanoc me fillim në ora 12 dhe në Preshevë në ora 13 është mbajtur protesta mbarëpopullore kundër diskriminimit të vazhdueshëm të Beogradit zyrtar, në të gjitha lëmenjtë e jetës që po e ushtron, ndaj shqiptarëve të këtij rajoni, veçmas në lëmin e arsimit dhe përdorimin legal të simbolit kombëtar. Pas vendimit të Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës, gjatë muajit shtator janë mbajtur dy protesta njëra në Bujanoc e tjetra në Preshevë, ndërsa kjo është protesta e tretë kundër kufizimeve imponuese në simbolin tonë kombëtarë i cili paraqet edhe pjesën qensore të identitetit tone nacional.

Cila është periudha e errët e luftës, për të cilën Bllaca pretendon se nuk është folur asnjëherë? Sa persona i ka arrestuar ai gjatë vitit 1998 dhe a dihet gjë për fatin e tyre? A është Bllaca dëshmitarë në hetimin e trafikimit të organeve në rastin e “Shtëpisë së Verdhë”? Pse Bllaca është bërë dëshmitar në rastin “Limaj” për krime të luftës që dyshohet të jenë kryer në burgun e Kleçkës?

Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it, Frenk Martin, ka bërë të ditur se dy ushtarë të kësaj force janë lënduar gjatë ditës së sotme, nga të shtënat me armë zjarri, nga ana e protestuesve serbë.

Ushtarët janë lënduar gjatë një operacioni të KFOR-it për zhvendosjen e një barrikade në Jagnjenicë në Zubin Potokut.

Sot në të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga mërgimtarët në diasporë, shënohet 99-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Festimet kryesore do të mbahën në Vlorë, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, të cilat qytete janë zbukuruar me flamuj kombëtar.

 

Siria pavarësisht nga presioni ndërkombëtar vazhdon të ushtrojë dhunë kundër popullit.

Nëpër qytete të ndryshme si pasojë e hapjes së zjarrit prej forcave të sigurisë kundër popullit kanë humbur jetën 27 persona ndër të cilët 3 ishin fëmijë.

 

Nesër në Preshevë e Bujanoc do të mbahet një protestë mbarëpopullore e shqiptarëve të Luginës kundër diskriminimit të vazhdueshëm të Beogradit zyrtar, në të gjitha lëmenjtë e jetës që po e ushtron, ndaj shqiptarëve të këtij rajoni, veçmas në lëmin e arsimit dhe përdorimin legal të simbolit kombëtar.

Terroristi më famëkeq në botë, venezuelasi Karlos, që aktualisht  po gjykohet për të dytën herë në Paris për katër sulme të organizuar dhe të kryesuar nga ai me shpërthime bombash, si rezultat i të cilave janë vrarë qindra vetë gjatë viteve 1982-1983, në fillim të viteve 1990 ka shpëtuar udhëheqësin e atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç, nga një atentat të porositur nga shqiptarët, shkruante këto ditë gazeta kroate “Sllobodna Dalmacija”.

Policia ka bastisur një motel në Prizren, me ç'rast janë arrestuar katër femra shqiptare të Kosovës, të dyshuara se ushtronin "zanatin më të vjetër në botë". Një mashkull është arrestuar për mundësim prostitucioni.

Kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Tiranë i impresionuar nga vizita e tij zyrtare tre-ditore në Izrael. Me përshtypjen e një vendi mik, Berisha ndau dje me anëtarët e kabinetit qeveritar përjetimet personale që mori nga Izraeli duke rrëfyer edhe për vendet e shenjta të cilat ai i kishte shkelur dhe prekur me duart e tij. Berisha foli dhe për vizitën në Xhaminë e Omerit, i cili nuk u fut në Kishën e Varrimit të Shenjtë për të mos bërë që ajo të shndërrohej në xhami, por u ndal dhe u lut aty.

"Serbia nuk duhet të thotë se nuk do të bëjë luftë për Kosovën", ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic. Sipas tij, një deklaratë e tillë do të ishte mesazh i gabuar për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në emisionin "Dua të di" të B92, Dacic deklaron se është e nevojshme “baraspesha e frikës, për shkaqe sigurie në rajon”.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Fahredin Gashin për vrasjen e Salih Gashit, më 15 qershor 1999, në fshatin Varigovc të Lipjanit. Më 6 muaj burgim me kusht është dënuar Hysri Rama për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale.

Përderisa shqiptarët, qeveritë shqiptare, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, partitë politike nga Kosova dhe Shqipëria, heshtin ndaj padrejtësive dhe sulmeve që Serbia ju bënë banorëve shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, një gjë të tillë nuk e bëjnë edhe partitë serbe. Rasti i fundit i ndodhur në Komunën e Medvegjës, ku polici serb sulmon familjen Ismajli në shtëpinë e tyre, ka kaluar në heshtje të faktorit politik shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur më qartë se cilido politikan tjetër në raport me ekzistencën e shtetit palestinez. Në Tel Aviv ai është shprehur kundër shtetit palestinez duke thënë se përkrah në këtë drejtim Izraelin dhe politikat e tij karshi cështjes palestineze. Kësisoj Berisha është vënë kundër shtetit musliman, ku madje me një gjuhë të tillë flasin rrallë vende.

Serbët duket se e kanë menduar seriozisht kërcënimin për shpalljen e pavarësisë së veriut të vendit. Aq sa tashmë kanë hartuar një ‘Deklaratë pavarësie të Republikës së Kosovës Veriore’.

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit të FSK-së. Prej sot detyrën e kreut të kësaj Force e mori gjenerali Kadri Kastrati, përderisa komandanti i deritashëm Sylejman Selimi do të vazhdojë karrieren e tij në diplomaci.

Dialogu i rinisur të hënën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka sjellë edhe një marrëveshje, bëjnë të ditur burimet diplomatike në Bruksel.

Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, është arritur pajtim rreth njohjes së ndërsjellë të diplomave universitare.

Ju njoftojmë se sot kryeshefi ekzekutiv i PTK-së,   dr. Shyqyri Haxha, është detyruar të paralajmërojë dorëheqjen nga pozita e tij, konfirmoi pak më parë përmes një njoftimi Departamenti për komunikim i PTK-së.

Ka përfunduar takimi i parë mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel ku është diskutuar për implementimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë.

Burime të KosovaTimes.net bëjnë të ditur se në takimin e paradites, temë e vetme e dialogut ka qenë implementimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, për të cilën palët janë pajtuar disa muaj më parë.

Gjatë dy netëve të kaluara në lagjet me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës ka pasur të shtëna me armë që kanë shqetësuar popullatën. "Qytetarët e veriut, ata të 'Tre rrokaqiejve' dhe ata të 'Lagjes së Boshnjakëve', kanë deklaruar se kanë parë një person duke shtënë me kallashnikov dhe mandej duke ikur me një automjet", u tha në mbledhjen e sotme të përfaqësuesve të strukturave të pushtetit lokal dhe strukturave të sigurisë në Mitrovicë.

Shoqata Kulturore Bamirëse Medvegja Forum dënon ashpër sulmin ndaj familjes Ismajli nga Gërbaci i Medvegjës. Rastet e tilla janë të papranueshme dhe i konsiderojmë sulm direkt ndaj çështjes shqiptare në Medvegjë. Kujtojmë se pikërisht këto raste kanë bërë që shqiptarët të shpërngulen nga Medvegja nga viti 2000 deri më sot.

Dokumente të ndryshme statistikore japin të dhëna interesante për përbërjen e popullsisë në Shkup. Sipas një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ) të Italisë, në vitin 1912 Shkupi kishte 50 mijë banorë, prej të cilëve 40 mijë ishin shqiptarë, katër mijë bullgarë dhe 150 serbë dhe të tjerë. Historiani Skënder Hasani, i cili e ka gjetur këtë dokument gjatë studimit nëpër arkivat e ndryshme thotë se ky dokument tregon qartë se Shkupi ka pas shumicë absolute shqiptare.

Kapet Sejf Kadafi në arratisje i cili tregohej si trashëgimtari i liderit të rënë të Libisë Muamer Kadafi.

Në deklaratën e bërë nga qeveria e re e Libisë, Sejf Kadafi është kapur në jug të vendit.

Kanali televiziv Al Jazeera Balkans ka nisur me emetimin e programit më 11 nëntor. Programi i dedikohet tërë rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Me qëllim të mbulimit sa më të mirë të territorit të Kosovës, Al Jazeera Balkans ka nënshkruar më 17 nëntor kontratën për transmetimin e programit të saj me IPKO, që është një nga operatorët kryesor të rrjetit kabllovik televiziv në Kosovë duke e mbuluar 98,5% të territorit.

Ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Azem Syla, Sokol Bashota, Rexhep Selimi e Sylejman Selimi, janë pyetur nga prokurori i çështjes për rolin e tyre në luftë, por kryesisht interesimi i tij ka qenë për të akuzuarin kryesor në rastin “Kleçka”, Fatmir Limajn. Gazeta 'Kosova Sot" zbardh detaje nga dokumentet e siguruara lidhur me dëshmitë e tyre.

Dan Burton, Ted Poe dhe Danna Rohrabacher s’kanë ndryshuar mendjen as pasi e panë Deklaratën e Pavarësisë në Prishtinë dhe u takuan me krerët e lartë shtetërorë të Kosovës.

Në një mbledhje të nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Jashtëm të Kongresit amerikan, të kryesuar nga Philip Gordon,  të tre kongresistët kanë folur kundër Kosovës duke propozuar edhe ndarjen e vendit.

“Më mirë të vras veten se të le tokën e shenjtë”. Këto ishin disa nga fjalët e të vetshpallurës shenjtorja Eleonorë në letrën të cilën ajo e shkroi para aktit të vetvrasjes. Eleonora Bregu, themeluesja e sektit fetar “Fondacioni Eleonorë”, i ka dhënë fund jetës nëpërmjet një goditje me pistoletë tip TT.

Sot në orët e para të mëngjesit janë është kthyer në Kosovë, grupi i fundi i besimtarëve tanë nga Arabia Saudite që ishin atje për të kryer një ndër kushtet themelore të fesë islame - Haxhin.

Kritikët e programit atomik iranian i shohin të konfirmuara kritikat e tyre pas publikimit të raportit të Autoritetit Ndërkombëtar të Energjisë Bërthamore (IAEA). Në raport konfirmohet se Irani i përdor pajisjet e tij atomike për të prodhuar fshehtas armë atomike. Veçanërisht në Izrael kjo përforcon mbështetësit e një goditjeje ushtarake kundër pajisjeve atomike iraniane.

Zbulohen njëri pas tjetrit rastet e rënda të abuzimit seksual të vajzave të mitura. Numrit të madh të rasteve të regjistruara kohëve të fundit, u është shtuar edhe një tjetër rast pedofilie që ka ndodhur ditëve të fundit në qytetin e Dibrës. Sipas të dhënave të policisë, në këtë qytet, një 41-vjeçar ka përdhunuar një vajzë gjashtë vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite, kur burri me inicialet P.D., ka abuzuar me vajzën e mitur në një nga arat në periferi të Dibrës.

Fenomeni Mafia lindi në Sicili, por me kalimin e viteve u gjenerua në vende të ndryshme të botës. Për të etiketuar një organizatë kriminale si një organizatë e tipit mafioz, zakonisht ajo duhet të përdorë taktikat e shpikura nga Cosa Nostra si zhvatjet, kërcënimet, shantazhet, për të kaluar me trafikun e drogës e manipulimin e ekonomisë, etj.

Por cilët janë bosët mafiozë më të rrezikshëm të planetit në ditët e sotme dhe që kërkohen nga drejtësia? Revista prestigjoze amerikane “Forbes”, e njohur për klasifikimet e personave më të pasur, ka bërë para pak kohësh klasifikimin e kriminelëve më të rrezikshëm. Ata janë:

Kiosqet, zgara dhe kënga serbe ka pushtuar hyrje-daljet e Pallatit të Kongreseve ku po mbahet Panairi i Librit në Tiranë.

Janë stendat e restoranteve dhe kafeneve të njohura serbe nga Beogradi por edhe nga dy qendrat më ultranacionaliste serbe si Nishi dhe Leskovci.

Agjencia e lajmeve INA ka kapur në fokusin e saj praninë e këtyre stendave të improvizuara në formë restorantesh “fast – food”, ku vizitorët dhe lexuesit e panairit, duke përfshirë edhe shkrimtarët shijojnë rakinë serbe, tingujt e muzikës serbe dhe qepabin e suxhukun serb.

Janë lëshuar në qarkullim 38 kilometrat e para të autostradës ''Ibrahim Rugova'', e cila do të afrojë edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë.

Prerjen e shiriti e bën presidentja e Kosovës, Atiefete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kongresisti amerikan Eliot Engel.

Në hapësirën në të cilën është planifikuar ndërtimi i një xhamie në Grenchen të kantonit Soloturn, dikush ka hedhur një derr të ngordhur dhe katër koka derri. Po kështu, në vendin ku duhet të vihen themelet e xhamisë, dorasit kanë derudhur rreth 120 litra gjak derri, për të "përdhosur" kështu truallin e xhamisë.

Kanë ardhur edhe pamjet e para nga goditja e fundit e tërmetit në Turqi. Kamerat tregojnë hotelin 6 katësh që u shemb për pak sekonda. Nga ky tërmet 12 persona humbën jetën, ndërsa 28 u nxorrën nga rrënojat.

Duke folur për gjendjen në veriun e Kosovës, ish-kryeprokurori i misionit të EULEX-it Johannes Van Vreeswijk, tha se sipas hetimeve të tij dhe informacioneve të zbulimit, “në thelb të çdo gjëje janë përfitimet e paligjshme sepse ka shumë përfitime financiare (nga kontrabanda) dhe nëse kjo eliminohet edhe orkestruesit dhe ata që do të humbin përfitimet financiare do të kenë probleme”.

fotoPresidentja Atifete Jahjaga derisa po shijonte bukuritë natyrore të Prevallës, ka rrëshqitur aksidentalisht, me ç’rast ka pësuar një prerje në pjesën nën mjekër. Ajo është detyruar të qepë prerjen në Spitalin e Prizrenit, kanë treguar burimet e Gazetës JnK.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila njihet si adhuruese e shëtitjeve në natyrë, këtë të diel ka pësuar një aksident të vogël, derisa po shëtiste në Parkun Nacional “Prevalla”, në afërsi të Prizrenit.

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka filluar procesi gjyqësor kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, të cilët akuzohen për krime të luftës në rastin ''Kleçka''.

Hartuesi i “Enciklopedisë Maqedonase”, Bllazhe Ristevski ka deklaruar se Maqedonia ka problem me shqiptarët dhe bullgarët.

“Ne si vend presionin më të madh e kemi nga Shqiptaria. Ajo po zë territore dhe ky është presioni më serioz. Ky presion duhet patjetër të zgjidhet nga ne. Nuk mund të lejojmë që gradualisht të na zaptohet territori, sepse kemi pastrim etnik edhe sot dhe këto janë probleme serioze”, ka theksuar akademiku Ristevski.

Serbët në veri akuzojnë njësinë speciale ROSU për incidentin e mbrëmshëm në veri, ku si pasojë, tre serbë u plagosën, ndërkohë njëri vdiq.

Ka ndërruar jetë njëri nga tre serbët, të plagosur mbrëmë gjatë një përleshjeje mes shqiptarëve dhe serbëve në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë.

Lajmin e bëri të ditur, agjencia Associated Press, e cila raporton se i vdekuri është Sava Mojsiq.

Dy të plagosurit tjerë, njëri nga ta polic, thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pak pas orës 20:00, tre serbë janë plagosur në veri të Mitrovicës, tek Kroi i Vitakut, raportuan mediet serbe. Në incident ka pasur të shtëna me armë dhe njëri prej të plagosurve është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar këtë pjesë të qytetit.

Pas disa muajsh përgatitjesh, rrjeti Al-Jazeera në Ballkan pritet të fillojë transmetimet të premten, më 11 nëntor. Selia qendrore e këtij rrjeti do të jetë në Sarajevë, ndërkaq zyrat rajonale të tij do të jenë në Zagreb, Beograd dhe Shkup.

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës, rreth orës 2.00, forcat e KFOR-it kanë shpërthyer barrikadën te pika kufitare në Jarinje, duke marrë në kontroll kështu magjistralen e Ibrit dhe dy rrugët tjera alternative që çojnë në drejtim të Serbisë, të cilat janë përdorur deri tani nga ana e serbëve.

Krejt afër barrikadës që kanë vënë në urën e lumit Ibër, shumë serbë kanë mbledhur bashkë me liderët e tyre fetarë për një ceremoni bekimi ortodoks.

Policia ruse, që i ka gjetur 20 mumie në shtëpinë e një historiani lokal në qytetin Nizhni Novgorod, tha se ky person i kishte nxjerrë kufomat nga varret, dhe pastaj i kishte veshur me rroba të mbledhura nga ato. Një video policore e xhiruar në banesën e këtij historiani, tregon skenën rrëqethëse të trupave të veshur sikur kukulla me fustane ngjyrë të çelur me shamia. Policia thotë se historiani i kishte mumifikuar mbetjet njerëzore.

Ish-drejtuesi i kompanisë më të suksesshme kosovare - IPKO, Akan Ismajli, shumë shpejt do të jetë përfaqësues diplomatik i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Përveç Ismajlit, në shërbimin diplomatik të Kosovës do të jenë edhe disa emra të njohur dhe të sprovuar në skenën politike të vendit.

Sa të afërt, aq të largët janë dukur në seancën e sotme kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini. Ky i fundit ka nisur akuzat në drejtim të Qeverisë, por kryeministri Thaçi nuk ka dashur t’i kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke thënë se “dëshiron ta kursejë”.

Duket se ambasadori amerikan në Prishtinë përgatitet për largim nga Kosova. Bazuar në një mesazh postuar në rrjetin social Facebook, Christopher Dell pret të emërohet në postin e zëvendësit të komandantit në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Afrikë, që Shtabin e ka në Stuttgart të Gjermanisë.

Situata e sigurisë në veri vazhdon të jetë e qetë, mirëpo e tensionuar për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve me barrikada nga strukturat paralele serbe, është thënë të martën në takimin e Komitetit për vlerësimin e sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Në autostradën M5 afër qyteti Tonton në Angli, kanë vdekur të paktën 10 persona në ndeshjen zinxhir të 21 automobilave dhe gjashtë kamionëve. Zyrtarë    thanë se është aksidenti më i rëndi në 20 vjetët e fundit.

Një konvoj i automjeteve të rënda të KFOR-it është ndaluar të shkojë në drejtim të urës së Llozishtes, për të cilën misioni paqeruajtës i NATO-s, ka thënë ditë më parë se ka nevojë për riparime.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka injoruar pritjet e drejtuesve të Bashkësisë Islame të Kosvoës për festën e Bajramit. Ajo nuk e ka parë të arsyeshme të vizitoj BIK-un ashtu sic bëjnë liderët institucional dhe partiak për festat e Bajramit. Njëjtë sikurse Jahjaga ka vepruar edhe  kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka preferuar të qëndroj në shtëpi.

Porosia e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimet e fisnikërisë, bujarisë, flijimit dhe sakrificës, pasi përveç tjerash është edhe kurorëzim i Haxhit, kushtit të pestë të Islamit, në të cilin demonstrohet uniteti, barazia, solidariteti, devotshmëria, u tha me rastin e shënimit të festës së Kurban Bajramit, manifestimi kryesor i të cilit për territorin e Republikës së Kosovës është mbajtur në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” në Prishtinë.

Me rastin e Kurban Bajramit, “Xhamia shqiptare në Londër” dhe ndërmarrja “Korabi show” nga Vushtrria, kanë ndarë ndihma ushqimore për 100 familje me gjendje të rëndë sociale në Mitrovicë.

Të nderuar besimtarë!

Vëllezër dhe motra!

Të nderuar qytetar të Kosovës!

Nesër është dita madhështore e Kurban - Bajramit, festë kjo të cilën e karakterizon gatishmëria  e njeriut që për Allahun e madhëruar të sakrifikoj si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në atë material.

Nesër, më 5 nëntor 2011, në ora 11 : 00, në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Dr. Fahrush Rexhepi u drejtohet me mesazh urimi opinionit të gjerë me rastin e festës së Kurban - Bajramit.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se Dita e parë e festës së Kurban - Bajramit është të dielën më 6 nëntor 2011.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban- Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.

Vetëm në pjesën e parë të vitit 2011, nga Kosova dhe Serbia, së bashku, ka pasur 10,300 kërkesa për azil. Por katër nga pesë kërkesat për azil kanë qenë nga kosovarët.

Në kohën kur Kosova synon fillimin e bisedimeve për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian, shënimet që japin Kombet e Bashkuara tregojnë shifra alarmante të kërkesave për strehim politik nga ana e kosovarëve.

Policia ka arrestuar tre persona dhe një tjetër në kërkim për videon e transmentuar ku shfaqeshin njerëz të shumtë që gjuanin me armë të ndryshme. Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se personat janë arrestuar, janë marrë në pyetje dhe liruar me procedur të rregullt.

Reagim i Ministrit të Shëndetësisë ndaj artikullit “500 mijë euro për kushëririn”, botuar nga gazeta Express, datë 3 nëntor 2011, fq. 6-7

 

Prishtinë, 03. 11. 2011

Situata në veri nuk ka ndryshuar, barikadat ende mbesin nëpër rrugët e veriut, edhe pas vizitës së djeshme që Komandantit të KFOR-it, gjeneral major Erhard Drews.

Zëdhënësi i KFORI-it, kolonel Uve Novicki, tha se situata në veri është e qetë.

Revista satirike franceze, “Charlie Hebdo”, është bërë shënjestër e një sulmi. Persona të panjohur kanë hedhur një bombë molotov në redaksi. Shkak u bë fakti se revista kishte publikuar një edicion të veçantë për fitoren e islamikëve në Tunizi, me profetin Muhamed në kopertinë.

Një gazetë saudite botoi të martën disa fotografi të disa pilotëve sauditë duke falur namazin në asfalt, të cilët kishin zbritur me helikopterët e tyre për ta falur namazin në kohën e vet, duke mos u shqetësuar nga nxehtësia e madhe e asfaltit.

10 ditë pas tërmetit të Vanit edhe punimeve të kërkim-shpëtimit është duke iu afruar fundi.

Numri i të vdekurve në tërmet doli në 601.

Ndërkohë në Van përfunduan punimet e pastrimit të rrënojave të 5 godinave të rrënuara.

Pas, qëndrimit 10 ditësh në Medinë të Arabisë Saudite, haxhinjtë  kosovarë dje morën rrugën drejtë qyteti të shenjët të Mekës, ku do t’u bashkëngjitën miliona haxhinjve nga mbarë bota për të kryer ceremonitë përfundimtare të Haxhit.